Luftë e pastër apo luftë e drejtë?!

Opinione

Luftë e pastër apo luftë e drejtë?!

Nga: Dibran Demaku Më: 13 shtator 2021 Në ora: 13:56
Dibran Demaku

Ka kohë që flitet e shkruhet me të madhe se UÇK ka bërë luftë të pastër. Nuk dihet se kush e tha i pari këtë term, por kushdo që t’a ketë thënë, e ka thënë gabim.

Në historinë e njerëzimit ka pasur aq shumë luftra dhe konflikte të cilat pothuajse asnjëherë nuk janë quajtur më togfjalëshin: luftëra apo konflikte të pastërta (sepse një cilësim i tillë është i gabuar).

Nuk ka luftëra dhe konflikte të pastërta. Ka luftëra dhe konflikte të drejta dhe të padrejta!

Vet termi “luftë“ asocon në brutalitet dhe në diçka të keqe,ashtu siç asocon edhe termi konflikt në diçka brutale dhe të keqe.Dhe nëse është kështu,dhe kështu duhet të jetë, atëherë edhe togfjalëshi se UÇK ka bërë luftë të pastër është i gabuar. Është i gabuar sepse nuk ka luftë të pastër. Ka luftë të drejtë dhe të padrejtë!

Pra,UÇK dhe kombi shqiptar ka bërë luftë të drejtë, dhe për kë arsye edhe Bashkësia ndërkombëtare(vendet perendimore dhe NATO) janë rrjeshtuar në anën e tyre,duke bombarduar agresorin që ishte Serbia!

Andaj,ata që përfaqësojnë Republikën tonë në takimi të ndryshme ndërkombëtare, luftën e UÇK-së duhet ta quajnë më togfjalëshin:luftë e drejtë dhe asnjëherë luftë e pastër!

Dhe këtë për arsyen e thjeshtë, sepse “luftë të pastër“as nuk ka pasur ndonjëherë e as nuk do të ketë edhe në të ardhmen! Ka dhe do të ketë edhe në të ardhmen luftë të drejtë dhe të padrejtë!…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat