Edi Rama të shpallet Non-grata dhe t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Opinione

Edi Rama të shpallet Non-grata dhe t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Xhavit Kryeziu Nga Xhavit Kryeziu Më 1 gusht 2021 Në ora: 10:58
Edi Rama

Neokomunistët dhe neojugosllavët e Tiranës mallkojnë Zotin që Kosova me shumicë absolute shqiptare ka qëlluar në mes të Shqipërisë dhe Serbisë. Përndryshe, po të mos kishte qenë Kosova në mes, Shqipëria qëmoti nuk do të figuronte në hartën e botës sepse me vetëdëshirë do të ishte bërë pjesë e Serbisë! Këtë qëllim ka Edi Rama sot, dhe për fat të keq, edhe shumë "ediramë" të tjerë në Shqipëri, përfshirë politikanë, diplomatë, historianë, intelektualë, biznesmenë e shumë të tjerë.

Shqiptarët, o sot o kurrë, duhet të veprojnë si një komb i tërë, si patriotë e nacionalistë të vërtetë, njësoj siç veprojnë të gjithë popujt tjerë të botës. Shqiptarët duhet të zgjohen nga gjumi i thellë që i ka kapluar për më shumë se 30 vite të “demokracisë” anarkike. Shqiptarët duhet të kthjellen kombëtarisht nëse vërtet duan ta shpëtojnë shtetin e Shqipërinë nga kanosja e zhbërjes drejt të cilës po e shpijnë liderët e sotëm shqiptarë!

Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, duhet ta shpallë Edi Ramën, kryeministrin e dhunshëm të Shqipërisë, tradhtar dhe armik të Kosovës dhe të popullit shqiptar të Kosovës. Më së paku që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës është shpallja "person non-grara" e Edi Ramës. Atij duhet t'i ndalohet hyrja në Kosovë!

Në anën tjetër, populli vëlla shqiptar në Shqipëri, nën udhëheqjen e patriotëve të vërtetë, politikanëve, biznesmenëve, akademikëve, shkrimtarëve duhet të kthjellet nga gjumi i rëndë, dhe sa më parë ta rrëzojë nga pushteti armikun dhe kryetradhtarin e Shqipërisë, Edvin Ramën, alias Esat pashë Toptanin e Dytë!

Me Edi Ramën në pushtet, Shqipëria është futur në rrugën e vetëshkuarjes nën kthetrat dhe gojën e Serbisë. Me Edi Ramën në pushtet, Serbia do ta pushtojë Shqipërinë, jo me armë, por me lule që do t’i shtrojnë asaj bashkëmendimtarët dhe argatët e Edi Ramës. Me Edi Ramën në pushtet Serbia do ta arrijë synimin e saj shekullor për ta pushtuar Adriatikun, dhe për ta bërë përfundimisht e zyrtarisht Durrësin Drač, Shkodrën Skadar, Vlorën Valona e të tjerë me radhë. Këngëtarët serbë, këngët e të cilëve ashtu-kështu dëgjohen me shumë ëndje nëpër lokalet e shumta anembanë Shqipërisë, dhe jo rrallë edhe në Televizion Shqiptar, shumë shpejt do t'i pushtojnë edhe televizionet publike, edhe ato private, edhe ato "të pavarura".

Pa Edi Ramën në pushtet, dhe me drejtues të rinj, të pastër në ndërgjegje e në vepra, dhe me patriotë të vërtetë, Shqipëria do të mund të shpëtohet dhe të bëhet shumë shpejt forcë dominuese në rajon e më gjerë. Kjo do të mund të arrihet jo duke iu bashkuar Serbisë antishqiptare, por duke u bashkuar me Kosovë shqiptare, synim të cilin me dekada e kanë ëndërruar dhe ëndërrojnë gjenerata e gjenerata të shumta patriotike të shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit të mallkuar ndërshqiptar.

Shqipërinë dhe shqiptarët i ka bekuar Zoti. Ekzistimin dhe përparimin e Shqipërinë e kanë rrezikuar dhe po e rrezikojnë shqipfolësit me gjak të prishur.

Ndaj, ta mbrojmë Shqipërinë tonë, jo më me fjalë e këngë, por me vepra, me dinjitet dhe me patriotizëm të çiltër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat