Kisha sllave i hodhi benzinë zjarrit të luftës në Kosovë, dhe tani këndon këngën “kur ushtria kthehet në Kosovë”

Opinione

Kisha sllave i hodhi benzinë zjarrit të luftës në Kosovë, dhe tani këndon këngën “kur ushtria kthehet në Kosovë”

Nga: Beqir Sina Më: 7 shtator 2021 Në ora: 16:44
Beqir Sina

Shkrimi me përshtaje me kohën, është huazuar nga faktet që botoi gjatë luftës në Kosovë Raporti i Departamentit të Mbrojtjës Anxhensia e Informacionit USIA-s, e cila administrohej atë kohë nga Qeveria amerikane.

Të dielën, më 5 shtator, mitropoliti i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Joanikije u fronizua në Manastirin e Cetinjës me angazhimin e forcave të fuqishme policore, për shkak të protestave që janë përcjellur me incidente, në të cilat u lënduan rreth 60 persona. Protestat u organizuan nga organizatat dhe lëvizjet kombëtare malazeze, të udhëhequra nga subjekti më i fuqishëm opozitar, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), si dhe të mbështetur nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq. Përballë tyre, ceremonia në Cetinje u mbështet nga kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe për fat të keq dhe nga zv/Kryeministri Dritan Abazoviq, dhe një pjesë e ministrave të Qeverisë së Malit të Zi, të afërt me Kishën Ortodokse Serbe. Qeverinë aktuale e kanë votuar partitë kryesisht pro-serbe, të cilat fituan pushtetin në zgjedhjet e gushtit të vitit të kaluar dhe pas tre dekadash zëvendësuan DPS-në e Gjukanoviqit. Mandati i Gjukanoviqit, si kreu i shtetit, zgjat deri në maj të vitit 2023.

Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Haverford Pensilvani: Anëtarët e Kishës Ortodokse Serbe dhe qeveria ish-jugosllave ishin duke bërë një akuzë të rëndë. Ata pretendonin gjatë luftës në Kosovë se NATO-ja ishte duke bombarduar Manastiret e mëdha ortodokse serbe që datojnë në mbretëritë serbe të mesjetës.

Ueb-sajti i Institutit të qeverisë së Beogradit, athere për mbrojtjen e monumenteve të kulturës të Serbisë tregonte fotografi manastiresh gjysmë të dëmtuara nga goditjet ajrore të NATO-s, duke përfshirë edhe dy hapësira të zeza me fjalën"të shkatërruara" që shkruhet në to në mënyrë kobndjellëse. Faqja e internetit e Kishës Ortodokse Serbe, e titulluar "Bombardimi i vendeve të shenjta serbe" ka qenë gjatë luftës edhe më provokues. Në këtë faqe tregohej një hartë me faltoret më të mëdha serbe në Kosovë, me ikona që tregojnë shpërthime bombash në secilën prej tyre, sikur bombat e NATO-s të kenë rënë drejt e mbi to. Rëndësia fetare dhe historike e Manastireve në Kosovë -- një zonë që disa e quajnë "Jeruzalemi Serb" -- bën që pretendime të tilla të kenë një efekt të madh, veçanërisht në vendet me popullsi të mëdha të krishtere ortodokse(Rusi, Greqi, Rumani). Kështu që kërcënimet ndaj qendrave të shenjta simbolizojnë kërcënimet ndaj popujve që i vlerësojnë ato.

Megjithatë, në ato faqe të internetit nuk jepej asnjë provë për të përligjur etiketimet "të shkatërruara" apo titullin "Bombardimi i vendeve të shenjta serbe". Faqet paraqesnin fotografi të monumenteve përpara shkatërrimit të supozuar, por asnjë pamje të dëmtimeve që ata pretendonin se janë shkaktuar nga NATO-ja -- me përjashtim të figurave me të çara muresh që mund të jenë shkaktuar nga çdo gjë. Autoritetet serbe nuk kanë ngurruar të tregojnë detaje grafike të shkatërrimeve civile të shkaktuara nga bombat e NATO-s të rëna gabimisht. Sikur NATO-ja të kishte bombarduar manastiret, pamjet e rrënojave do të ishin transmetuar në të gjithë botën.

Këto akuza kundër NATO-s janë bërë qëllimisht të ngjashme me akuzat e nacionalistëve serbë të vitit 1986 se shqiptarët e Kosovaës po shkatërronin Manastiret. Këto akuzë gërshetoheshin me pretendime të tjera zjarrvënëse se shqiptarët e Kosovës na paskan qenkan emigrantë të paligjshëm që duhen dëbuar; se shqiptarët kanpërdorur natalitetitn si mjet për të kryer një "gjenocid demografik" kundër pakicës serbe të Kosovës; dhe se na paskan kryer përdhunime të grave serbe në masë. Më 1986, peshkopët ortodoksë serbë i përsëritën këto akuza duke pretenduar se kundër serbëve të Kosovës, po kryhej një genocid. Të njëjtat akuza u përsëritën në të famshmin "Memorandum" të shkruar nga disa intelektualë serbë që sulmonin kushtetutën jugosllave dhe autonominë e Kosovës. Në këtë mjedis të nxehtë, Slobodan Milosheviçi, "kërceu" menjëher në pushtet duke premtuar se do të mbronte popullin serb dhe vendet e tij të shenjta nga armiqtë e tij, duke sposuar shqiptarët mbasi i ksihte humbur dy lufta në Kroaci dhe Bosnje.

Cila është e vërteta e këtyre akuzave frikësuese?

Në Kosovë, qoftë nga shqiptarët, qoftë nga serbët, kanë ekzistuar fërkime e pakënaqësi reale dhe të dy grupet e kanë ndier veten të kërcënuara. Por gazetarët e pavarur serbë dhe punonjësit e të drejtave të njeriut kanë konstatuar se akuzat më zjarrvënëse kanë qenë kryekëput sajime. Nga një studim të fakteve të policisë në Kosovë, rezulton se në një vit të tërë ka ndodhur vetëm një përdhunim i një serbeje etnike nga një shqiptar. Po ashtu, gjoja shkatërrimi i altareve serbe doli se në të vërtetë kishte të bënte vetëm me raste të izoluara vandalizmi, me shkrime të pahijshme në mure apo me prerje pemësh në oborrin e kishës, gjë që ka të bëjë ndofta me krime të diktuara nga urrejtja, po kurrsesi me një asgjësim të organizuar genocidal të pretenduar.

Mirëpo akuza se shqiptarët na paskan praktikuar qëllimisht shkatërrimin e trashëgiminë fetare serbe ka gjetur jehonë, pavarësisht nga provat për të kundërtën. Kjo akuzë është mishëruar në një histori të mitologjizuar, në të cilën turqit otomanë dhe muslimanët ballkanas autoktonë paraqiten si të dalldisur nga dëshira për të çrrënjosur si serbët, edhe qendrat e shenjta serbe. Nacionalistët serbë e përsërisin pareshtur këtë akuzë -- pavarësisht nga mbijetesa e kësaj trashëgimie të mrekullueshme gjatë pesë shekujve të sundimit otoman mu në mes të fqinjëve shqiptarë dhe pavarësisht nga dëshmitë otomane që vërtetojnë mbështetjen e patriarkatit ortodoks serb dhe autorizimin e tij, për të ndërtuar e riparuar kishat serbe.

Për të kuptuar të gjithë potencialin e akuzave për shkatërrimin e manastireve, duhet të vëmë në dukje edhe simbolet e tjera që u bashkangjiten këtyre manastireve. Princi serb mesjetar, Llazari, është portretizuar si figura e Krishtit, dhe vdekja e tij në betejën e Kosovës më 1389 është paraqitur si "Golgota e Serbisë". Nacionalistët serbë kanë filluar të akuzojnë sot muslimanët e Ballkanit, se i kanë duart të lyera me gjakun e princit-Krisht Llazar. Në të njëjtën kohë, eshtrat e serbëve të vrarë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre ustashë gjatë Luftës II Botërore ç'varroseshin ritualisht nën trumbetimin e propagandës nacionaliste që i demonizonte të gjithë shqiptarët, muslimanët sllavë dhe kroatët si gjenocidistë të lindur. Koha mitologjike (1389), kujtesa historike (Lufta II Botërore) dhe akuzat e rreme për gjenocidin bashkëkohor shqiptar u janë bashkangjitur simbolikisht këtyre manastireve.

Në 28 qershorin lapidar të vitit 1989, në 600-vjetorin e betejës së Kosovës, reliket e Llazarit u brodhën solemnisht nga një manastir në tjetrin, derisa mbërritën në manasatirin e Graçanicës (një nga vakëfet që sot pretendohet se kanë qenë në shënjestër të sulmeve të NATO-s). Një turmë e pafund vështronte zbulimin e relikeve në manastir për të shkuar pastaj pranë fushës së betejës. Atje, një turmë akoma më e madhe prej një milion serbësh, dëgjoi fjalimin luftënxitës të Millosheviçit që vuloste planin e tij për të anuluar autonominë e Kosovës. Simbolet e demontuara me kujdes dhe të ekspozuara me një forcë të tillë ritualiste e teatrale u instrumentalizuan më pas në spastrimin e radhëve të ushtrisë jugosllave, në mbrojtjen e grupeve ekstremiste paraushtarake nga qeveria dhe në propagandën e mediave.

Në vorbullën e një psikologjie frike e tërbimi masiv, shoqëria serbe u radikalizua. Personi më popullor serb në ditët e sotme është krimineli i akuzuar për krime lufte, Arkani, dhe politikani serb më popullor është Vojislav Shesheli, një mbrojtës i hapur i asgjësimit të shqiptarëve të Kosovës dhe i të gjithë muslimanëve të Ballkanit. Dhuna e konceptuar për Kosovën fillimisht u materializua në konfliktet në Kroaci e Bosnje.

Në Bosnje, militarët serbë -- të nxitur nga akuzat për shkatërrimin e manastireve serbe -- asgjësuan vende të shenjta joserbe. U shkatërruan të gjitha xhamitë dhe vakëfet e tjera muslimane (mbi 1.400 të tilla), ndër të cilat përfshiheshin edhe disa kryevepra të klasit botëror të ndërtuara në shekujt e 15-të e të 16-të. Në disa qytete, të gjitha xhamitë u shkatërruan brenda një nate të vetme duke përdorur vënien e njëkohshme të dinamitit. Xhamia e Ferhat Pashait (1583) në Banjallukë u shpërthye me dinamit tri herë, rrënojat e saj u kthyen në pluhur me çekiçë shpimi dhe u transportuan me kamionë, për t'i mohuar bashkësisë muslimane të mbijetuar që ta gëzonte atë trashëgimi të përbashkët. Në qytetin e Foçës, kryevepra e shekullit të 16-të, e njohur si "Xhamia me Ngjyra", si dhe të gjitha vakëfet e tjera muslimane, u hodhën në erë dhe vendet bosh të tyre u kthyen në parkingje. Kur kryebashkiakët e rinj nacionalistë të Foçës dhe Zvornikut u pyetën se pse ishin shkatërruar të gjitha xhamitë, ata u përgjigjën se në ato qytete nuk kishte patur kurrë xhami.

Në rastin kur ushtria serbe nuk mund ta pushtonte dot një zonë, ajo vinte në shënjestër qendrat kulturore duke i goditur me artileri, kurse në Sarajevë dogji Institutin Oriental -- bashkë me koleksionin e tij të paçmuar me dorëshkrime arabe, persiane, turke e sllave -- si dhe Bibliotekën Kombëtare, që kishte patur mbi një milionë vëllime -- djegia më e madhe e librave në histori. Në tre vjet, militarët serbë çrrënjosën pesë shekuj të trashëgimisë muslimane të Bosnjes si dhe të gjitha dëshmitë se muslimanët dhe serbët i përkisnin të njëjtit qytetërim. Ndërkohë, manastiret serbe në Kosovë mbetën të pacënuara, ashti si dhe janë edhe sot si dëshmi, që siç u kishin rezistuar shekujve të tërë nën sundimin otoman dhe fqinjëve shqiptarë.

Mirëpo tani po dëgjojnmë akuza të ngjashme zjarrvënëse se NATO-ja, dhe UÇK-ja na paskan duke bombarduar e shkatërruar manastret serbe. Në të gjithë këtë histori për manastiret, ne priremi të harrojmë se edhe bashkësia shqiptare ka qendrat e veta muslimane e katolike, që i gjetën pas luftës në 1999, të bombarduara dhe të shkatërruara. Qendrat muslimane përfshinin xhamitë, medresetë (shkollat fetare, shpesh të pajisura me biblioteka dorëshkrimesh), teqetë (vakëfe dervishësh), tyrbetë (mauzoleume, shpesh qendra pelegrinazhi) hamamet (komplekse banjash për burra e gra) dhe pazaret (shpesh të ndërtuara pranë ndonjë xhamie për të nxitur kontributet e përshpirtshme). Shumë prej tyre ishin nga ato që datojnë në shekullin e 15-të e të 16-të.

Refugjatët kosovarë të intervistuar në kufi, kur nisi lufta në 24 Mars 1999, shpesh sillin njoftime që përputheshin me njoftime të tjera se kishin parë me sytë e tyre se si u ishin shkatërruar xhamit dhe vakëfet në Kosovë. Në Kishat katolike shqiptare, ushtria serbe dhe miltarët ushtronin presion dhe i mbanin të rrethuar edhe vetëm se ishin shqiptare i shikonin me syrin e urrejtjes. Ashtu si në rastin e Bosnjes, dëshmi të tilla nga Kosova, gjatë dhe pas luftës dolën se ishin tmerrësisht të vërteta.

Regjimi i Beogradit, jo më kot me ndihmën e ushtarve rusë nguli këmbë, se forcat serbe duhet të qëndronin në Kosovë, gjoja për të mbrojtur Manastiret. Por fakti se Manastiret serbe mbijetuan gjatë pesë shekujve pa ushtrinë e Milosheviçit dhe forcat e policisë speciale, botës i treguan të kundërtën. Në Kosovë, popujt joserbë dhe monumentet nuk kanë parë asnjë sulm, edhe pse nën "mbrojtjen e monumenteve" nga regjimi i Beogradit. Që nga viti 1986, nacionalistët serbë e kanë manipuluar shqetësimin për vendet e shenjta për të motivuar, përligjur e zbatuar "spastrimin etnik" dhe asgjësimin e monumenteve artistike e fetare joserbe shekullore. Duke shfrytëzuar Manastiret serbe dhe trashëgiminë serbe, ata kanë synuar të nxitin urrejtjen e dhunën, kanë shpërshenjtëruar një trashëgimi serbe të madhe.

Të gjitha vendet e shenjta në Kosovë, edhe sot mbrohen nga një forcë shumëkombëshe që të përfshijë paqeruajtës nga vende me popullsi të mëdha ortodokse(grek e rumunë). UNESCO dhe organizatat e tjera kan vite që'i mbikëqyrin ato dhe të katalogojnë çfarëdo dëmtimi. Shkatërrimi i qëllimshëm i monumenteve dihet që penalizohet në Hagë si krim lufte. Por, deri sot nuk kemi parë ndonjë gjyq kundra shqiptarëve për pretendimin e Beogradit, se shqiptarët na paskan shkatërruar manastiret serbe në Kosovë.

Sa për ushtrinë, milicinë, policinë speciale dhe paraushtarakët e Beogradit -- bota ka parë boll se çfarë "mbrojtjeje monumentesh" kanë bërë, në Kosovë.

Autori i këtij studimi ka qenë, 22 vjet më parë një nga personalitetet me të njohura të kësaj fushe në Amerikë . Ai është Majkëll Sellz, autori i librit "Ura e tradhtuar: feja dhe gjenocidi në Bosnje", botimi i dytë, 1998. (Ish - profesor i feve krahasuese në Kolegjin Haverford, Pensilvani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat