Antagonizmi shoqëror i përbuzjes së gjeneratave?!

Opinione

Antagonizmi shoqëror i përbuzjes së gjeneratave?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:13
Ismail Muqiqi

Mendësia konzervative me plotë ngarkesa të cilat janë shndërruar në oqean të energjisë negative, dhe të ngarkesave tjera me defekte patologjike me shekuj po e gërryejnë ndërgjegjen, karakterin dhe vlerat kombëtare të popullit shqiptarë. Gjatë periudhave historike gjenerata të tëra të intelektualeve, veprimtareve, patrioteve dhe politikajve të kohës puna dhe veprimtaria e tyre nuk është çmuar dhe vlerësuar sa duhet nga gjeneratat që erdhën pas tyre.

Dukuria, mentaliteti dhe egoja se historia fillon nga unë [apo nga ne] ishte dhe është botëkuptimi më tragjikë që i ndodhi kombit shqiptarë. Mjerimi edhe më i madh po manifestohet kudo në politikën aktuale të shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë si në Kosovë, Shqipëri apo Mal të Zi.  Rasti i fundit i ish liderit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berishës i cili ishte simbol i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri tani u përjashtua nga partia të cilën vetë e formoj.

Se politika shqiptare ishte në vazhdimësi e pa kordinuar dhe e pa harmonizuar tregon rasti i Driton Abazovicit i cili për tu zgjedhur nën kryetar i Qeveris së Malit të Zi u bë aleat me partitë proserbe të cilat janë kundër interesave të popujve të Ballkanit përkatësisht kundër shqiptarëve dhe Pavarësisë së Kosovës. Kësi shembujsh kemi në vazhdimësi duke filluar nga Edi Rama i cili e nënshkroi mini Schengenit Ballkanik me Aleksander Vuqiqin duke e futur Kosovën në sandviç – bllokadë. Po thuajse e njëjta politik e shqiptarëve të përqar është edhe në Maqedoninë Veriore.  

Antagonizmi shoqëror i përbuzjes të gjeneratave të kaluara duke atakuar çdo vlerë apo meritë është vetëm një nga karakteristikat më të dëmshme dhe denigruese për ardhmërinë e shqiptarëve.  Këto botëkuptime po reflektohen edhe në kohën e tanishme ndërmjet periudhave të ndërrimit të gjeneratave. Ky sindrom tragjikë po vazhdon edhe në kohën e demokracisë e cila hapi shtigjet e reja që njerëzit me karaktere të ndryshme të futen në politikë dhe të mirën me qështje madhore të shtetit dhe kombit.

Nëse e analizojmë të kaluarën e popujve të ndryshme qoftë në Ballkan apo Evropë faktet flasin se ndërrimet e gjeneratave si proces natyror i shoqërive u zhvillua në kontunuitet dhe vazhdimësisë të vlerave dhe të arriturave të gjithmbarshme të një shoqërie apo të një shteti. Sot në Kosovë është krijuar botëkuptimi, që nga familja deri tek maja e shtetit kundër kontributit dhe veprimtarisë të gjeneratave të kaluara. Kjo mënyrë e të menduarit e cila duke e atakuar sistemin e kaluar dhe gjeneratat të cilat dhanë shumë kontribut për të mirën e popullit dhe vendit shoqërinë dhe të ardhmen e saj po e dërgon në humnerë. Sot djali apo vajza rrallë here se ja pranon meritat babës për të kaluarën e ti. Kjo po ndodh në të gjitha instancat e shoqërisë, që nga pushteti lokal deri në institucionet më të larta të shtetit. Derisa popujt e shteteve për rreth krenohen me të kaluarën e gjeneratave të më hershme ne shqiptarët përplot me urrejtje dhe gjelozi e mohojmë dhe e atakojmë veprimtarin e të pareve tonë kësi shembujsh konkret mund ti gjejmë kudo në politikën Kosovare përmes të cilës liderët apo njerëzit që kanë hyr në politikë, vazhdimisht përmes deklarimeve të ndryshme politike, e atakojnë të kaluarën pa pasur asnjë argument. Më së miri kjo dukuri po shifet [po manifestohet] nëpër institucionet e shtetit në të cilat kanë depërtuar njerëzit e pa denjë, të cilët për ti ruajtur interesat e tyre karjeriste, vazhdimisht e fajësojnë të kaluarën dhe e mohojnë kontributin e gjeneratave të tëra të cilat punuan me përkushtim për të mirën e popullit.

Këto tendenca të cilat janë bërë agjendë e përditshme në politikën shqiptare në vazhdimësi e kanë goditur rrjedhën e historisë së lavdishme të Shqiptareve që nga periudha e Skënderbeut. Duhet theksuar se shqiptarët vetëm të bashkuar duke eskalitur historinë e lavdishme me shekuj të gjeneratave të kaluara mund ta ndërtojmë të ardhmen. Përqarjet duke u ndarë në klasa shoqërore për qëllime të errëta të interesit, grupor, klanor apo partiak e besa edhe regjional dhe krahinorë nuk do të na sjellin asnjë të mirë përkundrazi.?!    

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat