Alla-shqiptarçe, luje vallen luj, koronavirusin mos e druj

Opinione

Alla-shqiptarçe, luje vallen luj, koronavirusin mos e druj

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:14
Gjekë Gjonaj

Titulli i këtij shkrimi, aspak afirmativ për shëndetin tonë, m’u imponua pasi para disa ditësh shikova në njërin nga televizionet në gjuhën shqipe në Mal të Zi, një koncert muzikor, ku ishin të pranishëm qindra njerëz. Edhe pse koncerti zhvillohej në ambient të hapur , në kohë pandemie, paraqiste një rrezik potencial infektimi me virusin korona. Në këtë rast , fituam përshtypjen, se askujt prej të pranishmëve, nuk u shkonte ndërmend, apo për momentin e kënaqësisë së vetvetes e kishin harruar atë. Të gjithë sa ishin, i madh e i vogël, tërë kohën, këndonin, vallëzonin, kërcenin, luanin, përqafoheshin e kënaqeshin me zërin e ëmbël të këngëtarit i cili me stilin e tij të veçantë e të mrekullueshëm të këndimit e kishte “ ndezur”” atmosferën si gjithmonë. Këngëtari solli për artdashësit e Malësisë këngë të njohura nga repertori i tij , duke dhuruar spektakël dhe emocione të shumta për qytetarët e mbledhur në atë ambient. Nuk është ky koncerti i vetëm muzikor që u mbajt në Malësi në këtë sfidë të madhe dhe në këtë situatë shumë kritike për shëndetin tonë - gjënë më të shtrenjtë që kemi.

koncerteve muzikore gjatë dy muajve të fundit, sidomos në gusht, jemi dëshmitarë të organizimeve të darsmave me qindra të ftuar jo vetëm në Komunën e Tuzit, por edhe në atë të Ulqinit. Gjithashtu edhe të organizimeve të gëzimeve të tjera tradicionale . Dhe në të gjitha këto raste që përmendëm, por edhe në tubime të tjera, për hirë të realitetit dhe për shkak të së vërtetës duhet thënë se nuk u treguam të kujdesshëm dhe nuk respektuam të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore dhe mjekëve tanë. Nuk e morëm seriozisht këtë pandemi. Rrezikuam jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë. Nuk kuptuam se askush nuk mund të na mbrojë më mirë nga kjo sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standard shërimi, se ne vetveten. Nuk u bindëm të respektojmë rend dhe rregulla, as pas shumë vdekjeve të shkaktuara nga ky virus i më të afërmve, shokëve, miqëve e komshive tanë. Nuk hoqëm dorë nga ahengjet, darsmat në masë e tubimet tjera, që shtojnë rrezikun e përhapjes së virusit. Nuk arritëm të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit absolut të masave. Nuk u bëmë mjek të vetvetes, e duhej të bëheshim. Sepse është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve.

U bënë deri në 300 ftesa në darsma , ndërsa varianti Delta i koronavirusit, për të cilin kishte paralajmëruar e gjithë bota, ka gjetur terren ideal edhe në këtë vend të vogël të Ballkanit. Dasmat të cilat i organizuan disa familje shqiptare, rezultuan fatkeqe edhe për shumë prej tyre, të cilët nuk i shpëtuan koronavirusit. Numri i të vdekurve si pasojë e infektimit në vetëm një dasmë shkoi deri në 5 veta. Të dhënat nga Instituti Publik i Shëndetësisë tregojnë se Ulqini, në raport me numrin e banorëve, radhitet i pari me më së shumti raste të reja në njëqind mijë banorë.Edhe në Tuz ditëve të fundit po rritet numri i të infektuarëve.

gjithë ky realitet i hidhur nga rritja dhe vdekja e frikshme e vëllezërve dhe motrave tona nga Covid-19 tregon se ne edhe në rast të kësaj pandemie po u japim më shumë rëndësi veseve tona tradicionale sesa jetës njerëzore. Alla-shqiptarçe, luje vallen luj, koronavirusin mos e druj. Çuditërisht, përse akoma nuk po e kuptojnë se këshillat e mjekut janë të shenjta për secilin, edhe në këtë betejë të vështirë kundër kësaj “ mortaje” e cila e ka vënë botën përpara!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat