Miqësia Rama - Vuçiq, është jetëshkurtër

Opinione

Miqësia Rama - Vuçiq, është jetëshkurtër

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 gusht 2021 Në ora: 23:44
Adem Bytyçi

Po të lejonin shqitarët sa i përkët verbëris së Edi Ramës, kjo miqësi Shqipëtaro serbe do t'i kishte dy pasoja fatale për shqipëtarët.

Serbia do ta dominonte tmerrësisht ekonominë e Shqipërisë mu si në kohen e Enver Hoxhës kur Shqipëria hyn në një Union doganor me Jugo-Serbin, dhe menjëherë pas kësaj e ç’vlersojë lekun 12 herë krahasuar me dinarin Jugo-serb dhe nuk pati thujase as një leverdi ekonomike nga një marrëveshje e tillë tregtije.

Pasoja e dytë ka të bëjë me Kosovën , të cilën mendon Serbia ,që përmes marrëveshjes me Ramen , dhe Zajevin ,"Ballkani hapur" ta shfrytëzojë si portë-derë hyrje dalje për transportimin dhe importimin e mallrave nga portet detare Shqiptare për në Serbi, dhe pastaj qarkullimin e tyre në këto tri shtete nënshkruese të Marrêveshjës "Ballkani hapur" Serbi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ajo që do ta bëjë Serbia për ta rrënuar definitivisht ekonomin e Shqipërisë, është ulja e qmimeve të prodhimëve serbe në minimum në tregun shqipëtar sa që prodhimet e bizniseve shqipëtare as që do të kishin leverdi që me prodhimet e tyre t'i konkuronin me të njejtin qmim prodhimët serbe ,kështu që dalëngadalë biznisët shqipëtare do të falementonin dhe tregun shqipëtarë do ta dominonin prodhimet serbe.

Për ata që shofin më largë ,Serbia për ta dobësuar fuqin ekonomike të ndërmarrjeve dhe Biznisëve shqipëtare në fillim do t'i subvenciononte çmimin e ultë të prodhimëve të ndërmarrje ekonomike dhe BIZNISEVE serbe në tregun shqipëtarë derisa të shkaktojë jo rentabilitet të prodhimëve të ndërmarrjeve dhe BIZNISEVE shqiptare.

Jo vetëm Edi Rama, kryeministri aktual i cili paraqitet si një demokrat e internscianalist stalinist , Enverist dhe Titist, por se cilido nga shqipëtarët sado pakë që merrë erë në politikë dhe sado pakë që e njef mentaliteti në kontinujtët të qeverive të shtetit Serb duhet t'i ken të qarta dy fakte në mesin e njëmilon tjerave: Serbia gjithmonë ka patur , ka dhe do të kët qendrim armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe kurr nuk do ta nënshkruente paktin tripalësh ekonomik "Ballkani hapur " Vuqiq, Rama ,Zavjev, Serbi ,Shqipëri Maqedoni, sikur mos të ishte në interesin e Serbisë e nē dem të Shqipërisë dhe shqipëtarëve.

Serbia, sheh ëndrra që të shkojë edhe me larg për mes Marrëveshjës me Shqipërinë "Ballkani hapur" ta okupojë ekonmikisht Shqiprinë dhe më vonë ta shndërrojë një shtet vazal edhe politikisht nga Serbia në njërën anë, dhe në anën tjetër ta relativizojë shtëtsinë e Kosovës përkohësisht.

Mirëpo , këtë ënderr nuk do t'ia lënë forcat politike dhe kombêtare shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, që mendojnë ndryshe nga Edi Rama, që ta realizojë Serbia e Vuqiqit e as Sheshelit dhe e Millosheviqit , këtë ënderr vërtetë makabre anti shqipëtare .

Shqiptarët se shpejti do ta kuptojnë se ideja e Ramës për Minishëngenin Ballkanik e tani së voni "Ballkani hapur" është e dëmshme për Shqipërinë dhe e dobishme për Serbin, prandej do t'i kundërvehen që mos të implementohet që në fillim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat