Politika serbe - Devid et impera "Përçaj e sundo"!

Opinione

Politika serbe - Devid et impera "Përçaj e sundo"!

Nga: Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili Më: 1 gusht 2021 Në ora: 21:53
Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili

Një nga parimet politike të veprimit në lidhje me armiqtë e jashtëm, në çdo kohë është thirrja: "përçaj dhe sundo".
Presidenti serb Aleksander Vuqiç  me politikën e tij, po e arrin qëllimin e tij, të fus përqarje në  mes shqiptarëve  me minishengenin Ballkanik, duke ja verbuar sytë Kryeministrit  Edi Ramës.

Zgjateni dorën njëri tjetrit sepse gjendja është shumë serioze, jemi duke shkuar rrugës që do ti humbasim të gjitha që i kanë fituar Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova me pendë dhe Isa Boletini e UÇK-ja  me pushkë.

Për hirë të djemëve  dhe vajzave të rënë për këtë tokë dhe përhirë të lotëve të nënave të këtyre trimave e trimëreshave në shekuj, bashkohuni e mos lejoni të ju përqajnë armiqtë shekullor.

I bëjë thirrje qeverisë shqiptare dhe gjithë spektrit  politike, që të ngrisin zërin e arsyes  kundër veprimeve të KM Edi Rama, dhe të stopojnë këtë iniciativë  rajonale sa nuk është bërë vonë, sepse pasojat  do  të  jenë të paparashikuara për shqiptarët.

Prof.Asoc.Dr.Nijazi Halili

AAAS NEW YORK USA 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat