"Samiti i Tiranës" dhe shkëlqimi ose brilanca e Albin Kurtit...

Opinione

"Samiti i Tiranës" dhe shkëlqimi ose brilanca e Albin Kurtit...

Nga: Agron Shabani Më: 15 shtator 2021 Në ora: 12:25
Agron Shabani

Syte ose reflektorët e shumtë shqiptar dhe ndërkombtar, dje ishin të kthyer kah Tirana, ku nën patronatin dhe kujestarinë e Kancalares së Gjermanisë dhe guas më të fuqishme të globit, Dr. Angela Merkel, u mbajt takimi (samiti) i liderëve të Ballkanit Perëndimor, me temën bosht të vazhdimit të "procesit të Berlinit" dhe integrimit eventual të shtetëve të Ballkanit Perëndimor në UE-së etj.

Ajo që të binte në sy gjatë "samitit" të djeshëm në Tiranë, pos figurës ose personalitetit të jashtëzakonshëm (monumental) të Kancelares gjermane, Dr. Merkel, ishin shkëlqimi ose brilanca e njohur intelejtuale dhe profesionale e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në atë takim (samit).

Se këndejmi, sipas politologjisë ose shkencave politike, elementët ose instrumentët kryesore dhe ambivalente që e shquajnë dhe bëjnë të veçantë një lider të lartë shtetror dhe nacional (si Kryeministri Kurti), pos tjerash janë intelegjenca, intelektualizmi, profesionalizmi, siguria dhe stabiliteti i përgjithëm, konsekuenca, narrativi (narracioni), ideali, vizioni, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe dinjiteti (digniteti) i tij së bashku me ruajtjen ose kultivimin e 'status quosë", gjegjësisht ekulibirit dhe balancës së jashtme, si dhe integrimi, postulimi dhe afirmimi i vlerave, idealeve dhe vizioneve të synara shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, liridashëse (çlirimtare), historike dhe patriotike, kulturore, shkencore, ekonomike dhe të tjera.

Kjo për faktin ose politika e lartë ose diplomacia, nuk janë vetëm "një grumbull" ideshë ose qëndrimesh të ndryshme elitare ose egalitare, të cilat as nuk duan të pohojnë dhe as të mohojnë gjithëçka ose çdo gjë në politikën e lartë shtetrore, nacionale ose internacionale. Përkundrazi, liderët ose politikanët e zgjuar, intelektual dhe intelegjent si Albin Kurti, e hudhin poshtë sëcilin mazohizëm dhe nihilizëm ekstrem ose radikal së bashku me "komoditetin" ose "ekskluzivitetin" e determinimit ose relativizimit praktik dhe teorik të popullit (kombit), shtetit, pushtetit, lirisë (çlirimit), pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të përgjithshëm shtetror dhe nacional në emër të dofarë "open ballkanash" ose "minishengenësh" të Edi Ramës dhe Alkesandar Vuçiçit & Company. 

Centrifuga ose boshti kurrizor i etikës shtetrore, nacionale, qeveritare, politike ose diplomatike të Albin Kurtit, parasegjithash meshtetët ose ndërtohet tek aftësia ose zgjuarsia e e njohur intelektuale dhe profesionale për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve, idealeve dhe vizioneve të njohura shkencore dhe humaniste, respektivisht, shtetrore, nacionale, çlrimtare ose patriotike etj.

Ndërkaq, për të nxjerrur ose mësuar diçka nga skena, panorama ose mozaiku i përgjithëshem shqiptar ose kosovar, në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, do i kisha futur edhe dallimet esenciale ose substanciale në mes analizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike dhe interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera.

Kosova dhe shqiptarët, pos problemëve të tjera jetike ose ekzistencialiste, e kanë edhe çështjen ose problemin e madh, kardinal, kolosal ose kolateral të dialogut (monologut) të imponuar me Serbinë, ku shtetit, politikës dhe diplomacisë së Kosovës, pos tjerash iu nevojitet figura stoike, kompente, konsekuente, intelektuale, profesionale dhe intelegjente, e jo figura ose personalitete qyqare, hamletiane, makiaveliste ose don kishotike që falin ose nënshkruajnë gjithëçka pa fituar asgjë.

Filozofia dhe psikologjia politike, pos tjerash na ndihmojnë për të mësuar dhe kuptuar se liderët e disiplinuar, intelektual dhe intelegjent si Albin Kurti, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. 

Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse Kosova dhe Serbia (Ballkani)-janë larguar përfundimisht nga kursi (opsioni) luftarak ose ushtarak.

Ndërkohë që industria ose teknologjia ushtarake ose luftarake e Serbisë, gjatë kohëve të fundit kanë njohur (shënuar) rritje dhe përforcim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Serbinë njerën prej vendëve me të rrezikshme ose luftënxitëse në të gjithë rajonin dhe kontinentin tonë.

Në këtë sfond edhe ndihmat dhe kontributët e ndryshme industriale, finansiare dhe ekonomike të Bankës së Bashkuar Europiane ose asaj Amerikane, si dhe bankave të tjera nacionale ose internaionale për Serbinë, kanë qenë më të lartat në rajon. Shtoja këtu edhe ndimhmat ose investimët e njohura finasiare, tregtare, industriale, ekonomike dhe ushtarake (luftarake) të Rusisë në Serbi.

Një digresion:

Kina me plotë të drejtë sot (për çastin ose momentin) mund të quhet superfuqi ose megafuqi ushtarake dhe ekonomike e globit.

Ndonëse, me tepër se 7O % e makinave ose pajisjeve të ndryshme në kuadër të industrisë ose teknologjisë së lartë kineze, e kanë licencën dhe protokolin e Gjermanisë (Made in Germany). Në Rusi, Turqi dhe vende tjera gjithashtu.

Në Kosovë dhe Shqipëri, ndërkaq (për fat të keq) jo!!!

Atje dominon tregu dhe kapital turk, rusë ose kinez.

Çka (çfarë) do thotë kjo...?!

Kjo do thotë se edhe "rruga" e mundshme e anëtarësimit të Kosovës dhe Shqipërisë në UE-s, sipas shumë gjasave do njohu sfida ose provokime të reja determinante dhe paradigmatike në kuptimin e "dialogut" ose koncesioneve (kompromisëve) të Kosovës ndaj Serbisë etj.

Pse (përse) dhe si?, ngelët të shohim në të ardhmën (....).

Do cekur në fund se zemra dhe mushkëritë e shtetit dhe ekonomisë së fuqishme gjermane, përveç gjigantëve të njohur industrial ose teknologjik në këtë vend të madh, janë edhe firmat ose sipërmarrësit e mesëm me nga 5O-deri në 5OO të punësuar që këtu janë me qindra mijëra ose miliona sipërmarrje ose firma të mesme.

U mor vesh se duke filluar që nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avansuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik. 

Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. 

Në këtë kontekst, Europa po kërkonte rregulla dhe standarde ose trende të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”,sipas vizionëve të famshme të Dr. Angela Merkel.

Se këndejmi, një vit pasi kriza finansiare dhe kredidhënë e kishte kapluar ose pushtuar Europën, vëmendja e liderëve ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes.

Ndërkohë që kriza asokohe nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe në një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar? Si mund të përqasej ose ravijezohej dhe adaptohej tregu i përbashkët i financëve dge kapitalit me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq? 

Në këtë kontekst, gjermanët kishin kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatgjatë, mbrojten dhe shpëtuan shumë vende pune. 

Megjithatë, ekzistonte frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale ishin lënë ose shtyrë për më vonë .

Në Bruksel, Uashington, Moskë, Peking, Singapzr, Hong Kong, Dubai dhe gjithandej,

Zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur ose pèrcjellut me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani. 

Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së  bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane gjatë kohëve të fundit kanë njohur(shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njerën prej vendëve me të fuqishme në të gjithë globin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat