Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, liderë që kërkoheshin ndër 12 vite – për në krye të shtetit

Opinione

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, liderë që kërkoheshin ndër 12 vite – për në krye të shtetit

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 17 shtator 2021 Në ora: 08:46
Ruzhdi Peçani

Duhej të kalonin njëzet vite dhe të gjendeshin njerëzit të cilët do kishin gatishmërin të përballeshin me problemet e shumëta në Kosovë,po në veçanti të atyre politike që e karakterizojnë dhe veçohen në forcimmin e dinjitetit, sovranitetit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Kërkohej të gjendeshin njerëzit të cilët do kishin guximin e ballafaqimit me problemet të cilat gjatë njëzet viteve nuk u shifej zgjidhja.Të gjendeshin njerëzit të cilët do do merrnin sipër barrën e rëndë të përgjegjësisë së madhe.

Kështu njëzet vite pritje të vështira për Kosovën,ku elitat politike,po dhe partitë e tyre politike ishin të kompromituara.Kjo ka qenë vështirë në Kosovë,kur populli ishte tejet i ngarkuar nga pakujdesi, zhvatja, korupcioni dhe papërgjegjësia e skajshme e pluotkracisë dhe lidërve të pa përgjegjshëm dhe pa dinjitet që ishin.Ishte koha që kërkonte shtetarë të mëdhenj, të cilët do kuptonin barrën e përgjegjësisë që do merrnin.

Një përpjekje kjo ,e ndarë në dy pjesë përshkrimi ,që reflekton për dy personalitete dhe kariera politike,dy jetë të ndryshme dhe dy role të ndara lidershipi që u gjenden,njera zonja prof. Dr.Vjosa Osmani – Sadriu,Presidente e Republikës së Kosovës dhe tjetri z.Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Dhe çfarë i bënë këta të gjenden, në të njejtën kohë,në këto pozita të larta shtetrore?

Do i bënte kauza e përbashkët për vendin. Aftësitë dhe qasja e jashtëzakonshme që,nga dita në ditë, i shofim në suksesin e rrafshit politik,qasjen dhe përkushtimin ndaj problemeve me të cilat janë ballafaquar me ardhjen e tyre në pozitat që tani janë,si Presidente dhe Kryeministër vendi.

Në planin e brendshëm,do udhëheqen me rekonstruimin e vendit të nëpërkëmbur pothuaj në çdo aspekt – si politik dhe socioekonomik, e në veçanti atë moral.

Stabiliteti i lartë i nivlit politik dhe karizma që mban Presidentja znj.Vjosa Osmani – Sadriu ,e bënë atë të vaçantë si politikane dhe presidente. Po këtë përshkrim mban edhe Kryeministri Albin Kurti me qeverisjen e tijë.Si shef ekzekutivi do arrinte të sigoroj ngritjen e besimit nga qytetarët për institucionet.

Kjo do arrihej nga karakteri dhe personaliteti që mbajnë ,si faktor kyç,e që mungonte tek liderët e pasluftës që ishin, në ndërtimin e besueshmërisë në sistemin politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Nga përspektiva e sotme Vjosa Osmani–Sadriu dhe Albin Kurti ,mund të thuhet se po spiketen me veprimet në politikën e jashtme.Në procesin e dialogut Albin Kurti me konzistencë bëri që Kosova të dali nga pozita e inferioritetit ku e kishin future paraardhësit,dhe tani qëndron fuqishëm si figurë qendrore në këtë proçes –në mbrojtjen e shtetësisë dhe interesit nacional të Kosovës.

Jeta dhe kariera e Presidentes dhe Kryeministrit, na tregojnë pikënisjet e mira që këta të mëveshen me dituri të vyeshme për periudhën e formatimit të shtetësisë,këthimit të dinjitetit të lënduar të popullit dhe shtetit, për të vënë themelin për një Kosovë në rrugën e një shteti të avancuar dhe modern.

Nga historia e shkurtër e këtyre dy personaliteteve politike,jo e largët,mund të shërbejnë edhe si leksione për ata që sot po merren me politikë.Përherë ishin politikan pragmatik duke bërë politikë realiste,të inspiruar nga vizioni.Aftësitë e liderizmit do u sillnin respektin dhe popullaritetin e gjerë .

një vit mëparë pak kush mund të kishte besuar se znj.Vjosa Osmani –Sadriu dhe z.Albin Kurti do vendoseshin në majën e piramidës së shtetit …

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 Lëvizja vetvendosje dhe Lista “Guxo” do fitojnë shumicën apsolute të votave për ulëse në parlament. Kështu znj.Vjosa Osamni dhe z.Albin Kurti arrinë në majën e karierës së vetë dhe popullaritetit. Të dhënat tregojnë se po këto dy përsonalitete politike,për nga popullariteti,të vetmit qëndrojnë pas popullaritetit që kishte ish Presidentit historik i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

Albin Kurti dhe znj.VJosa Osmani – Sadriu disponojnë me aftësi të veçanta të komunikimit dhe të akceptimit të situatave që mund të ndeshin dhe menagjimit të situatave.Intelegjenca emocionale i ka bërë këta lider që me shumë sukses t´i përballojnë dhe kalojnë shumë sfida dhe pengesa.

…nga shpirti rrebel politik – tek piedestali i Presidencës dhe Kryeministrisë

Të kujtojmë se si ishte sfiduar Vjosa Osmani–Sadriu brenda LDK ,që nga kundërshtia e sajë ndaj qëndrimeve të partisë ,që të votonte zgjedhjen e ish presidentit Thaçi,dhe së fundi, kur nga pozita e nënkryetarës në LDK do të detronizohej nga lukonia e klanit që ishin në kreun e LDK ,dhe jo vetëm. Kjo zonjë nuk do të thehej, ngase besonte thellë se sfidat në demokraci mund të përballoheshin vetëm me qëndrueshmëri dhe liderizëm të fuqishëm dhe standard të lartë të moralit të fortë.

Sfidat dhe rruga që do kalonte Albin Kurti

Albin Kurti ishte njëri nga prijësit e demonstratave të 1 tetorit të vitit 1997,protestë kjo që ishte frymëzim për gjeneratat e reja për liri dhe pavarësi. Për shkak të Albin Kurtit, kryeministri dhe kryetari i shtetit si dhe shefi i LDK-së e injoruan 20 vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Me fillimin e luftës në Kosovë, gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999. Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001.

Në Qershor 2005 , Albin Kurti themeloi Lëvizjen Vetëvendosje. Më 10 shkurt 2007 në rrugët e Prishtinës u zhvillua një demonstratë e organizuar nga Vetëvendosje ku morën pjesë më shumë se 60,000 vetë. Policët e trazirave u vendosën. Pas kësaj vendosjeje, policia rumune e UNMIK-ut qëllojshin me gaz lotsjellës dhe plumba gome në turmën që deri atëherë protestuan në mënyrë paqësore.

Zyrtarët rumunë të policisë së UNMIK-ut pastaj kanë qëlluar drejtpërdrejt në fytyrën e një prej protestuesve, duke rezultuar vdekjen e menjëhershme . Pas aksidentit të parë situata do dali plotësisht jashtë kontrollit dhe policia filloi të gjuajë plumba gome në protestuesit.

Fundi i protestës rezultoi me dy të vrarë, shtatë lëndime serioze dhe 73 lëndime të lehta. Një prokuror vlerësoi që policia, rumunët të cilët janë pjesë e një force ndërkombëtare të vendosur këtu, kanë vepruar në mënyrë kriminale, por nuk kanë pranuar të ngrenë akuza. Në vend të kësaj, Kurti u arrestua për " përbuzje për gjithçka që përfaqëson autoritetin legjitim të Kosovës".

Nga protestat në rrugë, te protestat në Kuvend. “Historia politike na tregon që partitë bëhen në rrugë e sipër. Vetëvendosje e sotme nuk është ajo që ka qenë në 2007”.Dhe sot nga opozita i bëjnë pyetje Albin Kurtit,ku mbeti bashkimi kombtar? Pse ke ndryshuar? Këta infantil politik sikur nuk duan të kuptojnë!

….. ka ndryshuar Albin Kurti ?

Profesori universitar në Norvegji Sead Zimeri:” ky tranzicion nuk është ndryshim i Albin Kurtit, por ndryshim i rrethanave politike në vend”dhe në vazhdim: “Albin Kurti nuk ka ndryshuar, por ka ndryshuar situata e tij, rrethanat në të cilat ai do të veprojë nëse bëhet kryeministër dhe obligimet që do t’i ketë ndaj qytetarëve”.

Dhe nga z.Albin Kurti përgjegja ishte dhënë: “Alternativa jonë qeverisëse është po ajo edhe synimet tona vazhdojnë të mbeten të njëjta, mirëpo ne përdorim gjithnjë e më shumë mënyra, gjithnjë e më shumë mekanizma e instrumente për ta realizuar qëllimin e njëjtë, të bëjmë hapa drejt afrimit me Republikën e Shqipërisë dhe t’i ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shumë e sa më shpejt“.

Gjithë kjo që shkruhet,do jetë për të dy personalitetet,ngase për nga ideja,kauza dhe vizioni nuk ndryshojnë dhe do u puthiten në politikbërjen dhe udhëheqjen e shtetit.Po dhe do vazhdojne kështu,më vonë,do të shkruhet edhe si një analizë për atë qenësoren – të bërit e politikës së jashtme (Foreign policy analisys), si lider politik dhe shtetarë.Duke udhëhequr politikë realiste,duke lëvizur në limitet e realitetit,pra duke iu shmangur pragmatizmit të tepruar – realizmit politik, me vizionin e mëkëmbjes dhe forcimit të shtetit i cili ka vendin në familjen evropiane.

Nuk mungojnë reagimet,nga oponenca,ndaj Kryeministrit Albin Kurti .Por,nëse kryeministri në raste veprimet i bënë ashpër,në moment edhe me kokëfortësi dhe i pakompromis në çështjet e principit të qeverisjes,kjo mund të ishte,parasegjithash,nga eksitimi dhe vetbesimi, se politika e tijë,në rrugë afatgjate,do sillte mirëqenie për shoqërinë dhe shtetin.Se kjo praktikë e qeverisjes së shtetit do tregohet si faktor stabiliteti për Kosovën.

Si Presidentja dhe Kryeministëri,duke treguar lidership,po udhëheqin politikën e integrimit të vendit në familjen e Bashkimit evropian,e cila po përqafohet dhe nga ata që ishin skeptik dhe mjaftë kritik ,në veçanti ,ndaj Albin Kurtit. Çasja e tyre ndaj çështjeve supranacionale dhe proçeseve që po ndodhin po shënon fillimin e një epoke të re për Kosovën.

Ata që dikur e krtikonin Albin Kurtin,sa dhe do i mveshnin epitetin “anti amerikan”dhe kritikonin me argumentet e tyre,në kritikat e tyre nuk merrnin parasysh se në çfarë rrethana politike po dhe historike që gjendet Kosova. Këta lider shtetror,duke treguar një patriotizëm nacional dhe kushtetues,për kohën dhe momentin do shmangen nga bashkimi kombëtar.Po këta do i japin përparësi,përbylljes dhe ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit, forcimit të shtetit të Kosovës drejt integrimeve evropiane atlantike,jo çështjes kombëtare të bashkimit me çmimin e humbjes së lirisë.Avansimit dhe forcimit të mëtejmë të mardhënjeve me miqtë tanë ndërkombëtar e si veçanti me Shetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja znj.Vjosa Osmani – Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti ,nuk do e kenë harruar mesazhin,që morën nga një zonjë në moshë, në 2020 në Ferizaj gjatë përshëndetjës që i bënë, se “ne do ju zgjedhim,po nuk punuat,ne ju ……”. Qëndron bindja dhe besimi i thellë se,zonja e nderuar që u dha mesazhin po dhe votuesit e mbështetësit nuk do zhgënjehen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat