Dinjiteti përballë legjitimitetit moral

Opinione

Dinjiteti përballë legjitimitetit moral

Nga: Hisen Berisha Më: 10 shtator 2021 Në ora: 09:59
Hisen Berisha

Në të gjitha rrethanat duhet mbrojtur parimi i sovranitetin jo vetëm i shteteve por edhe të partive etj. 

Pra, asnjë parti a shtet që vepron me rekomandime të ambasadorëve të krejt botes qofshin ata, nuk quhen të pavarur. 

DSHA e ka shpallur “non grata”, për të mos shkuar në USA , e jo për t’ia pamundësuar angazhimin politik, aq më tepër kur ka mbështetjen popullore. 

Sali Berisha është i zgjedhur i shqiptarëve me votë të lire dhe ka gjurmën e tij determinuese në demokracinë shqiptare.

E gjithë veprimtaria e tij me SHBA është bërë pas Gërdecit, i cili sipas zhurmuesve të mediave, po konsiderohet “casus beli” për statusin “non grata”, atëherë çka është kjo? 

A nuk tingëllon veprim me ndikim përfaqësuesish të politikave ditore apo ambasadoresh?!

Mos të harrojmë se këto veprime jo tradicionale të qeverisë amerikane janë të stisura nga SOROS jo vetëm në Kosovë por edhe nëpër botë dhe besoj se shpejt do vihen në veprim segmente inteligjente të shtetit amerikan. 

Pra kjo është e stisur nga, dhe politikë e SOROS, tendencë e eliminimit të nacional demokracisë shqiptare.

Vendimi i marr nga raporte të OJQ, Soros dhe hetimeve të qeverise Rama për spiunazh, e forcojnë dhe përligjin moralisht qëndrimin tradicional se Sali Berisha është Amerika midis shqiptarëve.

Për të,  Sali Berishën ka një diçka të pa pranueshme: ajo që kemi dëgjuar deri tani dhe zyrtarisht nga DASH është se vendimet e marra vijnë nga raportet e OJQ- ve dhe hetimi i brendshëm i qeverisë së Edi Ramës për korrupsion dhe veprim subversiv të spiunazhit, duke penguar Amerikën në ndërmarrjen e veprimeve për lëvizjen e kufijve, ndarjen e Kosovës nga Serbia dhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat