“Open-Ballkan” është humnerë për Kosovën, në të cilën shpejt do fundosen Edi Rama dhe A. Vuçiqi.!?

Opinione

“Open-Ballkan” është humnerë për Kosovën, në të cilën shpejt do fundosen Edi Rama dhe A. Vuçiqi.!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:27
Autori

Që në fillim u bëjmë thirrje më zërin më të lartë kombëtar gjithë politikanëve të Shqipërisë, përjashtuar të vetmin Sali Berishën; ndërprisni SIMPATINË, MIQËSINË, JARANINË DHE VËLLAZËRINË ME SERBËT, hiqni dorë nga budallallëku juaj i thellë politik, nga injoranca dhe miopia e juaj ogurzezë kundrejt hegjemonizmit vrastar serbo-sllavo-ruso-ortodokso-komunist. Hiqni dorë nga tradhtia kombëtare, sepse janë pikërisht këta nomadë sllav të ardhur nga Karpatet ruse në fillim të shekullit të -VII-të, të cilët për 13 shekuj me radhë neve Iliro-shqiptaro-dardanëve na dëbuan, na vranë, masakruan, plaçkitën dhe na i pushtuan tokat dhe territoret tona autoktone, që nga lumi Danub, Nishi, Shkupi, e deri në Selanik, nga Bosnja e sotme, Dubrovniku e deri në Rijekë të Kroacisë, duke na e zvogëluar numrin si kombi më i madh që ishim dikur në Ballkan..!?

Ata, pra serbët si pushtues, piratë, barbarë dhe si popull i kriminalizuar shpirtërisht nga mësimet kishtare-ortodokse, për shkak të urisë së tyre gllabëruese për të vjedhur, plaçkitur dhe për t’i vrarë banorët autokton, shqiptarët dhe popuj të tjerë, duke ua uzurpuar tokat dhe pasuritë e tyre, që synim dhe cak kryesorë kishin që ne shqiptarëve të na zhduknin si popull dhe si komb nga faqja e dheut, duke na hedhur në detin Adriatik, për të cilin qëllim edhe kanë përpiluar disa Memorandume dhe elaborate kriminale.

Pra, mjafton që të shfletoni historinë e raporteve serbo-shqiptare që nga beteja e Kosovës me 1389 e deri më sot, ku nuk do gjeni asnjë argument dhe asnjë dëshmi historike, e cilës do natyrë qoftë, që flet për së paku një rast, që serbët kanë pasur qëndrim miqësor ndaj shqiptarëve, hiç, ama asnjë dëshmi nuk do ta gjeni kurrë..!?

Dhe ju, po, po, pikërisht ju, politikanë të Shqipërisë londineze, këtë Shqipërinë e sotme të vogël, e dini mirë por nuk doni ta pranoni, se janë serbët ata të cilët përmes aleatëve të tyre në Evropë ua prenë me gërshërë kufijtë e saj të sotëm në Konferencën e ambasadorëve në Londër me 1913, dhe ju prapë ndaj gjithë kësaj politike vrastare, hegjemoniste, barbare, kriminale, shfarosëse, pirateske dhe gjenocidiale serbe, pas vrasjes dhe dëbimit barabar të miliona shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone, etj., etj., gjeni arsye, motive, shkaqe, interesa dhe shpirt që t’i bëni vëllezër, miq, mysafirë, të dëgjoni nëpër rrugët e qyteteve të Shqipërisë (mëmë për ne kosovarët) muzikën e kriminelit të luftës, Goran Bregoviçit, madje edhe ta ftoni që t’i këndojë live publikut shqiptar në Korçë..!?

Oh Zot, a thua sa shpirtra dhe zëmra na i paskan shqiptarët (shumica) dhe politikanët e Shqipërisë me i bërë miq, kriminelët serb, të cilët vranë me miliona shqiptarë në mënyrat më barbare (shih çfarë shkruan gazetari austriak, Leo Freundlich, me prejardhje jevreje, në librin e tij, “Albanische Golgotha, me 1913), duke shkelur kaq brutalisht mbi gjakun e tyre, përfshirë këtu edhe 15 mijë shqiptarë të Kosovës të vrarë në luftën e fundit, 1998-99. Edhe më keq se kjo, duke i amnistuar serbët dhe politikën kriminale të regjimeve fashiste të Serbisë, përfshirë regjimin aktual të Aleksandar Vuçiqit, sikur serbët të mos kishin bërë asgjë të keqe ndaj shqiptarëve, ç’ është edhe më keq, sikur shqiptarët e Kosovës, alias kosovarët sipas Tiranës zyrtare, të mos ishin fare shqiptar, por ndonjë fis apo grup nomadësh përtej bjeshkëve të Sharrit..!?

Kjo politikë budallenjsh dhe e paskrupullt e Tiranës zyrtare ndaj kauzës shqiptare në Ballkan, sidomos injorimi i gjakut të derdhur të shqiptarëve në Kosovë për çlirimin e vetëm të një pjese të vogël të territoreve shqiptare në Ballkan, siç është Kosova me 10.899 km katrorë, ngase ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga tokat tona deri në Nish dhe te Molla e kuqe, etj., pa asnjë dilemë, se ne shqiptarëve të Kosovës martire dhe heroike, na nevrikosë ky budallallëk, na mbushë me hidhërim dhe zhgënjim deri në refuzim me të gjitha mjetet të kësaj politike antikosovare, në thelb, antishqiptare të Edi Ramës dhe bashkë argatëve të tij.

Iu themi sot dhe këtu hapur para botës, se kësaj marrëzie dhe idiotizmi politik keni për t’ia parë sherrin, ngase shumë shpejt keni për të rënë në gropën e “Open Ballkan-it” bashkë me socialistët e tuaj, miq të Serbisë. Kosova kurrë nuk do ia falë krimet Serbisë të cilat ajo i ka bërë në Kosovë, o budallenj..!?

Pra, duhet ta kuptoni, njëherë e mirë, duhet të mbusheni mend, ju miqtë dhe jaranët e Serbisë dhe Vuçiqit, se Kosova ka qenë dhe mbetet varr i gjithë armiqve të kombit shqiptar, ngase mu në Kosovë thyen qafën shumë perandori, dhe, dosido regjimet kriminale të Serbisë, përfshirë disfatën e turpit të saj në Kosovë, e cila ka ndodhur hiç më larg se 22 vite më para. Pra, thirrni mendjes dhe bëhuni shqiptar njëherë në jetën tuaj vasale prej mercenarësh të Beogradit, sepse Kosova nuk është monedhë për kusuritje e as tokë pa zot..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat