Komandantët serbë të akuzuar nga Haga, gjatë luftës në Kosovë, nuk kishin vrarë asnjë serb!

Opinione

Komandantët serbë të akuzuar nga Haga, gjatë luftës në Kosovë, nuk kishin vrarë asnjë serb!

Nga: Nefail MALIQI Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:53
Nefail Maliqi

Mbi 100 serbë, komandantë të ushtrisë serbe (JNA) qoftë edhe paramilitarë gjatë luftës me Kosovën të akuzuar nga Haga për krime, nuk kishin vra asnjë serbë, pos shqiptarëve!

Këtë na e tha në sy edhe zvicerania del Ponte mua dhe koleges amerikane (CNN) Christiane Amanpour, sa ishim në zyrën e saj me 28 qershor 2001, kur u ekstradua Slloba në Hagë, mu në ditën e «bitka na Kosovo» që ne me gazetaret botërorë bënim shaka dhe atë ditë e quanim «bitka» e Hagës!

Unë personalisht kam ndjekur proceset gjyqësore në Hagë kundër Milloseviqit, Karaxhiqit, Mladiqit… dmth gjithë kriminelëve apo siç njihen si «peshq të mëdhenj» akuzat e tyre në mijëra faqe për krime nuk hasem askund se ata kishin vrarë serbë, por vetëm shqiptarë!

«Kreu i shtetit serb ishte një ndërmarrje kriminale», më tha në Hage zvicerania Carla del Ponte në intervistën e fundit kur ajo ishte kryeprokurore e ICTY.

«The joint criminal enterprise ëas in existence by 1 August 1991 and continued until at least 31 December 1995. The individuals participating in this joint criminal enterprise included Slobodan Milosevic, Radovan Karadzic, Ratko Mladic, Jovica Stanisic, Vojislav Seselj, Zeljko Razntjatovic -Arkan..» Del Ponte told the well-knoën Albanian journalist Nefail Maliqi.

Carla del Pontes në Zvicër sa ishte në krye të gjykatës ndërkombëtare për krime në Ish-Jugosllavi arrestoi dhe burgosi mbi 100 serbë përfshirë këtu edhe «peshqit e mëdhenj » të krimit dhe gjenocidit si Sllobodan Miloshevic, Ratko Mladiq, Radovan Karaxhiq etj.. Zvicerania Carla del Ponte asnjë shqiptar nuk e la n’burgjet e Scheveningenit.

Sipas mediave shqiptare «Gazetari ndërkombëtar në Gjeneve i cili ka përcjellur vazhdimisht proceset gjyqësore në Gjykatën e Hagës dhe aktivitetin e Carla del Pontes ka thënë se avokatja zvicerane e kreu misionin e saj me sukses e cila postin e kryeprokurores se TPI-së ne Hagë e la asnjë shqiptar n’burgjet e Scheveningenit… »

Përndryshe mbi 100 e burgosur serbe, kroatë, boshnjake e maqedon kanë mbetur pas grilave ne Hagë për krime dhe gjenocid kundër njerëzimit.

Do përkujtuar se në lëndët që kanë të bëjnë me krime kundër njerëzimit Nga gjykata janë proceduar 268 serbë, 148 boshnjakë dhe 62 kroatë.

Prej tyre, ne Hagë u ftuan 167 serbë, 64 nga të cilët janë dënuar. Nga tre boshnjakët e akuzuar për këtë materie, nuk u dënua asnjëri, ndërsa vetëm 5 nga 16 kroatët e akuzuar e hëngrën burgun. Këto vitet e fundit kane vdekur tre kriminele serb, i pari ishte diktatori i fundit i Evropës serbi Milosheviq.

Ne fakt ne Hage ka pasur edhe shqiptare, madje edhe liderë e komandant te UCK-së, te akuzuar për krime dhe janë mbajtur edhe ne burg deri në ditën e verdikit gjatë procesit, por kanë dalë te pastër, te pafajshëm te cilin qëndrim ne Hagë e kane konsideruar si “ekskursion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat