Ata që pohojnë se do të fitojnë shumë komuna në zgjedhjet lokale, do të zhgënjehen!

Opinione

Ata që pohojnë se do të fitojnë shumë komuna në zgjedhjet lokale, do të zhgënjehen!

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 shtator 2021 Në ora: 18:35
Adem Bytyçi

Edhe pse Instituti i Shëndetit Publik, rekomandon që të shtyhen zgjedhjet lokale të tetorit, për shkak të pandemisë, disa parti politike nuk duan të pajtohen me këtë  duke ëndrruar se, nëse tani mbahen zgjedhjet lokale do të fitojnë më shumë komuna.

Kur dihet se këto subjekte politike janë kryesisht ato të cilat në mënyrë katastrofale i humbën zgjedhjet e fundi të parakohshme parlamentare, vetëkuptohet se këto parti politike pa dyshim se do ta kenë të njëjtin fat si në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare.

Është e pamundur për të besuar se kaq shpejt do të ndryshojnë qëndrim qytetarët për t'i votuar ato subjekte politike të cilat i ndëshkuanë me votën e tyre plibishqitare në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare, duke i larguar nga pushtetit të pakënaqur me mënyrën e qeverisjes së vendit nga ana e tyre.

Sidoqoftë, ani pse dëshira dhe mundësia e subjekteve politike të cilat i humbën zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare janë dy gjendje emocionale diametralisht krejtësisht të ndryshme, për të fituar sa më shumë komuna në zgjedhjet lokale të tetorit, duhet të pajtohen me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, për t'i shtyrë zgjedhjet lokale sepse shumë më i rëndësishëm është shëndeti i popullatës në këto rrethana të rënda pandemiologjike, se dëshira  e atyre subjekteve politike për t'i mos shtyrë zgjedhjet me shpresën se do t'i fitojnë shumë komuna në këto zgjedhje lokale.

Më në fund, sugjerimet e ekspertëve të shëndetit publik janë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, ani pse disa subjekte politike e kanë të pamundur të pajtohen me këte nga dëshira që të fitojnë sa më shumë komuna në këto zgjedhje lokale, nëse sipas tyre këto zgjedhej të mbaheshin  tani ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat