Nyja e krizës së Ballkanit daton me nisjen e doktrinave nacionaliste shtet-formuese!

Opinione

Nyja e krizës së Ballkanit daton me nisjen e doktrinave nacionaliste shtet-formuese!

Nga: Prof.asoc.dr.Nijazi Halili Më: 6 shtator 2021 Në ora: 15:52
Prof.asoc.dr.Nijazi Halili

Ballkani është një rajon i vendosur midis Evropës Perëndimore dhe Lindore si dhe midis Kontinentit dhe Mesdheut. Ky Gadishull gjeostrategjik nuk i ka reshtur krizat në historinë e tij. Paradoksilisht, ndërsa shumë rajone të tjera kanë ardhur duke i zgjidhur krizat e duke krijuar stabilitet e prosperitet me zhvillimet historike, Ballkani ka ardhur duke i komplikuar krizat e tij deri në ditët tona. Thelbi i shkaqeve qëndron se brenda Gadishullit ashtu edhe jashtë tij .  

 E nëse fuqitë e mëdha historikisht kishin interesa rivalizuese te papajtueshme ndërmjet tyre përkundër Ballkanit, ballkanaseve historikisht u pëlqente te bëheshin pjese e klientelizmit te këtyre interesave konfliktuale. 

Në analize të  fundit, për shume shekuj elitat politike ballkanike me shume kanë jetuar për t´u shërbyer klientelizmit të fuqive të mëdha sesa interesave të  popujve e vendeve të tyre. Produkti është  Ballkani fuqi baroti. 

 

 Pasi që konfliktet kanë ndodhur në të katër anët e botës, edhe Ballkani ishte njeri nga rajonet qe karakterizohet me shumë konflikte që janë pasuar me luftëra dhe akoma janë aktuale . 

Historia problematike e Ballkanit daton me nisjen e doktrinave nacionaliste shtet-formuese. Këto doktrina nuk u shpalosën njëherazi dhe plotësisht si platforma identiteti kombëtar me synime politike të qarta.  

Rrënjët e krizave në Ballkan mund të kuptohen, shpjegohen dhe te interpretohen mjaft mire duke analizuar periudhën nga fundi i shekullit te 18-te, shekullit 19-te dhe sistemin e Versajës. Pra, nga periudha e Napeleonit deri ne prag te Luftës se Dyte Botërore, ne themel të  cilave qëndronin tre rryma te fuqishme politike... 

Liberalizmi si antiapsolutizëm, nacionalizëm si shtetformim dhe shovinizmi si imperializëm. Ne ketë verbull ranë gradualisht te gjithë shtetet, te vogla e te mëdha, vende e popuj te lire e te shtyper, nëse te popujt e vegjël lulëzoi nacionalizmi shtetformues, te vendeve te mëdha lulëzoi shofenizmi, etja për sundim territoresh te popujve te tjerë. Koncerti i Evropës filloi te venitej atëherë kur idealizmi fetar e moral u zëvendësuar me nacionalizmin e ekzaltuar.  

Nyja e krizës së Ballkanit fillon me procesin e rënies së Perandorisë Osmane, me ngritjen e interesave hegjemoniste të Carëve Rusë përkundër Evropës Juglindore dhe me gjallërimin e lëvizjeve nacionaliste shtet-formuese në Ballkan. I gjithë ky proces njihet në histori si Krizë Lindore. Në fakt nuk ishte vetëm krizë Lindore, por krizë mbarë Evropiane. Mund të thuhet, se ajo nisi si krizë Lindore, meqenëse kishte në qendër fillimin e kolapsit të Perandorisë Osmane dhe ngritjen e ekspansionit Rus, dhe shumë shpejtë përfshiu në të gjithë fuqitë e mëdha të kohës.   

Përzierja dhe përplasja e interesave  strategjike politike ekonomike, e njerëzore e fuqive të mëdha në Krizën Lindore i dha kësaj të fundit përmasat e një krize shumë të rendë, komplekse dhe të shtrirë në kohë e hapësirë. Për ketë përmasë, shtrirje dhe kompleksitet ndikoi negativisht edhe vetë sistemi diplomatikë i kohës.  

Diplomacia gjatë Krizës Lindore ishte aristokratike, trashëgimi e oborreve të larta Evropiane, e krijuar dhe e drejtuar nga lart-poshtë. 

Si e tillë, kjo lloj diplomacie nuk kishte përgatitjen, nuhatjen, përvojën dhe mekanizmat e duhur për të menaxhuar kriza që buronin nga lëvizjet sociale apo nacionaliste të kohës. Pra,thjeshtë, diplomacia e fuqive nga lart-poshtë nuk i përgjigjej dot dinamikës nga poshtë-lartë të Krizës Lindore. Historianët e Luftës I Botërore të vitit 1914 kanë fajësuar për luftën traktatet sekrete, militarizmin, nacionalizmin emocional dhe përkeqësimin ekonomik. Struktura dhe teknika e diplomacisë luajti një rol të madh në nxitjen e këtij zhvillimi të rrezikshëm dhe privoi burrat e shteteve nga alternativat e duhura. Këto faktorë ndikuan edhe në diplomacinë e Ballkanit.    

Një nga sfidat e para dhe serioze mbas rënies së Murit të Berlinit ishte sërish kriza e Ballkanit, ose e njohur ndryshe kriza e ish-Jugosllavisë. Kriza e ish-Jugosllavisë së brendshmi kishte nisur qysh pak vite mbas vdekjes së Titos. Por, gjithsesi, ajo kishte vijuar të dominohej nga federalistët deri nga fundi i viteve `80. Nga fundi i viteve `80 vetëm studiuesi hungarez Arday- u bë e dukshme që “bashkim vëllazërimi” zyrtar bazuar dhe ruajtur me territor të ashpër dhe indoktrinim komunist nuk ekzistonte më...Sikundër edhe në vendet e tjera socialiste, konfliktet midis kombeve e pakicave, që u u patën deklaruar të zgjidhura nga lenin, ose në rastin e Jugosllavisë në frymën e Titos, shpërthyen në sipërfaqe”.   

Proceset në Evropën Lindore mbas rënies së Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik vetëm e përshpejtuan krizën jugosllave dhe e futën atë në një impakt shumë problematik. Kriza e Jugosllavisë kaloi në disa faza të përgjithshme. Ajo filloi në vitin 1991 me shkëputjen e Sllovenisë, Kroacisë dhe Maqedonisë; vijoj me krizën e Bosnje-Hercegovinës që kulmoi në vitet 1994-1995, u ngrit sërish me krizën e Kosovës sidomos në vitin 1998-1999 dhe përfundoi si krizë me konflikte e luftëra në Maqedoni në pranverën e vitit 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat