Si t’i lexosh dhe kuptosh ndryshe idiotin dhe hipokritin shqiptar...?!

Opinione

Si t’i lexosh dhe kuptosh ndryshe idiotin dhe hipokritin shqiptar...?!

Nga: Agron Shabani Më: 18 shtator 2021 Në ora: 00:08
Agron Shabani

Dikush i stisë edhe 'Zeusin e luftës"; edhe "Prometeun e paqës" në Kosovë dhe rajon...Dikush edhe herjoin edhe antiherojin....Dikush tjetër edhe "luftëtarin e lirisë" edhe paditësin ose persekutorin e luftëtarëve të lirisë ose UCK-së!

Dikush thotë se ka luftuar kundër serbëve dhe punon ditë e natë (non stop) për serbët, rusët, turqit dhe te tjeret!  Duke shkelur vazhdimisht mbi gjakun e deshmorëve si dhe mbi sipërfaqen e mahisur" të dhëmbjeve, plagëve, plazmimëve, frakturave dhe pezmatimëve të panumërta skeletore dhe gjenetike të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë shqiptar, të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme të cdo shqiptari te vertetë.

Nuk dihet me saktësi se kush është "Idioti", apo kush është Kola, Rasolnikovi.. kush është Lida ose Polenka, kush është "Sonja prostitutë", dhe cili është babai i tyre i marrë, matuf ose pijanec në "Krimin dhe Denimin" shqiptar ose kosovar...?! 

Thonë se Hipokriti, pasiqë i kishte vrarë dhe masakruar të dy prindërit e tij në Antikë, nën parullat ose sloganet e ndryshme blasfemike dhe demagogjike të një të "ngeluri jetimë" ose "bonjak" në sytë e botës, dikur kishte zënë të kërkonte edhe lëmoshën ose mëshiren e të tjerëve nën pretekstin e mesipërm të jetimit të ngelur pa prindër! Shih ti!

Dikujt ia kishte endja t'a quajnë edhe hero, legjendë, akter, arkitekt ose protagonist të madh ose kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, ndërkaq bashkëpunonte me kuislingët, mercenarët, tregtarët ordiner ose ambulant te shpirtërave dhe flamujve, si dhe me profiterët e luftës dhe pasluftës. 

Dikuj tjetër ndërkaq i pelqen paqja dhe pajtimi historik me serbët, me të të cilët realisht nuk ka luftar kurrë dhe askund, veç nepër portale ose faqe gazetash apo në ekrane të ndryshme televizive si ai "Joriku i përjetshëm" tek "Hamleti" i Shekspirit. 

Dikujt madje ia ka endja t'a krahasohet edhe me Napoleon Bonapartën ose Karlin e Madh (Karl der Große) ose Gjergj Kastriotin. 

Ndërkaq, falë tokë  Kosove dhe premton "minishenkene" ose "open balkans-e" dhe korigjime" ose revidime kufitare me Serbinë etj., si me qenë n'bashqe t'babës!

Ndërkohë që në secilin (akëcilin) politikan ose "lider shqiptar matanë kufirit", edhe sot e kësaj dite sikur ndodhën ose ekzistojnë të mbjellura dhe varrosura për së gjalli në mendje, zemër, palcë dhe në shpirtë frika latente ose permanenta ndaj Serbisë e Rusisë. E sidomos tek Edi Rama dhe "proamerikanët" e tij në Tiranë.

Prap fajet i kanë Albin Kurti dhe  Ramush Haradinaj ose UÇK-së! 

Apo, dje Haradinaj dhe sot fajtor Kurti!

Ramush Haradinaj është i vetmi lider shqiptar ose kosovar që ua bërë të qartë serbëve, rusëve dhe të tjerëve edhe kufinjtë, trashetë, rrogozet ose istikamët e njohura shtetrore dhe nacionale në mes shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve, të vendusura gjatë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së -kundër Serbisë. Kjo pavarësisht orvatjeve ose përpjekjeve të ndryshme politike dhe diplomatike, për të vëndosur paqën ose "pajtimin historik" midis shqiptarëve dhe serbëve, apo në mes Kosovës dhe Serbisë mbi ruinat copëtimin, ose mbi kurrizin e thyer ose lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve.

Ramush Haradinaj është 'figurë e trashë' e luftës dhe historisë shqiptare. Bile, për nja 1OO1 herë me meritor, se sa shumë politikan tjerë shqiptar për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndaj, mëqe sipas asaj:' fjalët e nxehta nuk i pjekin kurrë bukën as kulaçin': Të kota ose fare boshe të dukën retorikat ose oratoritë e zjarrta populiste ose "patriotike" të dikujt atje-përballë jetës, veprës dhe personalitetit të njohur luftarak (çlirimtar), epik dhe kalorsiak të Ramush Haradinajt i cili shihet si armku dhe kundërshtari me i rrezikshëm dhe kryesor i Serbisë, Rusisë dhe Turqisë në Kosovë dhe me gjërë. E jo Edi Rama, Lulzim Basha apo dikush tjetër.

Se këndejmi, luftërat speciale, psikologjike, shantazhuese dhe denigruese ndaj figurave dhe personalitetëve lapidare dhe emblematike të Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, nga ana e tuxharëve dhe "ustahëve politik e diplomatik" të Prishtinës dhe Tiranës, kanë një histori të gjatë, qesharake, paradoksale, reaksionare, diabolike dhe tragjikomike edhe për vet linçuesit ose kundërshtarët (për të mos u thënë armiqtë) e tyre.

Bile, Edi Rama si Kryeministër aktual i Shqipërisë dhe si artist ose piktor i njohur akademik, ndoshta më më deshirë në dhomën, shtëpinë (banesën) ose kabinetin e tij, do i kishte vendosur ose vizatuar fotografitë ose portretët e Rankoviçit, Dushan Mugoshës, Milladin Popoviçit, Koço Popoviçit ose Vuçiçit, se sa portretin ose fotografinë e Ramush Haradinajt ose Albin Kurtit.

Edhe në Kosovë, ata të "narodit kosovar" (lëxo melezët, bastardët ose hibridët e ndryshëm puro ose shqipfolës) i kanë halë në sy Albin Kurtin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.

Ndonëse, edhe zgjedhjet e fundit në Kosovë, doli të ishin një "gogol i madh" ose sfidë e pakapërceyrshme në kuptimin e funksionimit optimal ose maksimal të sovranitetit dhe ntegritetit shtetror, naciona, teritorial, politik ose gjeografik të Republikës së Kosovës.

Nejse!

Pak histori politike dhe ushtarake nga e kakuara...

Lufta çlirimtare dhe patriotike e UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, ndërkohë që ishte e projektuar, motivuar dhe stimuluar nga idealët, vizionet dhe përpjekjet e kamotshme çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ( kombit)  tonë për liri, shtet dhe pavarësi të plotë shtetërore dhe nacionale: Në anën tjetër ndërkaq, ishte e shquar (karakterizuar) dhe tipizuar edhe për nga bashkëpunimi dhe aleanca e njohur politike dhe ushtarake e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara (SHBA-së) dhe vendet tjera të NATO-s, për të cilat në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare, tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumeta.

E thënë dhe deshifruar ndryshe, kjo donë të thotë se me rastin e luftës dhe revolucionit të lartpërmendur çlirimtar dhe patriotik të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, kemi të bëjmë me apologji, analogji dhe diskurse të ndryshme politike, ushtarake, historike dhe të tjera, analoge me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga "kurora" e huaj imperiale ose kolonialiste në etapën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë (18) dhe kështu me radhë. 

Ndërkaq, e ashtuquajtura "rezistenca pasive" ose pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së në etapën e fundit të shekullit të kaluar, ishin si të thuash me tepër "uvertyrë" ose një "paralojë e butë revolucionare" ose politike në buzëmbrëmjen e njohur të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë. 

Jugosllavia siç dihet do i përjetonte me dhembje, trauma, pezmatime dhe gjakderdhje të shumta "abortin" ose "shkurorëzimin" e saj shtetëror dhe politik. Duke i nënkuptuar këtu luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë, të nxitura dhe shkaktuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit dhe ultranacionalistëve të tjerë serbo-çetnik në Beograd dhe gjetkë.

Meqë gjithnjë fjala mbi komparacionet dhe analogjitë e lartpërmendura të luftës dhe revolucionit të njohur të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi:  Atëherë do theksuar në vazhdim se etapa ose "epoka" e njohur e luftërave dhe revolucioneve të ndryshme nacionale dhe politike (para dhe pas vitit 18OO), si të thuash në mënyrë fundamentale dhe substanciale atëbotë e kishin eksploruar, reformuar dhe emancipuar rendin ose rregullimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme absolutiste, koloniale ose imperialiste në kontinentin e vjetër evropian dhe gjetkë.

Ndërkohë që "epoka e re" revolucionare , restauratore ose reformatore në globin dhe kontinentin tonë, kishte filluar pikërisht me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga "kurora" e huaj imperiale ose kolonialiste.

Ndaj, mu për këtë, lufta dhe revolucioni i njohur amerikan atëbotë ishin bërë simbol dhe një udhërrëfyes i fuqishëm konspirativ dhe logjistik për revolucionet e ndryshme (të mëvonshme) në Evropë dhe kudo. Përse ( pse) kjo? 

Sepse, lufta dhe revolucioni amerikan, ndërkohë që ishin të të ngjyrosur dhe përshkruar nga simbolet dhe elementët e shumta tradicionale dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian (kjo për shkak të origjinës dhe lidhjeve të njohura historike, kulturore, emocionale, familjare ( gjenealogjike) ose antropogjenteike të pjesës dërmuese të popullit amerikane me Evropën.): Në anën tjetër ishin të bazuar dhe motivuar në luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) të madh amerikan nga "kurora mbretërore" britanike dhe kështu me radhë, të nisur ose filluar asokohe dikund në vitin 1619, respektivisht, në Tubimin e njohur parlamentar të Virgjinias. Për t´u pasuar nga Marylandi, Carolina, New Yorku, New Jersi, Delavare, Georgia, Massachustti, Rhode Islandi etj.

Në vazhdim ia vlen të rikujtohen në sfond  "Mayfloëer" dhe "41 viganët e parë"  të luftës dhe revolucionit të lartpërmendur amerikan për pavarësi. 

Ndërkohë që dikur me vonë, Uilliam Penny do e ngriste dhe themelonte si të thuash

"shtetin e pavarur të pyejeve" ( Pennsylvaninë) në vitin 1683. Duke shënuar kështu edhe fillimet e luftës dhe revolucionit të madh amerikan nga të të ashtuquajturat " trembëdhjete shtetet" ose kolonitë e atëhershme amerikane-kunder "metropolës britanike" në shekullin 17, të cilat në themelet ose substancën e tyre tyre ishin luftë dhe një revolucion i shkëlqyer në mes pavarësisë dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuquajturit "sovranitetit parlamentar" dhe monarkist anglez. Për t´u kurorëzuar në " Kongresin e Parë Konstitucional dhe Kontinental"  të Philadelphias (Filadelfia) në vitin 1774, në të cilin, deputët e 13 vendëve të pavarura amerikane, do e zgjedhin dhe emrojnë Georg Washingtonin ( Gjorgj Uashingtonin) si udhëheqës dhe komandant të përgjithshëm politik dhe ushtarak të SHBA-së. Duke e nënkuptuar këtu edhe fitorën e njohur (historike) të ushtrisë amerikane kundër asaj britanike në vitin 1775., respektivisht, Deklaratën e njohur të 4 Korrikut të vitit  1776 ( nga ana e Thomas Jeffersonit) për Pavarësi të plotë të Shtetëve të Bashkuara.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe aktivitetët e shquara politike dhe diplomatike të Benjamin Franklinit, John Adamasonit dhe të tjerëve në drejtim të afirmimit dhe zyrtarizimit (konfirmimit) të shtetit dhe pavarësisë së lartëpërmendur amerikane nga ana e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor. Duke e arrirë kështu zenitin ose kulminacionin e tyre me Konventën e famshme konstitucionale dhe juridike "Checks and Balances"  (lëxo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias në vitin e paharruar 1787. 

Kjo done të thotë se edhe shteti dhe kombi i madh amerikan në fillim i kishin pengesat dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive në rrugën e zorshme të lirisë, shtetit dhe pavarësisë. Sigurisht. 

Ndaj, edhe përcaktimi, koncentrimi, etablimi dhe profilizimi i partive (subjekteve) dhe elektoratit shqiptar (kosovar) në dy parti ose subjekte të fuqishme nacionale dhe konstitucionale: Me kalimin e kohës do i dëshmonte përparësitë dhe beneficionet e shumta nacionale dhe politike në një kohë "inflacioni" të madh partiak dhe politik në Republikën e Kosovës. 

Pa të keq ndaj partive ose subjekteve të tjera politike në Republikën e Kosovës, por Partia Demokrate ( Party of The People) dhe Partia Republikane (The Grand Old Party) në SHBA-së me shumë gjasë sikur paraqesin Sinonim dhe Një Udhërrëfyes të fuqishëm logjistiko-katalogjik për jetën e përgjithshme parlamente dhe demokratike në vendin tonë. Pa dashur t´ua cekim emrat partive ose subjektëve të atjeshme politike. 

ASH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat