Paralelizimi mes Kosovës dhe Afganistanit dhe skepticizmi se SHBA-të do ikin nga Kosova

Opinione

Paralelizimi mes Kosovës dhe Afganistanit dhe skepticizmi se SHBA-të do ikin nga Kosova

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:52
Ruzhdi Peçani

Pas asaj që ndodhi në Afganistan, në portale dhe rrjete sociale, qarkullojnë zëra se një ditë SHBA mund ta lënë edhe Kosovën, pra duke vënë një paralelizëm mes Kosovës dhe Afganistanit. Një skepticizëm ky i përcjellur me defetizëm. Këso valë diskutimesh kishte edhe nga analistë e politologë në Serbi. Pra duke aluduar se me largimin e trupave të NATO nga Kosova dhe rikithimin e talebanëve –çetnikëve serbë në vendin e krimit. Thuhet se “krimineli  gjithëherë kthehet në vendin e krimit”,por kurrën e kurrës për në Kosovë nuk do ndodhi.

Po veçoj këtë shkrim nga fcb. 24 gusht,“Kuvendi i Afganistanit nuk i zbatoj Marrëveshjet me Uashtingtonin”, dhe ndodhi tërheqja e trupave amerikane, duke vazhduar se më 6 gusht “Kuvendi i Kosovës-Albin Kurtit, e hodhi poshtë rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit !!!  Po ia bëri Uashingtoni Kosovës siç ia bëri Afganistanit?!” kjo e thënë nga hamendësimi  dhe nuk qëndron.

Në Afganistan ndërhyrja nuk ishte nga arsyet gjeoplitike

Ja pse: SHBA dhe NATO shkuan në Afganistan pas aktit terrorist që ndodhi në Neë York më 11 Shtator 2011.Shkuan me rezolutë të Këshillit të Sigurimit – Nuk ndodhi ndërhyrja për arsye gjeopolitike,

Kur SHBA "të largohen", Kosova do jetë anëtare e NATO

Afganistani dhe Kosova janë dy çështje diametralisht të kundërta. Po NATO dhe SHBA të largohen një ditë nga Kosova, atëherë SHBA“…do të gjejnë rrugë më të lehta dhe më të sigurta, sesa ato që përdorën në Afganistan. Për mua dhe uroj të mos jem i gabuar, kur SHBA dhe Aleanca Atlantike të mendojnë të tërhiqen nga Kosova, ato do të gjejnë rrugën më të shkurtër për këtë, pranimin e Kosovës në NATO”-Prof.Dr.Enver Bytyçi.

Të vendoset paralelizëm mes Kosovës dhe Afganistanit, në këso rrethana kur Serbia këtë akord “muzikor” e ka kaherë, është absurd, për analistët  diletantizëm i skajshëm. As që duhej menduar për një paralelizëm midis dy vendeve, e lëre më të thuhet se “talebanët serbë” do kthehen në Kosovë brenda 9 apo 3 orëve.

Ndërhyrja  e NATO në Kosovë ishte nga arsyet gjeoplolitike dhe gjeostrategjike

Nga kujtesa ime: Viti 1990 tani të ndjerit prof.Dr.Fehmi Agani, i kisha truer pyetje “…nga po shkojmë,si do jenë rrjedhat…?”,gjendja ishte e rëndë, dhe përgjigja ishte “…dasht Zoti që Kosova do jetë në interesat gjeoplitike të SHBA,përndryshe …!”.

Dhe tjetër, viti 1999 një oficer i KFOR-it anglez në Magurë, mes bisedës, flitej për intervenimin që ndodhi, me një konotacion pozitiv :“amerikanët do i keni gjatë këtu, po dhe doni që ata të largohen – nuk do largohen”, në buza gaz.

Pse nuk do ndodhi  largimi  i NATO-s  dhe SHBA nga Kosova?

Ngase, Serbia gjendet në një udhëkryq, kjo tregohet me zvarritjen dhe bishtnimit që i bënte eurointegrimit dhe ecjen e saj në dy binarët BE – Rusi. Përderisa Kosova tranzicionin gjeoplolitik të Ballkanit e shikon si lëvizje, si shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në integrimin euroatlanitik pra në BE dhe NATO. Kjo rezultantë e ndryshimeve gjeopolitike Ballkanin e gjenë mes regjionalizimit evropian dhe globalizmit amerikan. Kosova nuk ka dyzime dhe mirëpret edhe NATO-izimin e Balkanit si një proktektorat të kësaj hapsire duke shtyrë dhe larguar ndikimin e Rusisë nga Ballkani Perëndimor.

Po të shqyrtohet pozita dhe roli i Serbisë në këto procese mund të thuhet se, në vitet 1990-2000, ishte në një tranzicion bllokimi drejt një kapitalizmi gjysmëperiferik nga viti 2000. Kështu ngase Serbija i bënte rezistencë modelit neoliberal dhe modernizimit të varur pra tranzicionit sipas modelit perëndimor si dhe realitetit gjeopolitik të forcave në botë,”shpërblimin“ që mori me bombardimin në 1999 dhe pavarësimit të Kosovës më 2008. Dhe tani përkundër “përcaktimit proevropian”mbetet një shtet gjysmë i burgosur, që dhe vetë e thonë.

Ashtu si ishte edhe në fillim të shekullit XX (J. Cvijiq). Si tregojnë disa dokumente,në veçanti një letër,2 maj 2000,të cilën e kishte shkruar Vili Vimer, atëherë kryetar i Kvendit Parlamentar të OEBS-it, ish kancelarit gjerman Gerhard Schröder: “Lufta ndaj RF të Jugosllavisë është bërë ashtu që të korigjohej vendimi i gjeneralit  Ajzenhauer nga koha e luftës së II botërore. Dhe kështu për arsyet strategjike në Kosovë janë stacionuar ushtarët amerikan,që të kompensohej ajo që është lëshuar në vitin 1945”. Duke poentuar letrën e tijë –“Srbija duhet shkyçur nga zhvillimi evropian”.

Natoizimi i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore është në funksion të kontrollit të perëndimit dhe globalizimit monocentrik. Këto shtete do luanin rolin e satelitëve Amerikan në rolin e “Kalit të trojes” si dhe në rrethimin e Rusisë duke realizuar qëllimet  gjeostrategjike transkontinentale. Pra pushtimin e Euroazisë, si shkruan Zbigniev Brzhezhinski në “Tabela e madhe e shahut”,1997.

Srbija pret këthimin e fuqishëm të Rusisë në skenën ndërkombëtare në funksion të OKB, ngase Rusia është e nevojshme për stabilizimin e rrethanave si në Evropë dhe në Botë,Se Rusia është aktive t'i kundërvihët globalizimit asimetrik “Made in USA”. Rast konkret kundërshtimi për njohjen e pavarsë së Kosovës nga ana Rusisë,kjo sipas analistëve dhe pushtetit të Serbisë.

Kosova shihet si një shtet i projektuar nga NATO  dhe SHBA për tri qëllime të caktuara:

a) dezintegrimi i mëtejmë  i Serbisë dhe dobësimin e saj si faktor rajonal;

b) si një urë mbrojtëse  drejt Lindjes,ku do të dislokoheshin baza ushtarake të SHBA dhe Gjermanisë.

 c) „Kal i trojes” i vendosur në zemër të Evropës për stabilitetin mes Evropës dhe SHBA.

gjeoekonomisë. Dhe në këtë gjeoekonomi ka ideuar “minischengenin”.

Po erdhi te shmangia nga orientimi evropian, elitat politike nacionaliste do u ketheheshin caqeve të viteve 90'ta.Serbia do motivoj secesionizmin në R.Serbe dhe në veri të Kosovës. Për këtë do kishte mbështetjen nga Rusia. Bllokimi i tejzgjatur ndaj shtetësisë së Kosovës,Kosovën do ta motivonte të kërkoj ofrim dhe mbështetje nga Shqipëria,sikuir edhe që po e bënë me “Open Ballkan”ku ka projektuar  gjeoekonominë .Dhe në këtë gjeoekonomi ka ideuar “minischengenin”.

Sado që kjo duket paradoksale Serbia dhe Rusia do i jepnin shtytje kësaj po edhe të një bashkimi të Kosovës me Shqipërinë, përgjigjëja le të kuptohet!

Para pak kohësh në një tryezë që ndodhte në Pallatin “Serbija”,që kishte hapur kryeministrja Ana Brnabiċ  i mbajtur në kuadër të dialogut të brendshëm për Kosovëna kishi  dalur  këto vlerësime:  

Se, Serbia dhe për ç'fardo kushti nuk guxon të lejonte pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuar,ngase kjo do të rrezikonte pozitën e saj gjeopolitike dhe do të hapte shumë problem. Dusan Prorokovic,nga Instituti për mardhenje politike ndërkombëtare “Nëse ta do pranoheshin ditën e hënë,të martën do na padisin në Gjykatën Ndërkombëtare për Drejtësi për gjenocid,të mërkurën do aplikojnë në NATO,të enjtën do pranohen në NATO,të premtën do të instrumentalizojnë qështjen e Bujanocit dhe Preshevës përmes strukturave të NATO’s”

Serbia dhe ka frikë se me Presidentin e ri Joe Biden do vdes plani për krijimin e Asociacionit si shtet paralel serb në Republikën e Kosovës. Serbia, din fortë mirë se SHBA nuk do lejojnë lojën e Rusisë në fushën e saj të ndikimit – Ballkanin Perëndimor. Kosova nuk duhët marrë me nguti dialogun me Serbinë. Me z.Biden President itë SHBA, është koha dhe momentumi që Kosova të bënë politikë të jashtme agresive ndaj Serbisë. Rusia gjithënjë iniconte politikën te Serbia që kjo të vepronte dhe ajo duke e mbështeteur fuqishëm.

Dhe gjithë këto pronocime ,paralelizëm dhe skepticizëm,nga nalistë dhe militant partish në Prishtinë po dhe Tiranë,”për inat  të resë m´dekt djali”!

Që nga parafushata e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, partitë politike kishin eskaluar gjerë në iracionale me diskursin e komunikimit,që jo vetëm se dëmtonin zgjedhjet po dhe dëm tjetër të pariparuar. Disa nga liderët sikur kishin diplopi kur akuzonin liderin e LVV Albin Kurtin, e shifnin”si Hitlerin”dhe se ky na “qenka spiun i Serbisë”,”se më parë votoj Goran Simiq se Vjosa Osmanin”,”pas 14 shkurtit do kemi kryeministër antiamerikan”,”nuk do lejojmë që LVV të vjen në pushtet” dhe çka jo tjetër me etiketime si tradhëtar, spiun, hajn,…!

Duke vazhduar avazin edhe në ditët e sotme,me kërkesa për dorëheqje, se kryeministri “këtu sillet si skifter, e kur shkon atje është si pulë”. Në janar të këtij viti shefi  i grupit parlamentar të LDK kishte thënë se “. .. në LVV ka teroristë…”. Kështu vazhdon dhe averzioni që kanë ndaj kryeministrit dhe nuk ndalon edhe sot e kësaj dite! Opozita e sotme është larg të bërit opozitë ndaj pushtetit – Opozita është destruktive duke i bërë opozitë shtetit, jo pushtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat