Ka ardhur koha ta shkëpusim zingjirin e korrupsionit!

Opinione

Ka ardhur koha ta shkëpusim zingjirin e korrupsionit!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:04
Skënder Mulliqi

Nëse diçka të “mirë” na ka sjellë Pandemia Globale, është se njeriu më shumë ka pasur kohë me u marrë me veten, me lexu ndonjë libër, me shiku seriale që kanë kaluar në monotoni, me u marrë me fb dhe rrjete tjera sociale të mbushura me shumë gjëra negative, se sa me gjëra pozitive. Po lexojmë se dikush nga njerëzit tanë të politikës po jetojnë në luks të madh, e po lexojmë edhe shumë se po përjetojnë përveç dros së madhe nga virusi që përditë po ndryshon forma, duke marrë shumë jetëra njerëzish, se mezi janë duke përballuar muajin nga kriza ekonomike gjithnjë e më e madhe në Kosovë.

Na janë shpeshtuar vdekjet nga virusi, na janë shpeshtuar vdekjet nga dhuna në familje si produkt i shfaqjes së pandemisë, e që po kalon dy vite që kur është paraqitur. Po dyshohet së është prodhim labaratorik, ngjashëm me një luftë tjetër të re botërore, e që mund të ketë edhe spekulime në këtë drejtim. Disa po merren me kriminalitet të llojeve të ndryshme, me mashtrime dhe me forma tjera antiligjore, deri te vrasjet.

Natyrisht se veprimet e mbrapshta bien ndesh me ligjin. Kur bëhet fjalë për jetën politike, ajo nuk po është shumë inspiruese, nuk është kreative dhe as dobiprurëse për qytetarët e lodhur me problemet e jetës. Shumë vite jetuam me regjime sadiste autokratike. Realiteti shoqëror dhe politikë nuk po shkon konform interasave shtetërore dhe nacionale. Kështu ishte deri më tash. Natyrisht se nga pushteti i ri pritet më shumë në të gjitha sferat e jetës dhe të punës. Duhet pranuar edhe faktin se po jetojmë më mirë se sa që po ia bëjmë hyzmetin punës. Është absurde të pritet që dikush tjetër të na zgjidhë problemet tona.

Por, edhe nuk pranohet e dhëna se disa nga njerëzit e politikës dhe të biznesit kanë bërë aq shumë pasuri, se nuk ka kush e as institucion përkatës që mund të iu numëron pasurinë. Kosova po thuaj se është kthyer në sistemin e agallarëve dhe bejlerëve të para shumë dekadave. Ka ardhur koha që zingjirin e korrupsionit të lartë, që ka bërë pasurimin e shumë njerëzve pa mund, ta shkëpusim. Punët jo morale e kanë pruar në deregje të keqe Kosovën. Mjaftë është aktruar në politikë, si në film, me jetën e njeriut tonë.

Nuk iu bëhet hallall shumë intelektualëve, të cilët po rrinë indiferent karshi zhvillimeve shoqërore dhe politike në Kosovë. Po bëhen sikur po jetojnë krjetësisht në një shtet normal, e që në fakt nuk është ashtu. Po heshtin edhe njerëzit e kulturës dhe të artit, duke e mundësuar dominimin e antivlerave, e që nuk justifikohet. Pasojat e një heshtjeje të tillë për një kohë të gjatë po shihen në të gjitha sferat e jetës. Gjithkah dhe gjithkund po rrethohemi me urrejtje, vrerë, frustrim e nga këto duhet të lirohemi nëse ia duam të mirën vetit dhe shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat