Kriminelë, për ju ka një vend të veçantë në ferr

Opinione

Kriminelë, për ju ka një vend të veçantë në ferr

Nga: Aurel Dasareti Më: 17 shtator 2021 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Në trojet shqiptare, vetëm të vdekurit ndihen si në shtëpi, por jo edhe të gjithë të vdekurit. Ne nuk mund ta çrrënjosim krimin pa kapur të keqen në rrënjët e saj. Nëse shqiptarët nuk bëhen të vetëdijshëm për këtë dhe nuk veprojnë menjëherë, të hedhin në koshat e plehrave të gjitha ato fëlliqësirat e këtyre 20-30 viteve të “demokracisë”, së shpejti nuk do të kenë më shtëpi. Mbështetni njëri-tjetrin në këtë kohë shumë të vështirë, sepse ka të bëjë me jetën ose vdekjen.

***

Shqiptarë! Ditët më të errëta në luftën kundër mafies janë para nesh. Atdheu dhe Kombi janë në rrezik të madh të zhdukjes.

Të sulmuar nga të gjitha anët, nga brenda (kali Trojës) dhe nga jashtë (armiqtë tradicional, pushtuesit). Ne patjetër duhet të qëndrojmë së bashku. Sepse vetëm ashtu jemi më të fortë, dhe sepse askush nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Për të shpëtuar Kombin dhe Vendin. Vetëm në këto 8 vitet e fundit, afër 2 milion të rinj shqiptarë janë larguar. Si zëvendësim për ta, trojet tona të boshatisura mbushen me “refugjatë” afrikan, aziatik, arabik të cilët edhe do t`i trashëgojnë. Brenda 3 vitesh, do të ketë një ndryshim demografik.

Shëmbëlltyra e armikut i cili, ndërsa të tjerët flenë, mbjell barëra të këqija në mes të grurit është afër jetës së përditshme. Armiku që mbjell barërat e këqija mes drithit është djalli, joshësi dhe krijuesi i së keqes. Atdheu, është fjala e ditës për burrat. Ai rritet mes drithit, pra midis bijve dhe vajzave atdhedashëse shqiptare.

***

Shqiptari kokëtul mendon se klouni nuk e di se çfarë po bën. Mos e falni tradhtinë, atij ia di shumë mirë prapanica se çfarë po bën, përforcon sivëllezërit e shpellave të Karpateve, armiqtë e kombit, pushtuesit e vendit tuaj. Sikur ta kishte përjetuar në lëkurën e vet ligësinë dhe krimet e tyre kundër të tjerëve që janë gjenetikisht ndryshe nga ta, ndoshta nuk do të lehte aq shumë për t`i mbrojtur. Kushdo që i mungon karakteri nuk është qenie njerëzore, por një qen bir qeni. A është ai i ligë apo i çmendur? Kur ndjeshmëria për kombin dhe vendin e vet zhduket, është tradhtia dhe ligësia ajo që ka pushtuar njeriun. Jo çmenduria.

***

Gjyshi im shkruan me fuqi dhe autoritet, humor dhe ngrohtësi për një temë që meriton vëmendje të madhe. Ajo nuk portretizohet vetëm në një gjuhë aq piktoreske dhe me lëng, saqë mund të nuhasësh dhe dëgjosh jehonën e prapaskenës gjatë leximit, por gjithashtu mbart një admirim për njerëzit në përgjithësi, dhe kombin të cilit i takon - në veçanti, atë njerëzore kudo që e takon.

***

Çdo gjë që shfaqet në jetën tënde tërhiqet nga jeta jote. Dhe, ajo tërhiqet nga ty falë imazheve që formosh në mendjen tënde. Kjo është ajo që ty mendon. Çfarëdo që të ndodhë në mendjen tuaj, do t'ju tërheqë. E thënë thjeshtë, të gjitha të njëjtat tërheqin të njëjtën gjë. Por në fakt, është në rrafshin e mendimit - kjo që unë po flas.

A keni filluar ndonjëherë të mendoni për diçka me të cilën nuk ishit plotësisht të kënaqur, dhe sa më shumë që mendoni për të, aq më keq dhe e pashpresë duket? Kjo ndodh sepse kur mendoni për një mendim këmbëngulës (të qëndrueshëm), ligji i tërheqjes bën që më shumë t'ju vijnë mendime të ngjashme. Brenda pak minutash, ju keni kontribuar që të vijnë kaq shumë mendime po aq të pakënaqura saqë situata duket se do të përkeqësohet. Shpresa zbehet. Sa më shumë që mendoni për këtë, aq më të dëshpëruar bëheni. Dhe, më indiferent. Prandaj, kryen lartë. Të mos mendojmë më për të njëjtat gjëra, por të zgjohemi menjëherë dhe veprojmë sepse të gjithë e dimë kush janë çakejtë dhe kush janë viktimat. Mafiozët, që jo vetëm nënën Shqipëri por edhe nënën personale e shesin për disa lek, nuk u bëjnë asnjë përshtypje kritikat tona nga të cilat vetëm tallen dhe zgërdhihen, ata e kuptojnë vetëm shkopin prapanicës së palarë. Pederastë të gërditshëm.

Për mua, gjëja më e lehtë për të bërë është të mendoj për veten si një magnet.

Një apel për patriotët dhe intelektualët e vërtetë:

Ju jeni magneti më i fuqishëm në univers! Ju keni një forcë magnetike që është më e fuqishme se çdo gjë në këtë botë, dhe kjo forcë magnetike e pabesueshme rrezaton në mendjen tuaj, e cila praktikisht të ndihmon të kontribuosh për Unitet Gjithëkombëtar. Të largojmë terrin. Të sjellim dritën. Të gjithë sëbashku në Unitet. Tërhiqemi nga njëri-tjetri sepse motra dhe vëllezër jemi.

***

PS: Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, Qershor 1994.

“Ne i premtuam njëri-tjetrit vëllazëri nën lisin e vjetër, duke prerë gishtat e njëri-tjetrit me thikën ushtarake që bartnim në rrip, dhe duke përzier gjakun.

(...) Fëmijët që qajnë, pleqtë që vuajnë nga pafuqia, gratë e masakruara në diellin e fundit të ditës së vdekjes. Mpiksjet e gjakut në rrokjen brutale të ngricës. Kurrë nuk do të harrohet gjaku i viktimave. I atyre që vuajtën më shumë në gjenocidin e fundit të kryer nga forca barbare.

(...) Kur fjalët u zhdukën, sidoqoftë kishte nga ata që i gjetën - fjalët që ngushëllonin, fjalët që frymëzuan, fjalët që jepnin shpresë. Kur guximi dështoi, ishin akoma disa që guxuan. Kur lotët rridhnin, kishte nga ata që i mbanin të vetët, dhe më me dëshirë i fshinin ato të mikut...”

***

Fragmente nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, Gusht 1995.

“Bari i verdhë-gjelbër mund të jetë 2-3 metra i lartë. Frynë erë e butë. Në këtë qilim kodrinash janë transporti me ushqim, veshje, medicinë dhe armë, municion.
Shumica prej nesh kanë peshë të rëndë në shpinë. Ecim përpara të uritur dhe rraskapitur. Bari i ashpër ndeshet me fytyrat tona. Era është e fortë. Do të ishte shumë e kotë sikur të përpiqemi ta largojmë atë nga fytyrat. Me kohën mësohemi ta durojmë, ka shumë gjëra tjera për të cilat duhet të kujdesemi. Shkelim edhe mbi pengesa drurësh dhe gurësh, kjo kërkon vigjilencë të vazhdueshme të mos pengohemi dhe rrëzohemi. Nuk është e mundur për të parë më shumë se një ose dy ushtarë përpara. Bari është si një mur. Nga lart duhet të jetë një pamje e mahnitshme, kjo kolonë luftëtarësh në formën e gjarprit që marshon përpara. Por detyra jonë është shumë sekrete, askush nuk duhet të na shoh ndonjëherë nga ajri, edhe pse ka shumë që përpiqen.
Pandërprerë duken në qiell aeroplanë zbulimi, aeroplan bombardues dhe sulmues. Para se ata të kenë një shans për të na zbuluar, shtrihemi afër njëri-tjetrit në barin e dendur. Bimësia në këtë vend na jep një mbrojtje të mirë kundër agresorit. Nga koha në kohë ne duhet të kalojmë nëpër zonat e hapura. Atëherë tërë kolona e batalionit prej 473 ushtarësh ndahet në grupe më të vogla. Natën vendimtare për aksion kaluam lumin. Ne kemi ardhur me vonesë, në mesnatë, dhe batica është tashmë në rritje. Më tepër se gjashtë orë jemi të shtrirë duke pritur momentin e volitshëm që të mundemi me kujdes të depërtojmë në territorin e pushtuar nga armiku (...)
Ushtarët nikoqir i shtrojnë batanijet dhe shtrihen aty për të ra në gjumë. Ata nuk shtrihen kudo, por në një unazë rreth nesh, vëllezërve të mi të fushëbetejës, 14 luftëtarë të ardhur nga përtej oqeaneve. Zgjati do kohë derisa unë dhe miqtë e mi e kuptojmë se luftëtarët vendas na respektojnë dhe kujdesen më shumë për ne sesa për vetveten. Zgjohem pas disa orë gjumi dhe mendja ime pikërisht fillon të bredh mbi armikun që është i pozicionuar vetëm pak kilometra nga ne dhe betejës që afrohet (...)
Batalioni rreshtohet. Jepet “Urdhri luftarak për aksion”, u them:
“Luftëtarë, vishni gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit. Sepse ne nuk luftojmë kundër gjakut dhe mishit. Por kundër okupatorëve, terroristëve, principatave dhe pushteteve, kundër sunduesve barbarë të këtij terri. Nuk do të kursejmë fëlliqësirat. Toleranca bëhet një krim kur zbatohet kundër së keqes. Është dhuna e organizuar në krye ajo që krijon dhunën individuale në bisht. Fituesi ka të drejtë, sepse ai shkruan ligjet.”

(...) Një ushtar përpiqet të dezerton vetëm disa minuta para fillimit të përleshjes. I afrohem. Është i moshës sime, 18 vjeçar, beteja e parë e tij. Dridhet. Më vjen keq. I them me zë të ulët: “Shmangu prej betejës sa më tepër që të mundesh! Por, nëse të detyrojnë, atëherë lufto si një burrë.” Dhe, luftoi si burrë…
***
Në shtator 2012, me disa miq-koleg dhe vëllezër të fushëbetejës që i përmenda më lartë, ishim në Shqipëri. Afër dy muaj u stërvitëm në bjeshkët madhështore dhe ujërat e kaltra të Ksamilit. Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:
“Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.
Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin”.

***

PS: Ne (unë me miqtë-kolegët e mi) do të vijmë përsëri në atdheun e gjyshërve tanë në shtatorin e vitit 2022, dhe do ta përsërisim të njëjtën, me më tepër intensitet. Ditën që do të largohemi nga Shqipëria, do të shkruaj sa vijon:

Sonte rrugët janë mbushur me dashuri. Ne kemi zgjedhur t'i përgjigjemi mizorisë me afërsi, të zgjedhur për të përballuar urrejtjen me unitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat