Dy sfidat akute të Memlit dhe të Albinit

Opinione

Dy sfidat akute të Memlit dhe të Albinit

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 2 gusht 2021 Në ora: 22:24
Albin Kurti

Me fat partia, Memli! Rezultove i pranueshm për të gjithë. Pinjoll i familjës akademikësh dhe artistësh, pritet të mos zhgënjehemi.

Por, që në nismë halli, sfida e madhe. Çfarë të bësh me një parti, rrast të zhytur në krime e korrupsion, thënë shqip - hajni zyrtare?! Një deputet i partisë së Merkelit, shokoi Bundestagun gjerman, kur tha se "në Parlamentin shqiptar kanë zënë ulset 27 kriminelë!"

Përballja e parë e kryetar Memlit, t`i bllokojë në sallën e Kuvendit, duke ua mbyllur karrierën e lartë partiake - Kryesinë. Një vendim i mençur dhe fort i duhur. Por, garda e vjetër, përfshi edhe ata dhe ato, që duke përfituar nga gjinia, ëndërrojnë pensionimin nga Parlamenti, nuk po pajtohen me humbjen e forcës drejtuese në parti!

Partitë e koalicionuara në PAN, të lindura nga një mitër e përgjakur e LPK-së, e sidomos nga LPK-ja puçiste e vitit 1998, e cila uzurpoi, forcërisht, me ndihmën e Tiranës zyrtare social-komuniste dhe agjentëve të dy shteteve armike të Kosovës, LPK-në e hershme, duke shkarkuar e pushtuar, turpshëm e kriminalisht Kryesinë e vjetër të ligjshme, me gjithë fletushkën "Zëri i Kosovës" dhe Fondin e gatshëm "Vendlindja thërret", janë të pashpresë reformimi. Sepse krimet serike vrastare, janë plagë, që koha jo vetëm nuk i harron, nuk i shëron, por, përkundrazi i pezmaton, deri në kundërmim. Si të tilla, këto parti-banda, janë të paligjshme dhe duhet nxjerrë nga politika.

Partia, si anëtarësi, nuk është njësh me udhëheqjen partake. Por, nëse bashkëjetesa vazhdon, infekton, deri në toksim, edhe anëtarësinë. Andaj, nisma spastruese e Memlit, duhet të jetë rrënjësore. Dhe, kjo mund të realizohet me një udhëheqje të pastër, pa duar të përgjakura dhe të përbaltura, në krime dhe hajni zyrtare.

PDK duhet ta harrojë përrallën e ADN-së së UÇK-së! Përkundër, eprorët e saj kupolë, ata të cilët jo vetëm nuk e themeluan, nuk e drejtuan, nuk luftuan, por, edhe e sabotuan luftën. Dhe, këtë e thonë themeluesit faktik të UÇK-së së LPK-së. Për këtë ka dëshmi të pademantueshme, të pakundërshtueshme.

Nëse Memli realizon suksesshëm spastrimin e partisë, në qendër dhe bazë, tejkalon sfidën e parë bazike, atëherë, mund të bëjë emër, mund të jetë vetja e tij, mund të konkurojë ballëhapur, për ta qeverisur edhe Kosovën.

Albini i shumë sfidave: E para, spastrimi i RTK

Albini me LVV të tij, nuk gjeti shtet të mirëfilltë. Përkundër, gjeti anti-shtet. PAN-istët, të ngritur në pushtet, duke shkelur mbi kufoma, për ta ruajtur sundimin, pushtetarët vazhduan krimin dhe hajninë zyrtare, duke eliminuar me plumb kundërshtarët politikë, Albini, stoik, me aktivistët e tij luftarakë të dhunshëm, në kërkim të ndryshimit, u përgjakën, u burgosën, madje, edhe u vranë, njëri syrësh, Astrit Dehari, - kurban i Demarkacionit!

Albini e nismoi qeverisjen me shkarkimin e bordeve, si bazë logjistike kriminale e korruptive të institucioneve. Dhe, mirë bëri. Reagimi i opozitës ishte dhe vazhdon të jetë i ashpër me fjalë, por, i zbehtë në argumente, qesharak në arsyetime! "Largon kuadrot e opozitës, i vënë të pozitës, të vetët",- thonin e thonë ata! Pra, opozita kërkonte vazhdimin e "avazit të vjetër!" Për 20 vjet kanë sunduar me krime, hajni, nepotizëm, abuzime. Tani rezistojnë me kundërshti ndryshimin! Opozita nuk zgjedhë fjalë as mjete. Nxinë çdo veprim të pozitës. Kalemxhinjtë i ka të bollshëm!

Në radhë është spastrimi i RTK. Një sfidë që dallon nga të tjerat. Sepse, çfarëdo seleksionimi nominativ, individual, do të ishte i mangët. Ke çka heqë, por, nuk ke çfarë lënë. Gjithëfarë "ujemi" është përzier në selinë e RTK, kinse "publike". Tamam, i shkon përshtat togëfjalëshi - Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -, por, pa vrasje. Abuzime e punësime me tepri: "Lë të ndodhet Kola në punë", - thotë një urti, për ata që sorollatën koti, me duar në xhepa. Nepotizmi strehon këdo, falë edhe korruptimin. Rrjedhimisht, RTK është një katrahurë, që na kujton shprehjen: "Bir Selmani i nënës-o, çfarë të qajë më parë!"

Ndoshta, vënia e kyçit RTK-së, do të ishte zgjidhja më e pranueshme. Sepse, që këtej do të fillonte reforma e mirëfilltë përzgjedhëse ligjore, me testim konkurrues të pahile. Përcaktimi i numrit të nevojshëm të punonjësve, pa tepricë teknologjike, bazuar në numrin që kanë televizionet e zëshme private, plus shtesa për minoritetet. Përndryshe, shkarkimet individuale, veçsa hapin telashe e vonesa, që nuk prodhojnë zgjidhje reale.

Sipas drejtuesit sindikalist, Fadil Hoxha, tani RTK strehon e punëson edhe të përjashtuarit nga Bordet tjera. Fundja, "lë të vazhdojë kaosi dhe rroga të ecën!" Deri në këtë shkallë ka degraduar kjo medie "publike".

Brenda një dekade, RTK u pushtua dy herë: 

Herën e parë nga banda policore e Millosheviçit, me tytat e kallashëve. 

Herën e dytë, nga banda lëpëkeiste të qeverisë së parë ilegale të Hashimit, me tytat e revoleve! 

Janë, pikërisht, "yryshnikët" e Hashimit, ata që pushtuan RTK-në, tej 20 vjetë më parë, duke i përzënë, cinikisht e dhunshëm, gazetarët profesionistë, për t`i zëvendësuar me "gazetarë" amatorë, mediokër e hiçër!

Lidhur me flakjen nga puna e gazetarëve profesionistë, të Radio-Televizionit të Prishtinës, të cilët, përtej një dekade, ishin përballur me pushtuesin serbo-sllavë, ka shkruar dhe trajtuar gjerësisht, vite më parë, duajeni i gazetarisë kosovare, Bajram (Gjergj) Kabashi, viktimë përjashtuese e të dy bandave: të Millosheviçit dhe të Hashimit. 

Të njëjtin veprim pushtues banditesk, Hashim Thaçi e ka bërë edhe me Redaksinë e Kosovës, pranë Radio-Televizionit Shqiptar, në Tiranë, më 1998, duke sjellur në atë Redaksi, ca rrospija e rrospihanë, përçarës e provokatorë të neveritshëm, në rrethana lufte, të shqiptarëve të përbotshëm! 

Pas një zënke telefonike kërcënuese, me ministrin e Informacionit të Qeverisë të Bukoshit në Ekzil, Xhafer Shatrin, për ta dorëzuar Redaksinë Informative për Kosovën, në Tiranë, dhe kundërshtisë dinjitoze të tij,  Hashimi porositi drenicarin e tij, për vrasjen e ministrit në fjalë. Dhe, pasoi sulmi banditesk i banditëve të porositur të Hashim "komandantit"! 

Në derën-hyrëse të banesës-ministri, në Gjenevë, banditët atentatorë provuan të hynin, forcërisht. Në  përleshje e sipër, plagosën me armë rojën e brendshme të Ministrisë. Vetëm mungesa e tij në zyre, e shpëtoi ministrin Xhafer Shatri, nga atentati i përgaditur. Pa fije turpi, Hashim presidenti, e shpërbleu organizatorin bandit të atentatit me titullin më të lartë - "Hero i Kosovës!" Ja, pra, ky ishte Presidenti monstër, i zgjedhur, në mënyrë banditeske, nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa!

Fundazi, kjo është sfida akute, që i ka rënë për hise Albinit me shokë, ta çlirojë mediumin publik, nga pushtuesit e dhunshëm, në Kosovën e çliruar nga NATO-pakti dhe të pushtuar nga bandat e Drenicës, Dukagjinit, Llapit.

Uroj, të bashkuar, do t`ia dalin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat