Raportet Kosovë-Serbi aktualisht nuk janë normale

Opinione

Raportet Kosovë-Serbi aktualisht nuk janë normale

Nga: Adem Bytyçi Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:23
Adem Bytyçi

Edhe pse këto dy shtete e fajësojnë njëra-tjetrën pse nuk po e gjejnë një marrëveshje paqeje për t'u dhënë fund armiqësive shëkullore, Serbia është ajo e cila nuk është e gatshme për ta pranuar një marrëveshje të tillë me Kosovën.

"Arsyet" e Serbisë  janë të shumta dhe është vështirë të radhiten në një opinion kaq të përcipt, por  njëra, ndër arsyet kryesore është se Serbia historikisht e ka dasht Kosovën pa shqiptarë, prandaj edhe disa herë  ka bërë gjenocid ndaj popullatës shqiptare në Kosovë dhe trojet  tjera etnike në të cilat popullata shqiptare ka qenë autoktone me të vetmin qëllim, që ta zhbëjë popullatën shqiptare në këto teritore dhe në vend të saj, këto territore t'i kolonizojë me popullatë serbe.

Për këtë shkak i dëbojë mbi 500 mijë edhe më shumë se kaq shqiptarë për në Turqi.

5000 të tjerë i ekzekutojë në Tivar në Mal të Zi.

50 mijë shqiptarë i ekzekutojë me rastin e zbatimit të Administratës ushtarake në Kosovë .

15 mijë shqiptarë i ekzekutojë dhe masakrojë në luftën e fundit në Kosovë  me 1998/99.

Numri i shqiptarëve të vrarë, të presekutuar, të  burgosur dhe të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre shekullore për në shtetet tjera nga regjimi serbo- madh është në infinit.

Edhe tani, pas luftës fundit, Serbia mundohet me të gjitha mjetet propogandistike ta shantazhojë shtetësinë e Kosovës .

Këtë nuk e bënë sepse pakica serbe ka pak të drejta në shtetin e Kosovës, por këtë e bënë Serbia nga një sëmundje e vjetër e pashërueshme shoveniste anti shqiptare,  të cilës Serbia e ka të pamundur për t'ia gjetur ilaqin përderisa sipas saj ka shqiptarë në Kosovë.

Ata politikanë shqiptarë të cilët mendojnë me kokë të kthjellët e dinë se, Serbia e ka shpik Minishengen e më vonë Open Ballkan duke gjetur aleatë të saj edhe Qeverinë Rama të Shqipërisë për t'i realizuar katër qëllime në të njëjtin kohë:

1.Daljen në det.

2. Dominimin ekonomik të rajonit,

3.Kompenzimin e vonesës në integrimin europiane dhe

4. Prolongimin e njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Ata politikanë kosovar, që mendojnë se, duke i bërë koncesione Serbisë ndaj Kosovës, do ta pasivizojnë , denazifikojnë dhe do ta nxjerrin Serbinë nga katrahurat dhe verbërija mesjetare anti shqiptare shohin ëndrra me të dy sytë qel.

Për fat të keq politikanë të tillë ka në Kosovë, të cilët nuk duan, nuk guxojnë apo edhe nuk din t'i dalin zot Kosovës në negociata me Serbinë okupatore,  kolinialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale anti shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat