Familja Tomaj dhe Quni e refuzuan insistimin e kabinetit të krajlit serb që të vrasin Haxhi Zeken

Opinione

Familja Tomaj dhe Quni e refuzuan insistimin e kabinetit të krajlit serb që të vrasin Haxhi Zeken

Nga: Luz Tomaj Më: 3 gusht 2021 Në ora: 07:57
Luz Tomaj

Komunikimi në mes gjeneratave len gjurma më të sigurta se sa vet shenimet me shkrim. E them që në fillim se, përveq tjerash, edhe kjo ndodhi do të ndriqohet detalisht në librin për familjen, në të cilin punoi tani por, mendova se ndoshta meriton që, ky moment të publikohet në opinion.

Mbiemrat Tomaj dhe Quni vijnë nga emrat e vëllëzërve Tomë dhe Qun Beqa. Këta kishin edhe dy vëllëzer tjerë - Tahirin dhe Kolen dhe e përbënin nji familje. Sa për ilustrim, po e them se Tomë Beqa ishte stërgjyshi I im.

Të dhënat që do I shpalosi vijn nga komunikimi me tani të ndjerët Ndue Quni, gjagjajt e mij dhe babajn - Gjon, Kolë dhe Mark Bardh Toma dhe Mhill Beqir Toma Nji brez më larg shkon edhe familja Palushaj.

Si shum familje tjera, edhe familjet Tomaj, Quni dhe Palushaj kishin levizë nga nji vend në tjetrin, brenda treves shqipëtare. Kah fundi I shekullit 19, familja Palushaj ishte vendos në Klinë dhe fshatin afër - Kryshevë e madhe. Ndërkaq, Tomë Beqa, me vëllëzër, shkurtazi, ishte vendos në f. Pogragjë e pastaj në f. Dollc, tani KK Klinë. Fshatin Dollc e banonin mbi 80% komuniteti serb, këtë e kam përjetuar edhe unë. Për ngjarjet familjare, kryesisht rrëfenin Ndu Quni dhe Gjon Bardh Toma. Edhe këta, kuptohet, shërbeheshin me të dhënat e degjuara nga të part e tyre, nga se, në kohen e vrasjes së Haxhi Zekes, Ndou ishte vetem 2-vjeqar, ndërsa babai dhe gjagjajt e mij kan lind më pas. Komunikimi ka qenë vetëm verbal nga se, bëhet fjalë për gjenerata, për të cilat, shkollë ishte oda e burrave, me fjalë tjera tegjith ishin analfabeta.

Tre persona, nga sherbimi sekret serb hyjn në oborr

Si te gjitha familjet tjera, edhe familja Tomaj dhe Quni, mirreshin me bujqësi dhe vetem me bujqësi. Toma, kryefamiljar, mirrej edhe me mjeshtëri për punimin e gjërave që I kërkonin nevojat familjare. Toma kishte qenë edhe I ashpër dhe I shkurt dhe specifik në komunikim.

Nji mengjes, Toma, Quni dhe të tjerët, përgaditënin qerren dhe qejt për të shkuar me punuar në arë. Papritmas, në oborr hyren tre persona, të veshur si zotëri. Flisnin serbisht. Toma iu bërtiti mëshkujve rreth tij: çka janë keta gjin, a janë eqtë a untë a çka dojn. Njëri nga ata tre, iu drejtu Tomes, I cili as koken nuk e qonte dhe I tha: jemi të porositur nga kabineti I krajlit me ardhë te ti, me kerkesë se ti mundesh me e vra Haxhi Zeken. Toma, shkurtazi I tha: jo more kurgja nuk më ka ba. Agjenti vazhdon: Krali ka me të pranu në zyre dhe ka me ta mush strajcen me pare. Toma as kryet nuk e qonte dhe I tha: jo more, nuk kam vra dhe nuk vras gjin me pare. Më pas, agjentët u larguan nga oborri.

Kjo ndodhi, I kishte shku në vesh të madhit Haxhi Zekes. Prandaj, nji ditë, Haxhiu kishte ardhë në kafe te Tomë Beqa. Kuptohet, e kishte falenderuar, madje e kishte pyet edhe për, sadopak bashkpunim në të ardhmen. Për donji bashkpunim, Toma I kishte sugjeru Haxhiut që të kontakton axhen Palush Sylen. Palushi është njeri edhe I odave I kishte thën. Më pas, Haxhi Zeka, gjatë veprimtaris kombëtare, kohëpaskohe, konsultohej me Palush Sylen

Adem Zajmi e vret Haxhi Zeken

Familja e Mehmet Zajmit gjindej në fshatin, I cili quhej Novosellë, bile bile, quhej Novosella e Zajmit. Me këtë fshat Dollcin e ndante vetem lumi – Drini I Bardhë. Në mes dy familjeve, edhe marrëdhënjet kanë qenë të mira.

Në fillim të vitit 1902, tregonin pleqtë, pa pritë pa kujtu, u përhap lajmi se djali I Mehmet Zajmit – Ademi e vrau Haxhi Zeken. Vrasja kishte ndodhë në nji urë, në Pejë. Ajo urë pastaj quhej Ura e Haxhi Zekes. Ishte e paimagjinushme, ishte befasi nga se, familja e Zajmit dhe Haxhi Zekes, tregonin pleqtë, kishin qenë në lidhje të afërt - nip e dajë.

Veprimtaria kombëtare dhe personaliteti I të madhit Haxhi Zekes, kuptohet se është ndriquar, në forma të duhura, çfarë I kërkon interesi kombëtar. Këta pak rrjeshta, me nji të vërtetë të pamohueshme dhe pakontestueshme, më bëjn të mburrem e bujarin e stërgjyshit dhe të parve të tjerë të mij.

Pleqtë, vazhdimisht rrëfenin dhe, insistonin se nuk ka gja ma mirë se me qenë I ndershëm. Nderi nuk matet dhe nuk blehet me pare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat