A ishte veprim i drejtë i presidentes Osmani, shtyrja e zgjedhjeve lokale?

Opinione

A ishte veprim i drejtë i presidentes Osmani, shtyrja e zgjedhjeve lokale?

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:10
Adem Bytyçi

Rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publike duhet të respektohen.

Zonja Presidente Osmani, ka vepruar drejtë lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të Pandemisë Covid ‐19 -t dhe mutacionëve të tij.

Situata është alarmante në vend sa i përket numrit të vdekjeve dhe të infektuarëve nga Covid-19, po t'i mos i shtynte zgjedhjet lokale zonj.presidente shkalla e infekcionit të qytetarëve nga virusi Covid 19‐t, do të ishte në përmasa edhe më të mëdha dhe pa dyshim numri i vdekjeve të qytetarëve tanë nga kjo e keqe do ishte edhe më e lartë .

Eksprienca ka treguar se subjektet politike në situata të ngjajshme asnjëherë nuk i kanë përfillur këshillat e Institutit të shëndetit publik ,prandaj vendimi i zonj.Presidente për t'i shtyrë zgjedhjet lokale për një kohë më të përshtatshme është tërësisht i arsyeshëm dhe i drejtë .

Të gjitha ato subjekte dhe krerët e tyre të cilat nuk pajtohen me vendimin e Presidentës Osmani ,për t'i shtyrë zgjedhjet lokale për shkak të Pandemisë covid-19, dhe mutcionëve të viruesit Covid 19, më shumë i'u intereson pushteti se sa shëndeti i popullatës.

Së këndejmi: Nuk ka dhe as që mund të ketë politikë më humane dhe më të dobishme të një vendi, se sa mbrojtja e shëndetit të popullatës, duhet vlerësuar dhe përshëndetur vendimin e presidentês Vjosa Osmani Sadriu, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të përmasave vdekjeprurëse të trajtës Delta të virusit Covid - 19 dhe trajtës tjetër të virusit indian MU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat