Serbia nuk po do zgjidhje paqësore me Kosovën

Opinione

Serbia nuk po do zgjidhje paqësore me Kosovën

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 2 gusht 2021 Në ora: 16:53
Mehdi Hyseni

Në këtë  botë çdo gjë ka zgjidhje, prandaj serbët duhet të përqafojnë paqen, jo luftën, jo vdekjen për toka  autoktone të shqiptarëve, sepse ajo që është e shqiptarëve, kurrë nuk do bëhet e serbëve, por gjithmonë do të mbetet e shqiptarëve.

 Serbët duhet ta harrojnë përgjithmonë Kosovën, sepse kurrënjëherë nuk ka qenë “zemra” e as “djepi” i serbëve, por vetëm një koloni serbe, e pushtuar me terror dhe me luftë gjenocidale (1912-1999). Këtë duhet kuptuar kolonistët serbë brenda dhe jashtë Serbisë. Ndryshe nuk do të ketë pajtim e as paqe me shqiptarët.

Esenca e filozofisë së jetës është kompromisi paqësor

Ndaj, jo vetëm kolonialistë dhe hegjemonistët serbë, por në parim, të gjithë njerëzit normalë vazhdimisht, duhet të kërkojnë dhe të luftojnë që problemet, mosmarrëveshet, kontestet dhe konfliktet e tyre t’i zgjidhin në mënyrë racionale  me mjete dhe me rrugë paqësore dhe civilizuese, ashtu siç diktojnë edhe rregullat, normat dhe parimet  e së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar. JO në vend të tyre të zgjedhin politikën dhe praktikën e forcës, që shpie  në konflikte dhe në luftëra me pasoja të paparashiuara shkatrrimtare të bashkësisë njerëzore, ashtu sikurse tri(3) luftërat gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Mirëpo, Serbia e Madhe (historikisht) kurrë nuk ka kërkuar zgjidhje paqësore me shqiptarët (XII-XXI), por vetëm luftë shfarosëse kundër tyre, me qëllim të aneksimit dhe të pushtimit kolonial të tokave të tyre.

Kështu, edhe sot po fantazon Beogradi zyrtar edhe pas vetëvrasjes së Slobodan Milosheviqit në burgun hetues të Tribunalit të OKB-së në Hagë të Holandës, më 11 mars 2006,  nuk ka ndryshuar politikën, propagandën dhe diplomacinë e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, duke e konsideruar  si “pjesë të Serbisë”. Mirëpo, ky kurs i pandryshuar i politikës gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, s’ka asnjë gjasë që ta shpëtojë nga agresionet dhe nga luftërat e reja të saj me shqiptarët në Ballkan.

Prandaj, pa asnjë dyshim, një politikë e tillë e politikës së forcës me recidiva të kolonializmit, stereotipe mitomane  dhe të hegjemonizimit ndaj territoreve shqiptare dhe Kosovës, garnitura politike drejtuese e Serbisë së sotme me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq dhe me kamarilën e tij lojale në pushtet, është identike dhe e barasvlerëshme me strategjinë politike, propagandistike,kishtare, shtetërore, akademike dhe mediale të Slobodan Milosheviqit, i cili nuk kërkoi dhe, nuk deshi zgjidhje politike paqësore me republikat dhe me dy krahinat autonome të RSFJ-së, por luftë, plaçkë, vrasje, masakra dhe gjenocid për shfarosjen e popujve joserbë në Koraci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999).

 Ambicja fashiste  për zgjerimin e Serbisë së Madhe  për plaçkë dhe për territore të huaja, ishte  më e madhe se çdo zgjidhje  paqësore  sikurse Çekia dhe Sllovakia ( 1 janar 1993)!

S’ka asnjë dilemë se, po të kishin pasur mend, shpirt  dhe sy politika dhe “mileti” serb, kurrësesi nuk do të duhej që të hidheshin në luftë kundër shqiptarëve, kundër kroatëve, kundër sllovenëve dhe kundër myslimanëve boshnjakë, por do  të ndaheshin  në mënyrë paqësore, ashtu si u zbashkuan-ndanë çekët dhe sllovakët më 1 janar 1993, përkatësisht bashkësia-shteti i tyre federativ-Çekosllovaktia.

Modeli i shpërbërjes së Çekosllovakisë federative, pa asnjë vështirësi, do të mund të zbatohej, edhe për shthurjen e RSFJ-së (1945-1990)!

Mirëpo, ambiciet fashiste, kolonialiste dhe ekspansioniste të Serbisë së Madhe me shtetin, me kishën, me akademinë, me univeristetin, me masmediat serbe  përfunduan në gabime të pakorrigjueshme politike, sepse në vend të paqes (ashtu siç vepruan çekët dhe sllovakët), zgjodhën agresionet dhe luftërat gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Pikërisht, kjo luftë militariste dhe hegjemoniste e Serbisë shkatërroi në themel RSFJ-në (1945-1990), jo “luftërat civile” siç kanë gënjyer dhe, siç po gënjenë fashistët dhe ultrancionalistët e djeshëm të Slobodan Milosheviqit dhe  nacionalsocialistët e sotëm të Aleksandër Vuçiqit, sepse nuk ka pasur “luftëra ndëretnike civile”, por vetëm tri (3) agresione gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit-plaçkë, vrasje, masakra masive, piratizëm, piromanizëm dhe gjenocid  për shfarosjen e kroatëve, të myslimanëve boshnjakë dhe të shiptarëve, me qëllim të fundit të RIZGJERIMIT  të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe (Velika Srbija) të Ilija Garashaninit (1844), të Nikola Pashiqit dhe të Aleksandar Karagjorgjeviqit  (1912- 1941).

Formula e shpëtimit të përkohshëm të  Jugosllavisë (1945-1990):

- Kosova Republikë, Vojvodina Republikë plus(+) Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia minus (-) Kroacia dhe Sllovenia . Vetëm ky opsion dhe kompromis politik paqësor i shpëtonte përkohësisht popujt kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarët nga masakrat masive dhe nga gjenocidi serb i Slobodan MIlosheviqit (1989-1999)!

Mirëpo, Serbia e Madhe me serbomëdhenjtë  çetniko-fashistë nuk donin paqe  as me sllovenët, as me kroatët, as me msylimanët boshnjakë e as me shqiptarët, por vetëm luftë gjenocidale kundër të gjithëve. Këtij qëllimi barbarik dhe anticivilizues Serbia e Madhe ia arriti, duke qenë se, as Evropa e as fuqitë e mëdha botërore nuk e sanksionuan gjenocidin serb të regjimit fashist të Slobodan Milosheviqit. Ndryshe, Serbia agresore dhe gjenocidale nuk do të kishte pasur asnjë gjasë reale për t’I zhvilluar tri (3) agresione pushtuese ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Sikur Serbia e Slobodan Milosheviqit,  e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe në Beograd, e Kishës Orotodkse Serbe (që ishin fitili kryesor i tri gjenocideve serbe në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë së bashku me akademikët serbë, që sajuan Memorndumin fatkeq 1986 për shfarosjen e popujve joserbë dhe për grabitjen e territoreve të tyre), të donte paqe me kroatët, me sllovenët, me mysimanët boshnjakë dhe me myslimanët në Bosnjë, do të duhej ta zgjidhte këtë formulë të kompromisit politik paqësor të Çekisë dhe Sllovakisë ( qysh më 1990, domethënë 3 vjet para shpërbërjes së Federatës  së Çekosllovakisë.

Serbia ta njohë pa asnjë kusht Republikën e Kosovës!

-Ashtu sikurse e ka njohur Mali i Zi. Ky  vendim i drejtë dhe racional i Podgoricës zyrtare provon se e kaluara e hidhur historike dhe politike mes malazezëve dhe shqiptarëve, nuk është kurrfarë garancie për normalizimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë të dy popujve, por njohja reciproke si shtete të barabarta sovrane dhe të pavarura. Vetëm kjo rrugë paqësore shpie drejt eliminimit të mosbesimit, të frikës, të urrjetjes dhe të armiqësisë mes dy popujve, siç janë shqiptarët dhe malazezët.

Këtë rrugë të politikës paqësore dhe të pajtimit të Malit të Zi me Kosovën, patjetër, duhet ta ndjekë edhe Serbia e Aleksandar Vuçiqit, jo rrugën fatale të kryekriminelit fashist të Slobodan Milosheviqit dhe të fashistëve regresivë të tij (1988-2000).

Pra, Serbinë, mund ta shpëtojë nga lufta me shqiptarët në Kosovë vetëm nëse kjo  de fakto dhe de jure e njeh Republikën e pavarur të Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, ashtu siç veproi Qeveria e Malit të Zi në saje të vetëdijes, të vizionit dhe të kulturës së lartë politike të elitës brenda dhe jashtë pushtetit.

Ndaj, këtë paradigmë realiste largpamëse të politikës dhe të koekzistencës paqësore të Malit të Zi me shqiptarët, patjetër duhet ta ndjekë edhe Aleksandër Vuçiq me kamarilën e tij në pushtet, sepse vetëm NJOHJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PA ASNJË KUSHT, krijon hapësirë dhe kushte normale, që shqiptarët dhe serbët t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e tyre , duke respektuar  të drejtën e vetëvendosjes, të sovranitetit  dhe të integritetit territorial shtetëror si dy popuj dhe si dy shtete të barabarta sovrane në Ballkan. Ky është realiteti, të cilin domosdo Serbia, duhet ta njohë, në mënyrë që të shmanget lufta eventuale mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, për njohjen e këtij realiteti, garniture aktuale serbe në pushtet, patjetër duhet të lirohet dhe të distancohet nga politika dhe nga praktika nacionalshoviniste dhe fashiste e Serbisë së Slobodan Milosheviqit ; “Glavu dajemo, Kosovo ne dajemo”… e steretipe të tjera, që u përkasin miteve mesjetare serbe për pushtimin e territoreve  etnike shqiptare, si dhe për shfarosjen e shqiptarëve si etni dhe si komb në Ballkan.

Sa më sipër, një politikë e tillë e Aleksandar Vuçiqit, e Ivica Daçiqit, e Aleksandar Vulinit, e Ana Bërnabiqit, e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Serbe në Beograd, si edhe e Kishës politike retrograde serbe, që është e njëjtë dhe e barasvlerëshme me politikën strategjike të Serbisë së Slobodan Milosheviqit për djegjen dhe për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës,  do të jetë e pashmangshme  lufta në Kosovë nga ana e Serbisë kolonialiste dhe militariste gjenocidale, ashtu sikurse këtu e njëqind vjet më parë (1912-1999), kur  agresorët pushtues serbë e patën aneksuar “ME SHPATË” (siç e pohoi edhe socialdemokrati dhe paqësori serb Nenad Çanak, para disa ditësh në masmediat serbe, qershor 2021)  dhe me GJONCID Kosovën, duke vrarë dhe masakruar mbi “150.000 shqiptarë”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat