Zoti Abdixhiku, nëse drejtësia vepron e papenguar, mos u befasoni se çka do të del në sipërfaqe

Opinione

Zoti Abdixhiku, nëse drejtësia vepron e papenguar, mos u befasoni se çka do të del në sipërfaqe

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 10 shtator 2021 Në ora: 00:06
Albin Kurti, Lumir Abdixhiku

Unë që në fillim kam shprehur optimizmin, qoftë më dashamirësi, por para së gjithash me qëllim që LDK-ja të rikuperohet nga plagët e rënda, të cilat iu shkaktuan nga ata të cilët, në bashkëpunim jo vetëm në suaza të partive politike, por edhe si pjesë e koalicioneve. E kuptoj se si opozitë, është detyrë që qeverinë në pushtet ta mbani nën mbikëqyrje politike, për funksionimin e shtetit dhe riorientimin e qeverisë drejt angazhimeve si dhe vendimmarrjeve të duhura për interesa të qytetarëve.

Dikush po manipulon me gjendjen e rëndë në kushte pandemie, e cila me ardhjen e mërgimtarëve në atdhe pas një kohe të gjatë. Ata mu për hir të pandemisë, nuk e patën mundësinë t’i takojnë familjiarët dhe të dashurit e tyre vitin e kaluar. Por, pas përmirësimit të gjendjes me pandemi, u shtua fluksi që ndoshta edhe i iku kontrolli qeverisë, duke qenë të bindur se tani çdo gjë ka përfunduar.

Tani, si opozitë “progresive”, a ishit në nivel të thirrjeve të qytetarëve që të vaksinohen ku fatkeqësisht, mbi 130 mijë vaksina u deshtë të hedhën për mosshfrytëzimin e tyre që edhe pas kësaj situate, gjendja më vaksinat të llojit Pfizer, të cilat nga donacionet e arritura dhe ato të kontraktuara janë të mjaftuara edhe për fillimin e dozave të dyta.

Zotëri, ju përjetuat debakël në zgjedhjet e fundit dhe në vend së të nxirrni të vërtetën rreth rënies së lirë në humnerë, ju, si parti, ende jo që nuk e keni bërë analizën, jo vetëm jo transparente, por as brenda partisë në mënyrë kualitative, sepse, ishit pjesëmarrës në qeverisjen njëzetvjeçare në koalicion me PAN-in, e ngarkuar me akuza të rënda për krim, korrupsion, nepotizëm, deri te copëtimi i territorit të Republikës së Kosovës, përmes bisedimeve jotransparente të udhëhequra nga ish-presidenti i vendit e të cilit ia kishit bërë aminin edhe ju.

Kush e nënshkroi themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, kush nënshkroi dhe kush e realizoi faljen e 8200 hektarëve Malit të Zi. Kush u pajtua me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe pse, më parë ishit pajtuar në mbledhjen e Qeverisë për diçka tjetër, si bashkëveprues në koalicion me VV-në.

Kush nga partia e juaj, pra, edhe ju si parti, jeni pajtuar që të realizohet korrigjimi i kufijve apo ndarja e Kosovës sipas hartave dhe planeve, në të cilat ishin parapërgatitur qysh në vitin 2016, sipas marrëveshjes Vuçiq-Thaçi-Rama, me ndihmësit e tyre?

Bashkëpunimi i opozitës është i mirëseardhur ku janë pyetje veprimet për “riorientimin” e qeverisë, përderisa, ju jeni organizuar si opozitë që përmes financimit të mjeteve siç i quani ju të (dez) informimit ku për qëllim e keni të zhvilloni një fushatë denigruese pa u lëshuar në të vërtetat për çka llomotisni vend e pa vend, kohë e pa kohë, gjithkujt dhe askujt, vetëm që kjo Qeveri sa më shpejt të falimentojë.

Qeverisë, në vend se të merret me punët e saj, asaj i duhej t’i pastrojë keq menaxhimet, keq vendimet dhe keq udhëheqjes e ish-pushtetit, të cilin populli e largoi në mënyrë plebishitare, sepse për njëzet vjet këtij populli ia vendoset lakun në fyt.

Dhe kur qeveria përballët me gjendjen e rëndë të pandemisë, ju, sikur, po ndjeheni në përparësi për ta kritikuar dhe akuzuar, se kjo gjendje po ia “gërryen” dheun nën këmbë.

Qoftë nëse i shkurtoni, zgjateni ose edhe i shtyni zgjedhjet, nuk mund për një kohë kaq të shkurtër sovrani ta ndërrojë mendjen, vendimin dhe përcaktimin për një ndryshim, i cili me gjithë propagandën dhe opozitarizmin tuaj alla “Hyd Park i Londrës”, nuk do t’ia arrini që ta rikuperoni partinë sepse me ish-ideologjitë dhe keq qeverisësit të ish-udhëheqësve tuaj, përkohësisht dhe formalisht të “lënë anash” si “dëshmi e ndryshimit”, nuk i bindeni votuesit që t’iu kthehen.

Kush e nisi furishëm luftimin korrupsionin, tendero-maninë si formë e pasurimit të jashtëligjshme?

Kush ia ndali Serbisë turrin që t’u diktojë udhëheqësve të bisedimeve, çka të flasin apo mos të flasin?

Cilat tema t’i hapin e cilat t’i heshtin? Kush u pajtua që të amnistohet Serbia kriminale për gjenocidin e ushtruar në Kosovë?

Edhe një gjë. Ju po flitni se i keni informatat e “sigurta” se gjoja nuk po punohet më Administratën e Presidentit Biden, mund t’iu them se mos i dëgjoni ata sufler se nuk janë aq afër sa të kenë informata të dorës së parë.

Me gjithë optimizmin, të cilin e pata në fillim të marrjes së udhëheqjes me LDK-n, sepse, edhe pse nuk jam anëtar, jo vetëm i LDK-së, por i asnjë partie, edhe sot, dëshiroj që një LDK e themeluar nga arkitekti i pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i duhet Kosovës, por siç ishte dhe siç është momentalisht.

Për gjashtë muaj qeverisje, po e akuzoni sikur të ishte fushata për mandatin e dytë.

Ish-pushtetarët, pra, edhe nga partia juaj, janë në panik për përgjegjësit, të cilat i mbajnë në supet e tyre, të cilët në një shtet me gjyqësi të pa kapur, nuk do të mund të shpëtonin për padurimin, keqpërdorimin e parasë dhe pasurisë shtetërore.

Nuk ka më blej 3.5 euro arin, e shite 7000 euro. As partia e juaj, nuk ishte jashtë këtyre marifeteve.

Nëse drejtësia vepron e papenguar, mos u befasoni se çka do të del në sipërfaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat