Regjistrimi dhe paqartësitë në lidhje me vaksinimin e regjistruesve

Opinione

Regjistrimi dhe paqartësitë në lidhje me vaksinimin e regjistruesve

Nga: Hamdi Nuhiju Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:46
Hamdi Nuhiju

Me 5 shtator të këtij viti ristarton regjistrimi i popullsisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky proces ka nisur disa muaj më herët, ndërsa disa herë ka dështuar si rezultat i kalkulimeve të ndryshme politike të partive politike shqiptare dhe maqedonase. Sic duket me 5 shtator është afati i fundit i vendosur nga ana e institucioneve dhe autoriteteve evropiane për t`u kryer ky proces statistikor dhe matematikor për të pasur mundësi që të ndërtohen strategji dhe politika zhvillimore për të ardhmen e vendit.

Në Maqedoninë e Veriut u krijua një klimë pozitive në lidhje me regjistrimin, klimë kjo e përcjell nga një propagandë edhe të autoriteteve dhe personaliteteve të ndryshme publike, politike dhe fetare jashtë trevave të Maqedonisë së Veriut. Si rezultat i atij hovi, u regjistruan afër 200.000 mërgimtar shqiptarë, ndërsa brenda procesit, me një marrëveshje të njëanshme midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, dy liderëve politik maqedonas, të pozitës dhe opozitës, procesi u anulua për me 5 shtator.

Ekzistojnë dyshime të ndryshme në opinionin e brendshëm, rajonal dhe ndërkombëtar se edhe data 5 shtator është një cak i paarritshëm ose i manipulueshëm nga ana e strukturave udhëheqëse. Këto zëra thuan se kjo datë do të sabotohet dhe shantazhohet përmes presioneve të ndryshme politike të cilat shqiptarët do t`i sjellin para një akti të kryer e i cili do të jetë zhagitje e regjistrimit të popullsisë.

Por pesë shtatori i vendosur para pesë muajve me pesë shtatorin i cili po afrohet edhe disa ditë dallon dukshëm. Tashmë në proces është vaksinimi i popullsisë, pandemia kovid 19, zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 17 tetor, kampanja zgjedhore si dhe një sërë masash anti-covid të ndërmarra nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Skena politike shqiptare dhe maqedonase në këto zgjedhje lokale ka ndryshuar dukshëm në krahasim më zgjedhjet tjera lokale. Tashmë ekzistojnë dy blloqe të mëdha të cilat janë futur në garë, blloku i partive në pushtet, shqiptare dhe maqedonase dhe blloku i partive politike shqiptare dhe maqedonase në opozitë. Prej këtij procesi po vet-përjashtohet vetëm partia me pikëpamje ekstremiste deri në nivelin e partive fashiste “E majta”. Është e habitshme lufta e VMRO-DPMNE-së opozitare, sidomos në Kumanovë në raport me partinë politike “E majta”. Dihet qartas se kundërshtari politik i VMRO-DPMNE-së është LSDM-ja dhe jo partia politike “E majta”. Çdo aktivitet politik dhe propagandistik që merret në raport me partinë politike “E majta” është vetëm faktorizim i të njëjtës dhe humbje e qëllimshme e vëmendjes ndaj kundërshtarit real politik. Së paku kështu kjo gjë interpretohet nga opinioni i gjerë i cili i përcjell ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut.

Për momentin ekziston një panik sulm nga ana e riaktivizimit të kovid 19 dhe numrat e ndryshëm nëpër qytete dhe reparte të ndryshme mjekësore po dëshmojnë për një kolaps të sistemit shëndetësor dhe keq-menaxhim me pandeminë kovid 19. Paqartësitë e ndryshme në lidhje me këtë sëmundje ende nuk janë zbardhur, ndërsa dyshimet në opinion kanë nisur të shtohen përmes politikave restriktive të autoriteteve shëndetësore duke e shndërruar procesin e vaksinimit nga një proces vullnetar dhe dashamirës në një proces të dhunshëm dhe të detyrueshëm.

Në opinion dëgjuam zëra se të gjithë duhet të vaksinohen me përjashtim të regjistruesve të cilët duhet të marrin pjesë direkt në regjistrimin e popullsisë. Po ashtu pati zëra edhe për porositjen e 6000 llaptopëve për 6000 regjistrues të cilët do të paguhen nga buxheti i qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat