Kush e zbuloi “kazanin mediatik” dhe pse?

Opinione

Kush e zbuloi “kazanin mediatik” dhe pse?

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:59
Adem Bytyçi

Diktatori gjënë e parë që e bënë në filllet e sundimit të tij në një shtet dhe shoqëri, është mbyllja e gojës së gazetarëve dhe shtypin në përgjithësi të shndërrojë në shërbim të pushtetit të tij të sundimit.

Disa gazetarë i privilegjon duke u bërë privilegje material, duke i bërë servil të pushtetit të tij, disa të tjerë të padëgjueshëm të cilët i mbesin besnik profesionit të tyre të gazetarit i persekutojnë në mënyra të ndryshme ....

Qëllimi i fundit i diktatorit është kapja e shtetit duke i vendos në të gjitha institucionet shtetërore njerëzit e tij, të cilët në vend që të zbatojnë ligjin në interesin e përgjithshëm të shoqërisë, i zbatojnë urdhëratë e diktatorit.

Në shumë shtete të cilat pretendojnë se janë shtete demokratike, në realitet janë shtete diktatoriale ku pushtetin e mbajnë një grup njerëzish, të lidhur ngushtë me diktatorin urdhrat e së cilit i zbatojnë për llogari të diktatorit dhe njerëzve për rreth tij...

Shumë shtete të cilat shtiren se janë demokratike në realitet janë diktatoriale, të tilla shtete akoma vazhdojnë të ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor, pa demokratizimin e të cilave Evropa, absolutisht nuk do t'i pranojë në gjirin e saj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat