Andin Hoti me kalimin nga PDK-ja në Vetëvendosje i lumturoi të gjithë dashamirët e Kosovës

Opinione

Andin Hoti me kalimin nga PDK-ja në Vetëvendosje i lumturoi të gjithë dashamirët e Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 15 shtator 2021 Në ora: 16:39
Rexhep Torte

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, kohë më parë e caktoi Andin Hotin, djalin e Mr. Ukshin Hotit, Kryetar të delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë kriminale për çështjen e shqiptarëve të zhdukur në Kosovë, gjë që ishte një veprim i duhur dhe në kohë të duhur.

Kjo dëshmoi angazhimin dhe gatishmërinë serioze e Qeverisë së Albin Kurtit për zbardhjen e fatit të shqiptarëve të zhdukur nga Serbia kriminale, veprim që mungoi nga qeveritë e derisotme në 21 vitet e kaluara.

Kalimi i Andin Hotit, djalit të Mr. Ukshin Hotit mga PDK-ja në Vetëvendosje është akt i shkëlqyer, dobiprurës dhe i nevojshëm për hecjen para të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, për zbardhjen e fatit të shqiptarëve të zhdukur gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë kriminale në Kosovë në vitet 1998/99, për të cilët PDK-ja derisot nuk bëri asgjë.

O Adri Nurellari, a nuk po e kupton rradakja jote, a nuk po i sheh dhe anuk po i krahason fotografinë e Mr. Ukshin Hotit, babait të Andin Hotit dhe Andin Hotin, djalin e tij, i cili qind për qind është i ngjashëm me babain e tij, intelektualin, atdhetarin dhe sakrifikuesin shembullor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Unë kam qenë shok i ngushtë i Mr. Ukshin Hotit në kulmin e pjekurisë së tij intelektuale, njerëzore, atdhetare dhe të guximit të tij sakrifikues për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Jam më se i bindur se edhe Andin Hoti, djali i Mr. Ukshin Hotit në qenien e tij është i armatosur me pastërtinë shpirtërore, me guximin, me intelektualitetin dhe me gatishmërinë e sinqertë në të mirë të Kosovës dhe të prosperitetit të Kosovës.

O Adri Nurellari, a nuk po e kupton rradakja e jote se, Andin Hoti, nuk e ka patur asnjëherë vendin në PDK-në e udhëhequr nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe të bashkëmendimtarëve të tyre, të cilët 21 vite e udhëhoqën Kosovën, dhe nuk u kujtuan asnjëherë të interesohen për fatin e Mr. Ukshin Hotit dhe të 1643 të zhdukurve tjerë shqiptarë të Kosovës.

A nuk po e kupton rradakja jote, sa dëme i ka shkaktuar Kosovës PDK-ja gjëtë qeverisjes së saj në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, në favor të Serbisë kriminale.

A nuk po e kupton rradakja jote se, Andin Hoti, në cilësinë e Kryetarit të delegacionit për bisedime për shqiptarët e zhdukur nuk nënkupton asfarë posti, por përkundrazi paraqet obligim, gatishmëri dhe përgjegjesi njerëzore, humane e fisnike, për zbardhjen e fatit të Mr. Ukshin Hotit dhe të shqiptarëve tjerë të zhdukur nga Serbia agresore gjenocidale e kriminale.

A nuk po e kupton rradakja e jote se, Andin Hoti është personi më adekuat, më i qëlluar dhe më i përshtatshëm për zbardhjen e fatit të shqiptarë të zhdukur.

A nuk po e kupton rradakja jote se, edhe ty edhe tërë PDK-ja nuk keni të drejtë etike e morale, dhe as që mund të ëndëroni të arrini ta denigroni dhe përbaltni personalitetin dhe ndershmërinë e Andin Hotit, apo të familjes së Mr. Ukshin Hotit.

O Adri Nurellari, a nuk po e kupton rradakja jote, dhe a nuk po turpërohesh kur shprehesh se, “zotrotes nuk i ardhka çudi, kur një person largohet nga partia për një post, t’i ndërrojë edhe qëndrimet për një post”.

Jo, o Adri Nurellari, e ke gabin dashakeqës tërë ditën e tërë natën nëse mendon kësisoji, sepse ju që keni mbetur në PDK, jeni vetëm klyshë qorra të Hashim Thaçit e të Kadri Veselit, dhe jetoni me ëndërat ogurzeza të së kaluarës.

O Adri Nurellari, a nuk po e kupton rradakja jote se, PDK-ja është dashur moti të distancohet nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të ngjashëmve me ata, e jo të viheni këmbë e krye, si pa krye, në mbrojtjen e bëmave të tyre skandaloze në dëm të Kosovës.

Nga PDK-ja duhet të largohen tërë anëtarët e ndershëm, patriotë me karakter e moral të lartë, për ta pastruar veten nga vllavrasjet, korrupsioni, pasurimi i jashtëligjshëm dhe keqqeverisja skandaloze e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe e të ngjashëmve me ta, që për interesa të tyre vetjake, familjare e klanore, deshin edhe ta copëtojnë Kosovën e larë e të njomur me gjakun e shqiptarëve, në favor të qëlllimeve hegjemoniste të Serbisë kriminale.

Në WEB faqen e “Bota Sot” më 15 shtator 2021, patëm mundësinë të lexojmë lajmin me titull, “Vjen një “goditje” për PDK-në, djali i Ukshin Hotit i bashkohet Vetëvendosjes”.

Në këtë lajm, në vazhdim thuhet se, “Andin Hoti, Kryetari i delegacionit të Kosovës në bisedime për çështjen e personave të zhdukur, i cili në mandatin e kaluar ishte pjesë e PDK-së, është larguar përfundimisht nga kjo parti”.

“Adri Nurellari, anëtari i kryesisë së PDK-së këtë lajm e ka bërë të dirtur në emisionin A-23, duke shtuar se, “nuk i vjen çudi kur një person lagohet nga partia t’i ndërrojë edhe qëndrimet për një post. Po njerëzit që marrin poste, pastaj në këmbim të posteve që marrin e ndryshojnë edhe besueshmërinë e tyre. Nuk është rasti i parë që dikush largohet nga PDK-ja dhe shkon e bashkohet një partie tjetër, i ndërron qëndrimet dhe pozicionet”, është shprehur Nurellari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat