Dekorata e Presidentes, njëra ndër më të qëlluarat

Opinione

Dekorata e Presidentes, njëra ndër më të qëlluarat

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 1 gusht 2021 Në ora: 08:32
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, do të ndaj ketë të diele, Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të Presidentit Amerikan, Joe Biden, i cili ka ndërruar jetë nga kanceri në tru me 2015.

I ndjeri Beau Biden, ka shërbyer në Kosovën e pasluftës, përkatësisht më 2001, ne trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendor.

Puna profesionale, e përzemërt e përkushtuar dhe e palodhshme, ka lënë shenja, motiv dhe orientim të qartë se kah duhet të shkojë, gjyqësia, prokuroria dhe drejtësia në shtetin më të rinj të Evropës, Republikën e Kosovës.

Më dekorimin e të ndjerit Beau Biden, njëherit është mirënjohje edhe për babain i tij Joe Biden, i cili, si ish Senator Demokrat në Senatin Amerikan, njeriu qe është mbi 50 vite në politikën amerikane dhe mbi 30 vite në bashkëpunim më lobin Shqiptar, posaçërisht në krye të Komitetit për Marrëdhenie më Jashtë, është njeri ndër politikanet më të respektuar, nga të dy krahët partiak, njëri ndër më të paluhatshmit në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare, posaçërisht kur janë në pyetje popujt e vegjël në tranzicion, të shtypur e

 nga regjimet diktatoriale, siç ishte rasti më shqiptarët e Kosovës nën regjimin e diktatorit dhe nacionalfashistit, Millosheviq.

Më kujtohen rrëfimet e ish Senatorit Biden kur ishte fjala për Millosheviqin i cili, duke e njohur ish Senatorin Biden për respektin dhe influencën e tij në politikën amerikane, respektin dhe përkushtimin e tij që problemet të zgjidhen dhe popujt të lirohen nga sundimet e egra, ai, Millosheviqi, përmes ambasadorit të tij në OKB dhe në fund duke iu drejtuar personalisht, kërkonte që ta vizitonte Beogradin, respektivisht Serbinë.

Bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në SHBA, iu kujtohet biseda e drejtpërdrejtë në kanalin televiziv CNN, më Ambasadorin ish Juhoslla-Serbi( tani emri nuk me kujtohet), në prezencën e Senatorëve më të respektuar, John McCain e Joe Biden, kur gjatë bisedës në transmetimin direkt, ambasadori fillojë të gënjente, ndërsa, ish Senatori Biden, iu drejtua më fjalë të ashpra: “ ju po gënjeni dhe jeni një gënjeshtar” dhe duke mos patur durim që ta dëgjojë në vazhdim, i kërkojë regjisë që t’ia ndërpres fjalën dhe ta largojë nga ekrani. Ashtu edhe ndodhi, ambasadori nuk u duk ma.

Kërkesës së disahershme nga ana e Millosheviqit që dëshiron ta pres në kabinetin e tij në Beograd,  pas shumë insistimeve monotone e të pandërprera, megjithatë e pranon ftesën e tij por, me disa kushte.

Do të vijë në Beograd dhe dua të takojë vetëm ty pas orës 9-të të mbrëmjes, pa mjete të informimit përpos stafit të sigurimit të tij personal.

Dhe, takimi u realizua sipas kushteve të zotit Biden, i cili, në ndërkohë e pyet se, a bashkëpunon më Mlladiqin dhe a do të kishte mundësi ta sjellte në kabinetin e tij.

Pastaj, e pyet se pse nuk po ndikon te ai që mos të vrasin popullatën boshnjake të pafajshme dhe duarthatë.

Edhe pse iu përgjigj së nuk din se ku mund ta gjejë, megjithatë e solli me helikopter për afër gjysmë ore i cili siç tregonte Biden, ishte i lodhur e mbushur frymë duke ecur më nxiti  shkalleve përpjetë dhe ishte mbushur frymë sa mezi u përshëndet, dhe e vazhduan bisedën.

Në fund, para se të largohej Senatori Biden, Millosheviq e pyet se çka mendon për te personalisht.

Ky, pa kurrfarë ekuivokëve i drejtohet në fytyrë: ti je një kriminel i pastër si loti dhe, do të përfundosh si të gjithë kriminelet tjerë.

Presidentja, Zonja Vjosa Osmani, më këtë dekoratë, njëherit shpreh mirënjohje edhe për Presidentin Biden të cilit assesi nuk mund t’i mbetemi borxh pa i shprehur mirënjohjet më të larta shtetërore e kombëtare për kontributin e tij në sensibilizimin, internacionalizimin përmes politikës zyrtare amerikane dhe, futjen e çështjes së Kosovës përmes Senatit dhe Kongresit, ndër politikat më prioritet në bashkëpunim të ngushtë më Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane apo, Lobin Shqiptar( i vetmi zyrtarisht i regjistruar në SHBA), i udhëhequr nga zoti Joe DioGuardi, zonja e tij Sherley Cloys DioGuardi dhe Bordi Ekzekutiv.

Prandaj, veprimet e Edvin Kristaq Ramës që, përmes mercenarizmit dhe argëllëkut të tij në favor të Serbisë, nuk do t’i lejohet që të zhbëhet dhe injorohet veprimtaria e Presidentit Biden, Lobit Shqiptar dhe i gjithë mërgatës këtu në Amerikë e cila ka vepruar dhe punuar më organet legjitime shtetërore të mikut dhe shpëtimtarit tonë, Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërrim tezash e emrash të ngrehinave artificiale te dala nga kuzhinat serbo-sorosiane, për ta rikthyer Kosovën në një mini-jugosllavi, duke ia mohuar, pavarësinë dhe lirinë të fituar më gjak, populli shqiptar i Kosovës, kurrë nuk do ta lejojë e as pranojë.

Kur Serbia ta njeh Kosovën dhe i pastrojnë hesapet mes vete, atëherë, mund të bisedojnë si dy shtete të barabarta më udhëheqjen e sajë legale e legjitime e jo përmes sekserëve gjakprishur e bythë shitur.

Edvin Kristaq Rama, duke e respektuar Serbinë armike e injoruar pjesën tjetër të kombit të vetë, nuk ka të drejtë as ta përmend emrin Kosovë në këtë kontest, sepse, Kosova i ka zotet e shtëpisë prandaj, edhe nuk është i mirëseardhur. Pse përgjigjet pa e thirre askush.

Si mund të jetë i mirëseardhur kur, para botës e në sy të Serbisë ia mohon krimet e gjenocidin ndaj vëllezërve dhe motrave shqiptare. Si ka fytyrë, dhe si mund t’i dal krah kriminelit Vuqiqi i cili, përmes Ramës si shqiptar, donë të paraqitet si njeri i “paqes dhe i mirqenjes në mes të dy popujve”.

Miqtë e tij personal, mund t’a thërrasin mysafir  në mënyrë private por, jo në emër të Kosovës.

Edhe njëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën Administratën e Presidentit Biden, nuk do të lejojnë që fëmijën e tyre, Kosova, të nëpërkëmbet.

Kjo, nuk është Administrata e Donald Trump e as të dërguarit të tij, Richard Grenel.

Kosova, duhet të mburret më udhëheqjen e sajë, Presidenten, zonjën Vjosa Osmani, Kryeparlamentarin, zotin Glauk Konjufca dhe, Kryeministrin, zotin Albin Kurti.

Nuk e them se iu takojë partive të tyre, nuk e them së kam kurrfarë interesi personal, e them sepse, këtë e ka thënë sovrani në mënyrë plebishitare më votën e tyre të lirë dhe demokratike.

Për Edvin Kristaq Ramën: je i urryer deri në palcë sepse, kur i del zot armikut i cili, që nga ti që i ke hyrë në prapanicë e deri të shqiptari i fundit, të urenë, të poshtëron, të nënçmon dhe të ngreh për turinjve sikur gomari

Populli i Kosovës dhe udhëheqja e sajë aktuale, nuk do të jenë e as që guxojnë t’i përcjellin fërkemet tuaja të  tradhtisë dhe të poshtërimit.

Kosova është shtet sovran dhe i pavarur. A ke të qartë o Edvin Kristaq Rama, më në fund. Larg, duar e këmbë nga ajo.

Presidente, populli ynë në këtë rast, do të thoshte: më një të rame, dy të vrame.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat