Paradoksi! Në vend të burgut, Kosova u jep dhuratë poste shtetërore!

Opinione

Paradoksi! Në vend të burgut, Kosova u jep dhuratë poste shtetërore!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 5 gusht 2021 Në ora: 15:43
Ilustrim

Në Kosovë, është ka zhvillohet një fushatë linçuese nga grupet dhe partitë politike ndaj njëri tjetrit.

Kjo fushatë, po zhvillohet përshkak se grupet e interesit, nuk dëshirojnë të burgosen njerëzit e tyre.

Grupet politike të fëlliqta dhe bashkëpunimi me krimin ka sjellë këtë rezultat në sistemin e drejtësisë të cilin e kemi, e pastaj çajnë e vajtojnë me lot krokodili pse Gjykata Speciale i arrestoi ‘njerëzit kryesor të UÇK-së’.

Mosni more se marre është për juve dhe për partitë që ju i përfaqësoni, e që ju lejojnë të flisni në emër të tyre.

Qysh po doni të fitoni në zgjedhje kur njerëzit që kanë shantazhuar, kanë organizuar atentate ndaj personave të ndryshëm në Kosovë, besa kanë vra e plaçkitë dhe prapë ju mbroni kriminelët, veç pse një parti tjetër dëshiron të arrestoj e burgos ata që kanë kryer vepra të ndryshe kriminale, kushdo qofshin ata?

A nuk është turp për juve, të mbroni njerëz të cilët që nga paslufta pothuajse asnjë të mirë nuk e kanë sjellë në këtë Kosovë, edhe ato që i kanë sjellë më shumë kanë qenë të detyruar nga dikush tjetër se që kanë dashur me të vërtetë të bëjnë atë.

Pse nuk jeni të pajtimit të arrestohen, dënohen e burgosen kushdo që ka vepruar në Kosovë kundër ligjit.

Çka po u pengon e vërteta që të gjithë e dimë se si është?

Pse sipas jush nuk duhet të burgoset një kriminel edhe nëse ai është President, Kryeministër, Ministër apo Prokuror?

Kush ia ndalon ligjit ta bëjë një gjë të tillë, përveç juve që jeni bashkëpunëtorë të tyre?

Në Kosovë, duhet të krijohet edhe një ligj urgjent i cili ka të bëjë kryesisht me politikën.

Ai ligj duhet të jetë i ashpër që kushdo që mbron një të dyshuar, i cili mund të jetë i përfshirë në afera korruptive, apo të tjera, që kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare që mbanë të arrestohen.

Ky ligj duhet të jetë vetëm për politikanët të cilët po mbrojnë njerëzit e pushtetit tash e sa vjet, e arsyeja e mbrojtjes së tyre është bashkëpunimi me ta.

Pra, secila parti politike dhe grup politik që mbron një të dyshuar, duhet të arrestohet.

Kjo për arsye se, së fundmi në përgjimet e publikuar dëgjohen prokurorë të shtetit të Kosovës duke folë në telefon me persona jo publik.

Aty shantazhohen prokurorët dhe ata vazhdojnë të flasin me personin shantazhues, i cili po kërkon prej tyre disa favore, derisa ata i premtojnë që do ta kryejnë atë.

Derisa dëgjohen duke folur në telefon për punë të jashtëligjshme, çuditërisht në Kosovë, ka njerëz dhe grupe kriminale që mbrojnë njerëzit e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat