Të gjithë kundër Albinit...!

Opinione

Të gjithë kundër Albinit...!

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 27 gusht 2021 Në ora: 12:10
Albin Kurti

Ndonëse mori mbi 52 % të votave të qytetarëve të Kosovës, Albin Kurti duket se i ka të gjithë kundër. Pa përjashtim të gjithë partitë politike në vend, si dhe pjesa më e madhe e atyre që dalin në studio televizive, por edhe vet pronarët e televizioneve dhe portaleve (me pak përjashtime) janë kundër Albin Kurtit. Mezi presin një gjë fare të vogël për të shfryrë gjithë dufin që kanë ndaj kryeministrit Kurti, thua se Albini është në pushtet që 21 vjet dhe se ai i ka bërë të gjithë gjëmën e madhe vendit.

Me akuza banale, krejt jashtë logjikës, s’po lejojnë që të paanshmit të kritikojnë Albinin edhe kur gabon, ish pushtetarët e kaluar që kanë bërë të gjitha dëmet e vendit, akuzojnë Albin për ato që vet ata i kanë bërë. Paramendo, akuzonin Albinin për Asociacionin, për ndarjen e Veriut,  për të cilat Albini ka shkuar edhe në burg për këto kauza, akoma më skandaloz Ramush zeza i kërkon Albinit ta kthejë demarkacionin në Çakorr. Me akuza palidhje, pa asnjë sens, këta vetëm sa po e forcojnë Albinin, po shpërfaqin fytyrën e tyre të zezë, edhe ashtu katran. Populli nuk ha bari, e sheh kush është Albini e kush Ramushi e Hashimi, Isa e Fatmiri etj, pikërisht për këtë ka votuar mbi 52 % për Albinin, për ndryshimin e munguar.

Edhe pse ka vetëm pesë muaj në pushtet Albin Kurti nuk njihet për asnjë skandal, kjo mbase po i dhemb më shumë opozitës që kërkon dorëheqjen e tij. Ramushi kërkon që të largohet Albini, që paranë publike e kursen si sytë e ballit, me ardhë në pushtet Ramushi t’i bëjë rrush e kumbulla. Ramush zeza që për me ardhë  në pushtet e harroi Çakorrin, paranë publike e ka “shkërdhyer”, paratë e rezervave i ka dhënë për film, ja kush e kërkon dorëheqjen e Albinit. Edhe me i bë 100 gabime, si mund ta kërkosh largimin e Albinit, shiko kush është në opozitë, janë ata që 20 vjet e kanë rrjepur këtë popull, veç lëkurën ja kanë lënë, krejt ja kanë hëngër.

Këta që shiten çdo gjë që munden, këta që u bënë milionerë, kërkojnë dorëheqjen e njeriut mbi të cilën s’mund të gjejnë asnjë njollë të vetme, ah, e vetmja e “metë” e Albinit është se nuk është hajn, është më i zgjuar se ata, dhe mbi të gjitha, më i ndershëm.

Më skandaloze është disa që e quajnë veten analistë e gazetarë, si mund të rreshtohen në anën e hajnave. Dallimi është shumë i qartë për ata që kanë sy. S’po them se Albini është pa gabime, ka edhe ai gabimet e veta, por kur dëgjon sojin e Ramushit e Isës e Fatmirit, edhe më skandaloze, hajnat e PDK-së, s’ke si të rreshtohesh në anën e tyre, e duhet me hesht edhe për ato gabimet e Albinit.

Është kjo opozitë skandaloze, me ata njerëz që kanë qenë në pushet që nga pas lufta që s’të lë asnjë mundësi të shkruash për gabimet e Albinit, e të cilat mund të shihen me mikroskop krahasuar me një mal me skandale që kanë pasur ata që sot e kritikojnë. Opozita, duhet ta shohë veten pasqyrë, të reformohet dhe mos të flasë e kritikojë për ato që vet i ka bërë. Vetëm kështu janë të denjë për të folur për qeverinë aktuale si dhe për të fituar të drejtën për të kritikuar, ndryshe po e forcojnë edhe më shumë Albinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat