Manipulimi i votimeve – veprës penale e kualifikuar

Opinione

Manipulimi i votimeve – veprës penale e kualifikuar

Nga: Prof.Dr.Kadri BICAJ Më: 7 shtator 2021 Në ora: 17:04
Prof.Dr.Kadri BICAJ

Çdo qytetarë që ka të drejtë të votojë, shpreh bindjen e fortë duke votuar dhe është e drejtë e secilit për të shfaqur mendimin në kohën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17.10. 2021. Del në votim, jep votën e vet në qendrat e votimit i cili votim është i garantuar me ligj. Votimet janë kategori kushtetuese si e drejtë themelore që janë paraparë në nenin 45 Kapitulli II-të i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes) dhe mbrohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës në fuqi në Kapitullin e XVIII-të, veprat penale kundër të drejtave të votimit nga neni 207-217.

Sipas nenit 5 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, lidhur për të drejtën për të votuar, çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje në përputhje me këtë ligj nëse i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej kritereve vijuese:

a) është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Qendror Civil;

b) banon jashtë Kosovës ose ka lëshuar Kosovën në apo pas 1 janarit 1998, me kusht që t’i plotësojë kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar i Kosovës; apo c) ka fituar statusin e refugjatit, siç është përkufizuar në Konventën Lidhur me Statusin e Refugjatëve të 28 korrikut 1951 dhe Protokollin e saj të 16 dhjetorit 1966, në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës dhe neni 29 që ka të bajë me Përshtat-shmëria/Aftësia e Kandidatit, ku thuhet se; gjykatës apo prokuror në Kosovë ose gjetkë; pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës;pjesëtar i Policisë së Kosovës;pjesëtar i Shërbimit Doganor të Kosovës; pjesëtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë etj,.. etj,... Sipas këtij Ligji, del se një person nuk mund të kandidojë në zgjedhje nëse është gjykatës apo prokuror, nëse e drejta për të qenë kandidat i është hequr përmes një vendimi të gjykatës dhe nëse është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale dhe ka vendim të plotfuqishëm në tri vjetët e fundit.

Sa i përket Kodit Penal i Republikës së Kosovës (KPRK-së) i cili kod, mundëson ndjekjen dhe gjykimin e drejtë të të gjitha formave të veprave penale të manipulimit të zgjedhjeve. Republika e Kosovës nuk duhet të ketë probleme esenciale me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 17 Tetor 2021..

Ky kod mbetet baza e legjislacionit penal për sanksionimin e veprimeve të jashtëligjshme të votimeve në zgjedhje, i cili u ka kushtuar rëndësi të veçantë atyre veprave penale, të cilat janë përcaktuar në nenet 207-217. Këto nene sanksionojnë veprimet inkriminuese ndaj të gjithë personave të cilët në çfarëdo mënyre pengojnë votuesit, që të ushtrojnë të drejtën e votës, ndërmarrin çfarëdo veprimesh korruptive për të vënë dike në shërbim të tij, përdorin dhunë në ditën e votimit, votojnë disa herë të njëjtit votues, zbulojnë votën e fshehtë, mashtrojnë në votime dhe asgjësojnë dhe falsifikojnë në forma të ndryshme dokumentet e votimit.

Bazuar në format e veprave penale kundër të drejtave të votimit, ligjvënësi në KPRK-së, veprat penale i ka kategorizuar tek veprat penale kundër të drejtave të votimit. Dënimet e parapara në këto dispozita ligjore parashohin dënime me gjobë, dënime me kusht dhe dënim me burgim efektiv deri në pesë (5) vjet.

Kryesi i këtyre veprave penale mund të jetë çdo person fizik dhe juridik, i cili në forma dhe mënyra të ndryshme kundërligjore është në gjendje të kryej dhe të veprojë për të pamundësuar realizimin e të drejtës të zgjedhjeve.

Votimet janë të shenjta dhe në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar ndonjë formë e manipulimit të votimit në të kundërtën kryhet disa forma të kualifikuara te veprës penale të cenimi i fshehtësisë së votimit, mashtrimi në votime dhe asgjësimi i dokumenteve të votimit.

Në pajtim me dispozitat ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës janë parapar 11 forma të veprave penale dhe sanksionimet për ato vepra penale me sa vijon:

Çdo qytetar që ka të drejtë të votojë për zgjedhjet lokale, shpreh bindjen e fortë duke votuar dhe është e drejtë e sëcilit për të shfaqur mendimin në kohën e zgjedhjeve që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti. Del në zgjedhje, jep votën e vet për zgjedhjen e dikujt në qendrat e votimit i cili votim është i garantuar me ligj dhe mbrohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ky kod mbetet bazë e legjislacionit penal për sanksionimin (dënimin) e veprimeve dhe mosveprimeve të jashtëligjshme në zgjedhje nga personta e ndryshem, i cili u ka kushtuar rendësi të veçantë këtyre veprave penale, duke i përcaktuar në Kapitullin XVIII si kapitull i veçantë në nenet 207-217. Këto nene sanksionojnë veprimet dhe mosveprimet ndaj të gjithë personave, të cilët në çfarëdo mënyre pengojnë votuesit që të ushtrojë të drejtën e votës me të drejtën e zgjedhjës, ndërmarrin çfarëdo veprimtarish korruptive për të vënë ndonjë votues në shërbim të tij, përdorin dhunë në ditën e votimit, votojnë disa herë të njejtit votues, zbulojnë votën e fshehtë, mashtrojnë në votime dhe asgjësojnë dhe falsifikojnë në format e ndryshme dokumentet e votimit.

Ja disa nga format e kualifikuara të veprës penale nga neni 207 deri të neni 2017 i KPRK-së.

1. Cenimi i së drejtës për të kandiduar-neni 207 i KPRK-së është vepër penale që konsiston në parandalimin apo pengimin e një personi për tu kandiduar në zgjedhje dhe mohim i së drejtës të shtetasit për të qenë i zgjedhur. Në paragrafin 2 të nenit në fjalë është paraparë forma e kualifikuar e veprës penale dhe konsiderohet se ekziston, nëse kryesi gjatë kryerjës së kësaj vepre penale përdor forcën ose kanosjen dhe dy vepra penale themelore.

Forma e parë e kryerjes së kësaj vepre penale ekziston me përdorimin e dhunës dhe forcës,kanosjes serioze me kërcënim ose në mënyra të tjera detyrohet votuesi ose në atë ndikohet që në zgjedhje ose mos-dalje në zgjedhje për të votuar bëhet apo kryhet trysni kundrejt votuesit duke ushtruar forcën ndikon në votuesit që të votojnë në mënyrë të caktuar ose mos të votojnë në zgjedhjet – gjë që këtë formë të veprës penale kamerat e vendosura në vendvotime nuk mund ta regjistrojnë. Si mënyrë e kryerjes së veprës penale Kodi përmend: përdorimin e dhunës, kanosjen, forcën, kërcënimin ose ndonjë formë tjetër të detyrimit apo shtrëngimit ndaj votuesit që të votoj pa vullnetin apo dëshirën e vet që të votohet ky apo ai kandidat. Kuptimet e fjalëve forcë dhe kërcënim duhet t’i kuptojmë në kontekst të dispozitave të përgjithshme të legjislacionit tonë penal. Vepra penale Cenimi i së drejtës për të kandiduar, dënohet me burgim prej 6(gjashtë) muaj deri në tre (3) vjet

1.2. Kanosja e kandidatit nga neni 208 i KPRK-së në paragrafin 3 të këtij neni e karakterizon forma e kualifikuar e kësaj vepre penale. Këtë vepër penale e kryen kushdo që në mënyrë të kundërligjshme detyron ndonjë kandidat që të tërheq kandidaturën e tij. Seriozisht kanos personin me qellim të frikësimit, të ndjenjës së pasigurisë, përkatësisht të shqetësimit të madh dhe si kryerës i kësaj vepre penale mund të jetë çdo person dhe e cila vepër penale mund të kryhet vetëm me dashje dhe dënohet me burgim prej 6(gjashtë) muaj deri në tre (3) vjet.

1.3. Forma e kualifikuar e veprës penale është edhe Parandalimi i ushtrimit të së drejtës së votimit (neni 209 i Kodit Penal) në të cilin nen shprehimisht thuhet:”Kushdo që gjatë ushtrimit të detyrave që i besohen atij lidhur me votimet në Kosovë dhe me qëllim të pengimit të ushtrimit të së drejtës së votimit të personit tjetër në mënyrë të paligjshme nuk e regjistron personin e tillë në listën e regjistrimit të votuesve ose në ndonjë mënyrë tjetër e pengon dhe e manipulon personin tjetër në ushtrimim e së drejtës së votës dënohet me gjobë apo me burgim deri në një (1) vit”. Kjo vepër penale si formë e kualifikuar e veprës penale ekziston në rastet kur kryhet nga personi që ka të bëjë me zgjedhjet dhe si e tillë del nga cilësia e kryesit të veprës penale. Ai është personi, i cili kryen disa detyra rreth zgjedhje sikurse që janë rastet e lejimit të votimit përmes fletëvotimeve të botuara në gazeta,fotokopjeve të tyre si dhe përmes fletëvotimeve të nxjerra nga interneti me të cilën formë nga personi fizik apo juridik kryhet vepra penale,me ç’rastë kjo vepër penale konsiderohet edhe si keqpërdorim i detyrës.

1.4. Sa i përket veprës penale – Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, nga neni 210 i KPRK-së me rastin e votimeve, sipas këtij neni shkelet e drejta themelore e votimit që mbrohet me Ligj, dhe siguria e çdo personit me të drejtë vote që të përcaktohet me rastin e zgjedhjeve. Kjo vepër penale kryhet me dashje në formë alternative, andaj kemi dy forma të kësaj vepre penale ku sipas formës së parë është kur kryesi me përdorimin e dhunës ose kanosjes serioze ndikon në vullnetin e lirë të votuesit që të votojë për kandidatin e caktuar, ndersa forma e dytë e kësaj vepre penale kryhet me keqpërdorimin e varësisë ekonomike ose profesionale të votuesit që në shumtën e raste kryhet nga punëdhenësi madje edhe me mashtrime si një forme e detyrimeve.

1.5. Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve. – nga neni 211 kjo vepër penale ka dy forma të kryerjës së veprës penale. Vepra penale kryhet në detyrat dhe vendin e punës se besuar si detyrë zyrtare gjatë zgjedhjeve nga personi që kërkohet të mbrohet ligjshmëria e ushtrimit të detyrave zyrtare të cilit person i është besuar detyra gjatë zgjedhjes. Për këtë vepër penale në pajtim me nenin 211 të KPRK-së, ndaj personit që konstatohet se e ka kryer këtë vepër penale dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në pesë (5) vjet”. Nga kjo konsiderohet se vepra penale është kryer nga personi zyrtar e cila vepër kryhet me dashje direkte dhe se ekziston kur kryhet nga personi zyrtar në ushtrimin e detyrës lidhur me zgjedhjet. Sipas formës së parë kjo vepër penale kryhet nga personi zyrtar duke e keqpërdor poziten,detyrën apo autoritetin e tij ndersa sipas formës së dytë kryhet nga personi zyrtar duke ndikuar që ndonje votues të hedh ndonje votë të pavlefshme,duke penguar ndonjë votues në votime,etjera-etjera. Cilido person fizik apo juridik që kryen këtë vepër penale,denohet me gjob dhe me burgim prej 2 (2) deri në pesë (5) vjet

1.6. Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin. – Me veprën penale të dhënies se ryshfetit nga neni 212 i kodit, rrezikohet ligjshmëria e votimeve që kryhet nëpërmjet ryshfetit. Kjo vepër penale dyshohet se kryhet para mbajtjes se zgjedhjeve, gjatë mbajtjes se zgjedhjeve dhe pas kryerjes së zgjedhjeve për interesat dhe ndonjë përfitim që pritet ta realizojë me forma ndërmjetësimi që kryhet në mënyra të ndryshme. Për këtë formë të veprës penale sipas nenit 212 paragrafët 1-6 të KPRK-së nëse vepra penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare në lidhje me votimin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet” një dënim mjaftë i lartë me minimum tre(3) vjet e maksimumi i denimi pesë(5) vjet.

1.7. Keqpërdorimi i të drejtës së votimit. – Po ashtu për këtë vepër penale (sipas nenit 213 të kodit, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet” një dënim mjaftë i lartë nga veprimet e kryerjës që janë pëecaktuar në mënyrë alternative. Kryhet nga personi, i cili në votime, voton në vend të personit tjetër ose në ato votime voton më tepër se një herë (disa herë) dhe shfrytëzon më shumë se një listë votimi në zgjedhje.Këtë vepër penale e karakterizon disa forma të kryerjës së veprës penale.

1.8. Pengimi i procesit të votimit. - Kjo vepër penale mga neni 214 kryhet në disa forma tjera të kunderligjshme si p.sh., shlyerja nga regjistri i votimit, vënia ose mbajtja në lajthitje e votuesit i cili duhet të regjistrohet në regjistrin e votuesve, përdorimi i dhunës apo i kanosjes me qëllim që të pengohet regjistrimi në listën e votuesve. Për këtë vepër penale (sipas nenit 214 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës), kryes dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet

9.9. Cenimi i fshehtësisë së votimit. - Forma e kryerjes së kësaj vepre penale sipas nenit 215 të KPRK-së, qëndron me shkeljen e fshehtësisë të votimeve në zgjedhje e cila vepër penale mund të kryhet në forma të ndryshme p.sh., duke i shënuar më pare fletëvotimet nga ana e anëtarit të Këshillit Qendror Zgjedhor kështu që ta ketë më lehtë për t’i numëruar votat në vendvotime, ose kur personi tjetër në force ose me kërcënim tenton që t’i tregohet emri se për cilin voton e për cilin jo,etj. Kryerja e veprës penale cenimi i fshehtësisë së votimit, për këtë vepër penale parashihet dënimi me burgim deri në gjashtë muaj ndërsa, me përdorimin e dhunës, kanosjes serioze ose në ndonjë mënyrë tjetër kërkon nga personi të tregojë se për cilin ka votuar, kryesi i kësaj vepre penale dënohet me burgim deri në një vit sipas paragrafit 2 të nenit 115 të Kodit penal të Republikës së Kosovës dhe forma e tretë e kryerjes së veprës penale sipas paragrafit 3 të këtij neni është: ”Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij në zgjedhje ose në votim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet”.

1.10. Falsifikimi i rezultateve të votimit. - Falsifikimi i rezultateve të votimit mund të kryhet nëpërmjet fletëvotimit e cila për votime është letër me vlerë dhe kryhet në dy forma apo mënyra: me ndryshimin e numrit të votave të dhëna dhe me shpalljen e rezultateve të pavërteta të zgjedhjeve, d.m.th.,me shpalljen përmbyllëse përfundimtare të zgjedhjeve nëpërmjet votimit si zgjidhje dhe fund i votimeve të pa vërtetë. Kjo vepër penale kryhet vetëm me dashje, ashtu që për këtë vepër penale nga neni 216 paragrafi 1, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në tre(3) vjet. Ndërsa nga fakti se në paragrafin 2 të këtij neni, siç do të shohim është paraparë si formë e rëndë dhe specifike e kësaj vepre penale e cila konsiderohet se kryhet me falsifikimin e rezultateve të votimit ku për këtë formë të veprës penale thuhet: “Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet”. Vepra penale kryhet me ndryshimin e numrit të votave të dhëna, përkatësisht me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve me anë të votimeve, të cilat nuk i përgjigjen votimeve të shpallura. Kryesi i kësaj vepre penale mund të jetë vetëm personi apo anëtari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve.

1.11. Asgjësimi i dokumenteve të votimit.- Vepra penale kryhet në asgjësimin, dëmtimin ose fshehjen e ndonjë dokumenti në zgjedhjet e organizuara. Dokument i zgjedhjeve në këtë kontest konsiderohet fletëvotimet e votuara e cila fletë për votuesin është letër me vlerë dhe e shenjtë, pastaj procesverbalet e Komisionit Qendror të zgjedhjeve etj. Lëndë që i dedikohet votimeve është p.sh.,fletëvotimi i paplotësuar, formularët e ndryshëm të paplotësuar të cilat duhet ti plotësojnë anëtaret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve.Vepra penale është kryer kur dokumentet ose lëndët për zgjedhje të cilat asgjësohen, dëmtohen ose fshehën që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe sipas (nenit 217 paragrafi 1 dhe 2 të KPRK-së) forma e kryerjes së kësaj vepre penale kryhet në atë formë: ” Kushdo që asgjëson, fsheh, dëmton apo merr fletën e votimit ose ndonjë tjetër send apo dokument lidhur me zgjedhjet ose referendumin, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet; kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet”.

Në fund të gjithë ata që kanë fituar të drejtën e daljes në zgjedhje, të votojnë për ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë vlerat e tyre njerëzore sikurse që është nderi, shëndeti, miqësia dhe dija. Zgjedhjet të jenë të drejta duke votuar, sepse vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë Është një thënie latime ku thuhet: “Quidqiud discis,tibi discis” - (Çka do që punon, punoje me mend dhe ke kujdes në përfundim ). Pra, përmbajuni kësaj thënie. Mos lejoni që të ju merret kjo e drejtë e shenjtë sepse, e drejta merret aq sa lejoni Ju. Dilni në votim se vota e Juaj formon, krijon dhe ndërton shtetin me tri shtyllat kryesore:legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin.

Prishtinë, Shtator 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat