Vuçiq uron Ramën për inaugurimin e qeverisë “Rama 3”

Opinione

Vuçiq uron Ramën për inaugurimin e qeverisë “Rama 3”

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 shtator 2021 Në ora: 10:02
Sherif Ramabaja

Shkëlqesia e juaj zoti dhe miku im i çmuar Rama, ju përshëndes me rastin e inaugurimit të qeverisë së juaj “ Rama 3 “.

Unë personaisht nuk mund ta fshehu kënaqësinë që përjetova me inaugurimin tuaj, si kryeministër i mandatit të tretë.

Rrugën që ne e filluam me Minishengenin Ballkanik, e tash me Open Ballkan, do ta sforcojmë me dinamikë të përshpejtuar.

Unë po ashtu tash nuk e fshehu dot që ju mua më quani vëllaçko, sepse po të njejtën ndjenë kam edhe unë për ju.

Miqësia dhe idetë e tilla mes popujve tanë kishin lindur qysh në prakë të Luftës së Dytë Botërore, kur dy njerëzit tanë më të çmuar Miladin Popoviq dhe Mugosha kishin themeluar PKSH, për ta luftuar armikun tonë të përbashkët Gjermaninë.

Nuk ka dyshim që ne kemi ndihmuar me të gjitha mjetet çlirimin e Shqipërisë. Së bashku e bëmë luftën gjithashtu kundër armiqëve të brenshëm, sidomos kundër kolaboracionistëve në Kosovë.

Sot po ashtu ne dytë, kemi fatin që ndodhemi në të njejtën kohë në pushtet në vendet tona mike dhe të çmuara. Kemi po ashtu të njejtin rol historik për bashkimin, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe prosperitetin tonë përmes Open Ballkan.

Unë po ashtu ndaj kënaqësinë që ju me të gjitha forcat, iu kundërvutë forcave të errëta fashiste shqiptare, që përpiqeshin ta pengonin paraqitjen e Goran Bregoviqit në Korçë.

Sidomos sot më bëri përshtypje paraqitja e juaj e qartë kundër liderëve të provinës sonë Kosovës, të cilët po i kundërvihen me arrogancë projektit tonë të përbashkët Open Ballkan.

Vëllaçko Rama, po ju drejtohem kështu duke e thyer protokolin e paraqitjes zyrtare, po ju siguroi se nëse Kosova nuk iu bindet juve për planet tona të përbashkëta, do të punoi që ta gjej zgjidhjen.

Unë do të bëj gjithëçka që të depërtoi drejt Shqipërisë përmes Kosovës, po nëse ata na pengojnë, do ta ngris hekurudhën nëpër Mal të Zi  drejt Shqipërisë.

Të jeni i bindur miku im i shtrenjtë, që askush nuk do të mund tu kundërvihet planeve tona.

Ashtu siç u morëm vesh në takimin e Shkupit, unë e mbajta fjalën dhe drejt Shqipërisë nisa mijëra turist nga Sebia.

Unë i luta ata që të lënë përshtypje të mirë në Shqipëri dhe nëse u pëlqen vendi i juaj i mrekullueshëm i këshillova që të blejnë banesa, të themelojnë bashkësinë serbe, të themelojnë kishën serbe, të hapin shkolla në gjuhën serbe dhe kështu ne do t´i vëllazëronim popujt tanë.

Ashtu siç është e mbushur Serbia me shqiptarë, jam i mendimit se ashtu e dëshironi edhe ju Shqipërinë, plot me serbë.

Ky është globalizimi i vërtetë botëror, prandaj ne nuk ngurrojmë që ta përziejmë gjakun mes nesh, sepse kjo është perspektiva për zgjidhjen e problemeve që paraqesin kosovarët mes nesh.

I nderuari miku im i çmuar vëllaçko Rama, mua më akuzuan se kur kinezët sollën kontigjentin e vaksinave unë nën praninë e mediave e putha flamurin kinez.

Pse mos të veproja ashtu. Unë kinezët dhe rusët edhe në bythë do t´i puthja nëse ata na ndihmojnë në projektin tonë të përbashkët. Me rëndësi do të ishte që Kosova të hynte nën ombrellën tonë.

Shkëlqesësia e juaj zoti Rama, duke ju shprehur respektin tim, ju uroj shëndet gjatë mandatit të tretë në realizimin e planeve tona madhore.

Gjithmonë i juaji presidenti i Serbisë Vuçiq.

Shkrim i botuar në Mars Rover.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat