E fituan ‘medaljen e arit’, por nuk e panë anën e errët të saj – Tash është vonë për t’u penduar, shumë vonë!

Opinione

E fituan ‘medaljen e arit’, por nuk e panë anën e errët të saj – Tash është vonë për t’u penduar, shumë vonë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:31
Nehat Shaqiri

Pas luftës në Kosovë, shumë politikanë, komandantë të luftës dhe bashkëpunëtorë të tyre, shumë shpejt krijuan pasuri milionëshe.

Edhe pse para luftës, dihet mirë se ishin të paktë ata që ishin të pasur, me çlirimin e Kosovës ndryshuan gjërat.

Disa përfituan mjaftë mirë, ku në një kohë shumë të shkurtër, krijuan pallate, pasuri të paluhatshme, por edhe para kesh në banka.

Pasuria e tyre rritet çdo ditë e më shumë, dhe sot në Kosovë, kemi shumë politikanë, komandantë të UÇK-së dhe shumë bashkëpunëtorë të tyre milionerë.

Madje se nuk ka qenë e zorshme të krijohet kjo pasuri milionëshe e pat thënë edhe Xhavit Haliti në një emision televiziv.

Ai ishte shprehur mjaftë lehtë dhe me shumë bindje se 2-3 milionë i ka secili qytetarë i Kosovës.

E kur jemi të pasuria, hiç më keq nuk është as pasuria e Ramiz Lladrovcit.

Gjatë zgjedhje lokale vite më parë, gruaja e tij thoshte se jetojnë si gjithë qytetarët e Kosovës, edhe pse pasuria e tyre është milionëshe, me vetura të shtrenjta dhe me pishinë në vilen e tyre në Drenas.

Por, nuk mbaron me kaq.

Pasuri milonëshe ka edhe Sami Lushtaku, i dënuar nga Gjykata për kërcënimin e avokatit Gazmend Halilajt, i cili me “fytyrë të bardhë” po kërkon ballafaqim me Bekim Jasharin për të parin e Skenderajt.

Pra, miq të dashur, sot në Kosovë është shumë lehtë të dihet kush është i miri dhe i keqi.

Sot në Kosovë, me pas pak mundim nga Prokuroria e Shtetit, mund të konfiskoheshin miliona euro, mund të burgoseshin shumë politikanë, komandantë e bashkëpunëtorë të tyre.

Por, çështja që është ngritur që nga paslufta është se, kush janë ata “guximtar” që kanë guximin t’u dalin përballë këtyre personaliteteve?

Pasuri të tillë të ngjashme ka edhe Hashim Thaçi, Vëllezërit Haradinaj, Kadri Veseli... edhe shumë e shumë të tjerë, që nuk i dihet fundi i kësaj letre po të përmendeshin të gjithë!

Pasuri të tillë kanë përfituar edhe disa politikanë që nuk kishin lidhje të drejtpërdrejt me UÇK-në, por me disa fonde të majme parash.

Fondi “Vendlindja Thërret” dhe “Tre përqindëshi”, të Isa Mustafës e Bujar Bukoshit, u menaxhuan “aq mirë”, sa që pas çlirimit u pa investimi i tyre në Kosovën e lirë!

Të gjithë këta, por edhe ata të tjerët që nuk janë përmendur, duke e parë situatën e ngjashme se si ka përfunduar lufta në Bosnje e Kroaci, më shumë kanë menduar se çfarë të bëjnë pas çlirimit të Kosovës, sesa gjatë kohës kur këtu vriteshin e masakroheshin pleq, gra e fëmijë.

Ata menduan për vetën e tyre dhe pasurimin e tyre edhe në kohën kur dhunoheshin nënat e motrat tona nga Serbia fashiste.

Pra miq, ata nuk menduan aq shumë për të tjerët.

Faktet tregojnë anën tjetër të medaljes, edhe pse shumë kujt kjo nuk i pëlqen!

Madje, tash nuk po u pëlqen as atyre që janë në Gjykatën Speciale, por vonë, shumë vonë...

Kosova duhet të bëhet, ata që u pasuruan ilegalisht duhet të dënohen dhe t’u konfiskohet pasuria e tyre.

Kur të ndodhin këto gjëra, atëherë jemi në rrugë të mbarë, atëherë jemi drejt perspektives euroatlantike.

Në të kundërtën, jemi të izoluar, të bllokuar e të burgosur brenda Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat