Open Balkan – fjalëkalimi strategjik i Serbisë drejt “Botës serbe”

Opinione

Open Balkan – fjalëkalimi strategjik i Serbisë drejt “Botës serbe”

Nga: Prof. Dr. Sadri Ramabaja Më: 18 gusht 2021 Në ora: 16:18
Prof. Dr. Sadri Ramabaja

Udhëheqja e Tiranës aktualisht është e ndarë mes gjeopolitikës dhe fitimit (nën ndikimin e presionin e oligokratëve), strategjive kryesore gjeopolitike të përballjes së Kosovës me Serbin, dhe nevojave për të siguruar rritje të vazhdueshme ekonomike.
Ajo duhet të gjejë rrugëdalje nga iniciativa e pagëzuar tashmë si Open Ballkan dhe t’i kthehet interesit jetik kombëtar.

Në fjalën e tij gjatë konferëncës dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për dialog, kryeministri i Kosovës kërkoi që rajoni t’i rikthehet agjendës së integrimit europian. Në rast se BE shtyn tutje këtë agjendë, ka rrezik që rajoni të rrëshqas sërish në kaos. Sipas studjuesit Boris Varga ekzistojnë katër faktorë kryesorë që ndikojnë në perspektivat e ardhshme të rajonit të Ballkanit Perëndimor:

a) Ndryshimi i mjedisit të politikës së jashtme

b) Problemi i dinamikave të brendshme politike

c) Faktor Rusi

ç) BE -ja dhe paradigma e re integruese [18]

Për shkak të ngërçit në zgjerimin e BE -së, oferta e anëtarësimit në NATO tashti për Kosovën është një lloj zëvendësimi real, por gjithësesi jo i plotë, në procesin integrues euroatlantik.

Gjatë gjithë procesit të integrimit të Ballkanit Perendimor në BE, për fat të keq, stabilokracia si fenomen qe aplikuar si prioritet nga Brukseli. Ky fakt dëshmon se Brukseli shpesh ka aplikuar standarde të dyfishta në vlerësimin e demokratizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po rezulton tashmë me minimin sistemik të demokracisë.

Me refuzimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut ndjenjat euroskeptike dhe madje edhe anti-evropiane mund të nxiten më tej në gjithë Ballkanin Perendimor. Këtë fakt ndërkohë po e shfrytëzojnë autoritarët e tipit të Vuçiqit e Ramës si në Serbi edhe në Shqipëri. Nëse braktiset orientimi evropian, elitat politike të orientuara nga këta lider autoritar, mund të kthejnë fare lehtë rajonin në fillimvitet e dekadës së fundit të sheulit të kaluar. Në këtë rast Serbia do të motivojë shkëputjen në Republikën Srpska, edhe përmes organizimit të një referendumi, ndërkaq Kosovën veriore edhe përmes një „blic krig-e“. Ajo logaritë gjithësesi në mbështetjen e Rusisë për këtë objektiv strategjik të saj.

“Lufta për kthimin e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë do të jetë afatgjatë dhe e pasigurt. Ajo duhet e mund të bëhet, vetëm përmes një strategjie bashkëpunimi dhe lufte permanente për të zhvilluar një vetëdije politike autonome gjithandej tek popujt e Ballkanit për nevojën për bashkëpunimin e tyre (riafirmimi i fjalëkalimit strategjik “Ballkani për popujt e Ballkanit” dhe “Evropa për evropianët”), duke fituar kështu një lloj shprese për Europën e së ardhmes dhe botës. Duke u bërë një vend i fortë ekonomikisht dhe në rrafshin kulturor, Serbia do të rifitojë reputacionin e saj politik dhe do të sigurojë riintegrimin demokratik në këtë gjeohapësirë.” [Dr Ljubiša Mitrović: 2018]

Prandaj iniciativën, respektivisht projektin tashmë të koduar si Open Balkan duhet kuptuar si një lloj fjalëkalimi strategjik të Serbisë drejt “Botës serbe”.

Në kontekstet e analizave gjeopolitike, indikatorët ekonomik zënë një vend të rëndësishëm në vlerësimin e fuqisë së shtetit.
Interesave jetike të Kombit duhet t’i nënshtrohen interesat tjera politike e ekonomike. Politikat e dy republikave tona (Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës), duke marrë në konsideratë edhe interesin ekonomik të secilës veç e veç e të që të dyjave tok, janë të shtrënguara të balancojnë midis interesave gjeostrategjike të integrimit euroatlantik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që janë partneri ynë kryesor gjeostrategjik, dhe interesave të veta jetike. Procesi i Berlinit, duke qenë në përputhje me interesat gjeostrategjike shqiptare, nuk bie ndesh as me interesat ekonomike të akcilës palë ndërshqiptare. Përkundrazi, ato përputhen plotësisht.

Udhëheqja e Tiranës aktualisht është e ndarë mes gjeopolitikës dhe fitimit (nën ndikimin e presionin e oligokratëve), strategjive kryesore gjeopolitike të përballjes së Kosovës me Serbin, dhe nevojave për të siguruar rritje të vazhdueshme ekonomike.

Ajo duhet të gjejë rrugëdalje nga iniciativa e pagëzuar tashmë si Open Ballkan dhe t’i kthehet interesit jetik kombëtar.

Duke pasur parasysh realitetet e reja në botë, para së gjithash në Europën Perendimore dhe atë Juglindore, Shqipëria dhe Kosova duhet të ripërkufizojnë prioritetet e politikës së jashtme tok. Këto prioritete para së gjithash duhet të përqëndrohen e koordinohen në mbrojtje të interesit kombëtar.

Shqipëria politike tashmë është pjesë integrale e aleancës politiko-ushtarake më të madhe në historinë e njerëzimit — në NATO. Kosova aktualisht është nën suzerenitetin e Perendimit (SHBA-ve dhe partnerëve të saj tradicional). Këtë fakt duhet shfrytëzuar në maksimum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat