Pse Albin Kurti është lider shtetëror dhe nacional...?

Opinione

Pse Albin Kurti është lider shtetëror dhe nacional...?

Agron Shabani Nga Agron Shabani Më 12 shtator 2021 Në ora: 12:26
Ilustrim

Lideri i Vetvendosjes dhe fituesi absolut i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, z. Albin Kurti, dorën në zemër, për shkak të origjinës shqiptare të të parëve të tij nga Mali i Zi, gjatë këtyre vitëve të fundit, është përqeshur, injoruar, skizmatizuar, linçuar dhe injoruar shumë nga politika dhe politikanët e ndryshëm kosovar. E sidomos nga ish Presidenti Hashim Thaçi, i cili pa fije turpi, morali, ndërgjegjie dhe skrupujsh njerëzorë, Albin Kurtin në foltorën e parlamentit (kuvendit) kosovar dhe gjithandej, e quante shpesh "ardhacak ose muhaxher nga Vladimiri i Malit të Zi", "dezertor të luftës së UÇK-s, i cili ka refuzuar me ia kthyer pushkën Serbisë, kur ia ka ofruar Hashim Thaçi" etj...!

Pa i harruar këtu ofendimët, cinizmin dhe injorancën e Kadri Veselit, Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt dhe të tjerëve ndaj Albin Kurtit. 

Bile, edhe Ramush Haradinaj në vlugun e fushatës së fundit elektorale në Kosovë, gjithë cinizëm dhe injorancë ,asokohe e quajti Albin Kurtin "kosovar të mirë", duke e prolonguar ose injoruar dhe paragjykuar gjakun, gjenet dhe origjinën e pastërt shqiptare të Albin Kurtit. 

Mos të flasim këtu mbi aktët e dhunës ose maltretimëve të shumëta të "alienit" ose "ardhacakut" (muhaxherit)-Albin Kurti nga ana e policisë ose falangave private të filan politikanit dhe fistek partisë ose qeverisë kosovare për shumë vite me radhë!!!

Ndërkohë që ata që i thurin sot mite, epose, lavdi, diturame, elegji ose antologji të ndryshme Albin Kurtit, pasi i ka fituar zgjedhjet: Asokohe iu thurnin mite, epose, legjenda, elegji dhe enciklopedi të ndryshme Hashim Thaçit,  Kadri Veselit, Avdullah Hotit, Isa Mustafës dhe "patriotëve" të tjerë kosovar që e kishin miratuar dikur gjykatën speciale, të cilës mëse tepërmi ia panë "hajrin" Thaçi, Veseli, Krasniqi etj.

Me fjalë tjera, "patriotizmi i liderishit dhe popullit të ri kosovar" të ngjajnë në sciencefixion ose fantashkencë, sipas të së cilës, kinezët pos orizit, tashti e kanë shpikur ose zbuluar edhe virusin corona (covid 19)- për t'i kontrolluar ose monitoruar armiqt ose kundërshtarët e tyre ( që janë me të marrë ose me të paditur dhe nebulozë, se sa vet lidershipi ose aparati oligarkist i Partisë Komuniste të Kinës) me anë të mikroçipëve ose mikrosofëve të fshehur ose maskuar në materien ose substancat e ndryshme sanitare ose injektive-kundër Covid 19!?

Se sa janë "popull shtetformues dhe patriotik" kosovarët, tregojnë rastët e shumëta të shantazhit, komplotit, linçimit, spiunazhit ose kriminalizimit individual dhe kolektiv të UÇK-s nga ana e shumicës së popullit dhe politikës kosovare.

Duke besuar dhe shpresuar se "legjenda" ose "historia" e mesipërme mbi "shtetin dhe popullin e ri kosovarë" të mos u ngjajë analogjive ose apologjive të njohura mbi "shtetët" dhe "popujt" e dikurëshem "jugosllav", "sovjetik", "çeko-sllovak" etj. E sidomos etapave ose periudhave të egra të absolutizmit, kolonializmit, imperializmit etj...Duke menduar këtu në "Europe an the People Without History" ( "Evropa dhe popujt pa histori ose johistorik") ose " Europe and dhe New Colonial Ecquality" ("Evropa dhe baraspesha e re colonialiste") dhe kështu me radhë...!?

Të shpresojmë pra (pa besuar në menyrë të vërbër ose iluzioniste!) se "historia" e mesipërme mbi "shtetin dhe popullin e ri kosovarë" të mos jetë një "rastësi profetike" të cilën Zoti (Hyji) nuk deshti t'a në nënshkruajë?!

Ali Podrimja dikur e shkruajti një vjershë ose "poezi të madhe" me titull "Metohija është gjaku im që nuk falët" të cilën e zhdredhi në menyrë të zhdrejtë në "Kosova është gjaku im që nuk falet"! 

Ndërkaq, shokët tjerë kosovar të "shkollës serbo-jugosllave", atëbotë i thurnin legjenda dhe antologji të ndryshme letrare ose poetike "Shokut Tito në kali të bardhë" dhe "bashkim vëllazërimit jugosllav", si shoku Ismaj Kadare dikur që i ngriti permendore letrare shokut Stalin dhe ish BRSS-s.

 

Mbetët të shihet nëse "megaloshqiptari" ose "makropatrioti" Edi Rama së bashku me "mikrotradhëtarin" ose "milimikronin e vocër" dinak dhe komplotist, shokun Lulzim Basha, të jenë shqiptar të vërtetë, me gjene dhe gjak të pastërt shqiptari!?

 

Disave që e quajnë Enver Hoxhën homoseksual, peder ose pedofil: Po u thëm këtu hapur ose publikisht: "Shoqe dhe shokë, ose vëllezër dhe vëlleçka! Nëse, Enver Hoxha sipas jush paskësh qenë peder ose homoseksulal, atëherë edhe shumica e nënave (ëmave) të lidershipëve aktuale të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, kanë qenë të virgjëra.

Problemi kryesor qëndron dikund tjetër....

Tek 'vëllezërit serb, rusë e kinez, dhe misafirët ose malokët kosovar e tropojan të Edi Ramës dhe Lulzim Bashësh & Company....!

Për Edvin Ramën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe ca "burra" të tjerë të "shtetit" dhe "partive mëmë", disa thonë se nuk e dijnë në i kanë më të pasmet ose bythët e veta.

Nejse!

Filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.

Se këndejmi, për botën e sotme ( postmoderne ose ultrabashkohore) shqiptare, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.

Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike ose analitike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shqiptar ose kosovar" të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose'supërmenëve' të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik, të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as O.1 % të popullsisë së gjithëmbarëshme shqiptare.

Ndërkohë që zori (halli i madh) ose vullneti për të jetuar ose mbijetuar në "mbretërinë" ose "perandorinë" e tyre, mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente, dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara.

 Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste.

Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike etj...

Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të 'egove', 'superegove' ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. 

Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve tëndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendët tona mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve!

Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.

Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë mëtë pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të Rusisë, Kinës, Serbisë etj..për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, ëndërrat ose ilizionet e njohura "pentarkiste" ose caristo-revizioniste të Rusisë dhe "aleancës antiamerikane" mbi ndarjen (copëtimn) ose shkëputjen e SHBA-së në "Veriun e pasur" dhe në"Jugun e varfër ose të pazhvilluar", nuk kanë pushuar kurrë. 

Edhe sot e kësaj dite rusët dhe të tjerët, vazhdojnë të shohin "ëndërra të kuqe revolucionare", cariste ose "kontrarevolucionare" mbi ndarjen, përçarjen ose copëtim e SHBA-së. Respektivisht, supërfuqisë së vetme dhe kryesore të globit. Kjo sidomos pas shpërbërjes ose shkatërrmit të përgjithëshem dhe përfundimtar të ish 'perandorisë së kuqe' ruso-sovjetike apo 'mbretërisë së të keqës", siç do e quante dikur Presidenti Regan ish Bashkimin Sovjetik dhe "Traktatin e Varshavës". 

U mor veshë se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së njohur politike, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës, natyrës dhe karakterit" të poshtër dhe aq të ndyer (idiopatik, skizofrenik, violent, infantil dhe patologjik) të rusëve dhe të tjerëve-kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Edhe studimet dhe analizat e njohura shkencore ose politologjike, nuk ngelin tè izoluara, por, ato kthehen tek vlerat, parimet dhe postulimet e larta shkencore, morale, njerëzore ose humaniste. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. 

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Edhe "popujt qiellor" të Rusisë dhe Serbisë! 

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. 

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli, pocerrke ose bostoni) në kokën e tij, dhe i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se ish presidenti rusë, Boris Nikollajeviç Jelcin, me anë të desantit ose "marëshimit të papritur" të ushtrisë ruse ( para syve të Natos) në Prishtinën (Kosovën) e vitit 1999, e kishte për qëllim zhdukjen ose shfarosjen masive të shqiptarëve me anë të materialit radioaktiv ose armëve atomike, me rreze të mesme ose të vogël veprimi. 

Ndërkohë që edhe gjenerali anglez ose britanik (Xhekson) -asokohe e kishte refuzuar urdhërin e Komandantit suprem të Natos, Gjeneralit amerikan (me pesë yje)-W. Clarke, mbi sulmin ose bombardimin e trupave ruse nga forcat e Natos, duke i thënë gjeneralit amerikan (z. Klark) se :"nuk mund të niste (fillonte) luftën e tretë botërore për një grusht shqiptarësh etj..."!!!

Pas desantit ose "marëshimit misterioz" të ushtrisë ruse në afërsi të airoportit ndërkombtar të Prishtinës (me 1999)-kanë nisur ose filluar si të thuash të gjitha zezonat ose fatkeqësitë tjera për Kosovën dhe shqiptarët.... Ndarja e Mitrovicës (analige me ish murin e Berlinit dhe ndarjen e dikurshme të Gjermanisë), e ashtuquajtura "marrëveshja e Kumanovës" dhe ç'armatosja e UÇK-së, konflikti i përgjakshëm dhe heroik i Ramush Haradinajt me ushtarët rusë, tërheqja ose largimi i frikëshem (qyqar), misterioz ose enigmatik i trupave angleze dhe atyre gjermane nga Kosova, dislokimi i trupave franceze në veriun e Kosovës ose Mitrovicës, "zajednica"( dodik republika serbe) në Veriun e Kosovës, si dhe plot paradokse dhe anomali të tjera reaksionare dhe anakronike.

E tërë kjo në saje të ndikimit, influencës së Rusisë.

Ndërkohë që të gjitha palët biseduese ose participuese (kundër Kosovës dhe shqiptarëve): si duket kanè rënë dakord rreth dy çështjeve themelore ose esenciale (substanciale): Në Kosovë do të sajohej shpejt një "kauzë e re politike" e cila nuk kishte ekzistuar kurrë, ndërsa të dyja palët (Rusia dhe Natoja) do të nisnin menjëherë punën e ngelur përgjysmë- lidhur me shpërnguljen ose dëbimin masivë të komandantëve ose 'krahut luftarak' të UÇK-s nga pushteti, parlamenti ose polotika kosovare. Sepse, ashtu sipas tyre e kërkonin rrethanat ose aktualiteti i ri kosovar.

Me eliminimin e luftëtarëve ose komandantëve të UÇK-s nga parlamenti, pushteti ose politika kosovare, pos tjerash bëhej e pamundur zhbërja e paralajmëruar e tribunalit ose gjykatës speciale, si dhe vazhdimi i "politikës" dhe "filozofisë gandiste" ose pacifiste të LDK-së etj..me kompromise dhe koncesione të vazhdueshme ndaj Serbisë, në emër të interesave ose "partneritetit strategik" me SHBA-s, Perëndimin dhe Vatikanin etj. 

Asaj politike qyqare dhe tepër bizare ose bizantine, si duket i është bashkangjitur që në krye të herës edhe Selia e Shënjtë në Vatikan me instruksionet dhe direktivat paraprake të popave, vlladikave ose kalluxherëve të Serbisë dhe Rusisë.

(....)

Ç'është e vërteta, Albin Kurti dhe Vetvendosja, pas puçit ose grushtetit të njohur kundër qeverisë së tyre gjatë vitit të kaluar (2O2O) nga ana e LDK-s, PDK-s, AAK-s dhe Nismës: Me padurim pritën pë t'u rishfaqur me tërë 'kapacitetin, potencialin, intelektin, guximin, misionin, narracionin dhe vizionin e tyre liridashës, shtetformues ose patriotik' në muzgun ose buzëmbrëmjen e parë të abortit ose shkurorëzimit të koalicionit qeveritar në mes LDK-s, AAK-s etj., të kryesuar nga Avdullah Hoti.

Në "Politological’s Contribu­tion to New Global Chalenges" ( New Trend) si dhe në "International Perspectives on Global Science Policy and Science Diplomacy" dhe
kështu me radhe, mund t'i njohim (zbulojmë) dhe kuptojmë më mirë fenomenët, paradokset dhe anomalitë e mësipërme reaksionare dhe anakronike së bashku me formulat ose ekuacionet e komplikuara të sistemëve dhe pushtetëve të korruptuara, autoritsae ose totalitariste me shumë të panjohura dhe të papritura në sfond. 

Me fjalë tjera, armiqt me të rrezikshëm dhe kryesor, Kosova dhe shqiptarët i kanë në Rusi, si dhe brenda vetvetës së tyre!

U mor vesh se në Kosovë shkruhet dhe filtët shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme ekstatike ose ekstazike agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut individual dhe kolektiv. Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje nuk njihen dhe nuk pranohen faji, llogaridhënia ose përgjithësia personale (individuale) në raport me ngecjet, stagnimet, turbulencat, sfidat, paradokset ose deshtimet e ndryshme globale ose kolektive.

 Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej "egos", "libidos" ose vetkënaqësisë së pastër personale ose individuale që interferon dhe reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato "artificiale" që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia), politika, diplomacia etj.

Kështuqë sipas Frojdit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor, i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata. Prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat e tyre shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe minimale, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. E tërë kjo të ngjanë edhe në hilozoizëm ose në "instanca të larta" abstrakte, imagjinare ose fiktive ku liderët ose politikanët e ndryshëm (...) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit dhe janë të pavdekshëm ose absolut!

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat