Zgjedhjet e lira, vota e lirë dhe fati i ardhmërise sonë

Opinione

Zgjedhjet e lira, vota e lirë dhe fati i ardhmërise sonë

Nga: Ali Kelmendi Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:36
Ali Kelmendi

(Me të kthyer në Zvicër para dy ditësh, në bibliotekën time duke lexuar një libër të z. E. Wunderli,”Thyerja e paqës botërore” me pëlqeu një shkrim për “Zgjedhjet dhe vullnetin e lirë” dhe vendosa pjesërisht ta përkthej nga gjermanishtja dhe  t`ua lë në dorë lexuesve të mi dhe tjerëve para zgjedhjeve tona të ardhshme lokale)

Zgjedhjet e lira dhe vullneti i lirë në të shumtën e rasteve konsiderohën të njëjta, pasi që, kështu argumenton njeriu jokritik: se kush e ka vullnetin e lirë, duhet të ketë zgjedhje të lira, përndryshe kurrsesi nuk do të ketë zgjedhje.

Mbase ekziston një dallim në mes të zgjedhjes së lirë  dhe vullnetit të lirë.

Fjala “Zgjedhje” nënkupton kur votuesëve u është lenë në disponim, të bejnë njerën apo tjetrën, në mënyrë që ai të vendosë i lirë dhe të mos i nënshtrohet kurrfarë presioni apo dëtyrimi nga jashtë.

Votuesi duhet të votojë sipas mendjes së lirë të tij, si p.sh.  se ku do të jetojë, ku do të shkojë, çka do të hajë. Ta ketë të lirë se si do ta rregullojë banesën, çfarë rrobash do të veshë, ku do të shkojë në pushime, çfarë profesioni do të zgjedhë dhe kur dhe me kënd do të martohët etj.

Njeriu në jetë gjithnjë gjëndet para një akti para zgjedhjes apo vendimmarrjes. Pra, mund të thuhet se, jeta në të shumtën e rasteve ka kësi lloji të vendimeve përsonale. Edhe pyetja qëndron: Si i merr njeriu vendimet? Ҫka ndikon me marrjen e vendimit në raste të tilla? A janë ato ndjenjat? A është mendim i vetëdijshëm apo  zgjedhje e pa menduar?

Pse ndodhë kjo gjithnjë, a mund të jetë një lloj arti shpirtëror, një proces i mendimeve, i cili ndoshta nuk dëpërton deri në vetëdijën e përditshme. Zgjedhja  mbase mund t`i nënshtrohet ndikimeve shpirtërore, atyre të karakterit të njeriut apo ndikimeve instiktive dhe se për njerëzit është përparësi, ose nëse arsyet e një zgjedhje të tij i nënshtrohen ndonje analize. Njeriu i moshuar e posedon zgjedhjen e lirë, dhe -me këtë rast ai i shqyrton dhe analizon në mënyrë kritike rezultatet e zgjedhjes së tij, dmth ai mëson. Atëherë ai kupton, se cila zgjedhje është e vërtetë dhe cila ishte e gabueshme dhe me çfarë motivaconi ai kishte marrë vendimin, çka më në fund e vetëdijëson, që herave tjera ta shfrytezoj këtë përvojë dhe të merr vendime më të qelluara për zgjedhje.

Nuk ndodhë gjithnjë që njeriu të posedoj dhe të bejë zgjedhje të lira. Poashtu edhe shumë qenie të gjalla nuk e kan këtë aftësi.

Dija duhet patjetër të ketë deridiku një shkallë të zhvillimit dhe për një zgjedhje të lirë të jetë e përshtatshme.

Qeniet e gjalla primitive drejtohen krejtësisht nga instikti, që do të thotë nga shpirti krijues,  cili  paraqet çdo energji të intelegjencës, që është përgjegjëse për krijimin e të tëre universit dhe siç e quajmë dhe e pranojmë ne në jetën e përditëshme Zotin e Madherishëm. Ne, mund të themi: Përmes aftësisë së zgjedhjes dhe analizës se rezultateve të zgjedhjeve, njeriu isotëm mund të dalloj, se çka e shtyn atë të një rezultat i mirë apo i keq, dmth. do të thuhej që  njeriu- votuesi mund të mësoj përmes  këtij procesi mësimor ta zgjeroi dhe të sfidoi vetëdijen. Mund ta formulojmë edhe kështu: që përmes përvojes votuesi, duke iu falënderuar vendimeve që ka bërë qofshin ato të mira apo të këqija, ai zhvillohet gjithnjë lartë e më lartë edhe pse  në planetin tonë, bëhet zhvillimi në këte mënyrë dhe, mund ta pranojmë, se qellimi dhe kuptimi  i jetës në tokë është proces mesimi dhe i zhvillimit të mëtejmë.

Është e dukshme, se procesi i mësimit ec përpara shumë ngadalë. Në duam vetëm ta analizojmë vullnetin e lirë. A e ka njeriu në përgjthësi një vullnet të lirë? Ҫdo lloj vullneti është një forcë. Kush e ushtron këtë forcë, i drejtohet një objekti, dhe ndikohet nga ai. Një zgjedhje është thjeshtë një gjendje, e cila na drejton në një rrugë. Nëse ne nuk kemi kurrfarë zgjedhje, atëherë nuk marrim vendim dhe çështja prolongohet, gjërsa ne e shofim prap problemin para nesh. Vullneti qe kalon është dinamik. Ai është i kapshëm. Është një forcë, e cila paraqet një zhvillim të dukshëm, siç e ka arritur njeriu në kohë. Me fjalë të tjera: vetëm pak njerëz janë të aftë ta manifestojnë një vullnet të dobët, ndërsa të tjerët ia përkushtojnë vullnetin qellimeve më të larta dhe megjithate mendojnë që atë çka veprojnë u përshtatët  vullnetit të tyre.

Nëse e analizojmë, se çka njeriu mund të dojë, atëherë ne do ta kemi të qartë, që ai është një i burgosur i ndikimeve tokësore. Ai jeton në një planet, ku para se gjithash i nevojitet atij  dhe e shfrytëzon : dritën, ushqimin, ajrin, ujin, nxehtësinë, por nuk ika ne dorë. Trupi i tij e komandon vetën, funksionon dhe rritët automatikisht. Ai u përshtatët strukturave dhe kushteve klimatike edhe rrethit të tij ku jeton, gjë që nuk ështe akt i vullnetit të tij.

Me këte shofim, që liria e zgjedhjes dhe liria e vullnetit janë dy gjëra të ndryshme dhe duhen të mbahen njëra me tjetrën. Me e qelluar zgjedhjen është gjë e pastër selektive, ndërsa vullneti është vepër kreative dhe ka ndikim aktiv. Njeriut i lejohet dhuntia e zgjedhjes.

Fatkeqësisht shum ish liderë dhe udhëheqësa tanë të zgjedhur nga populli  nuk e kishin kuptuar leksionin, por qellimisht benin zgjedhje të gabuara. Nëse ata  ose masat popullore nuk i kanë verëjtur ato mashtrime gjër në minutën e fundit, atëherë populli do t`i bartë konsekuencat më të papërshtatshme për fatin dhe ardhmërinë tonë.

Pra, ora e vendimeve për zgjedhje të qelluara e të drejta, na qëndron para derës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat