E vërteta nuk mund të jetë ndryshe!

Opinione

E vërteta nuk mund të jetë ndryshe!

Nga: Adem Bytyqi Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:29
Adem Bytyqi

Kosovës dhe Shqiprisë nuk i mungojnë pasuritë të cilat ia ka dhuruar Zoti.

Ato janë të shumta dhe kanë vlera  të jashtëzakonshme për mirëqenien e qytetarëve të të dyja shtetëve, por këtyre dy shtetëve u duhet një klasë politike tjetër, një qeverisje krejtësisht tjetër popullor në praktikë dhe jo në letër, i cili do të menagjonte drejtë asetet kombëtare të këtyre dyja  shteteve në interesin e qytetarëve të tyre.

Vetëm kështu do evitohej varfëria  duke krijuar përmisat që qytetarët e këtyre dy shtetëve të jetojnë ashtu siҫ e meritojnë pa frikë e dro se nesër do të detyrohen të lëshojnë vendin e tyre për të ikur dikund tjetër për një vend pune për të siguruar ekzistencën e familjeve të tyre, siҫ ka ndodhur  në të kaluarën dhe siҫ vazhdon të ndodhë edhe tani para syve të dyja qeverive të të dyja vendeve!

Edhe një herë popullata në Kosovë dhe Shqipëri, me resurset natyrore që kanë këto dyja shtetet, nuk e meritojnë një jetë më kaq shumë brenga dhe varfëri në vendin e tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat