Pse Paskal Milo heziton të thotë të vërtetën dhe i bënë avokatin Edi Ramës!?

Opinione

Pse Paskal Milo heziton të thotë të vërtetën dhe i bënë avokatin Edi Ramës!?

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 19 shtator 2021 Në ora: 09:27
Ruzhdi Peçani

Në Interaktiv,më 16 shtator 2021, dëgjuam prof.Dr.Paskal Milo, ish ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, personalitet ky i respektuar. Temë bisede ishte: Raporti mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në Interaktiv, Milo ka thënë se mosmarrëveshjet mes të dyja shteteve nuk kanë një emër të përveçëm, se nuk është Shqipëria Edi Rama, ndërsa shtoi se dy vendet i bashkojnë interesa më të mëdha.

Shqipëria nuk është Edi Rama

"Shqipëria nuk është Edi Rama. Edi Rama është përfaqësues i Shqipërisë në kontekstin zyrtar të qeverisjes së sajë, dhe nuk besoj se midis nesh edhe kur ka mosmarrëveshje dhe qasje të ndryshme, duhet të përdorim gjuhë të ashpër që na dëmton shumë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse në vend që të vëmë vetulla, mund të nxjerrim sytë.

Nuk na intereson edhe nëse një qeveri e jona, sepse qeveritë janë të shqiptarëve, edhe kur mendojmë se njëri e ka gabim, janë shumë të tjera që na bashkojnë. Për hir të një qëndrimi të ndryshëm, si është edhe kjo e Open Balkan, nuk duhet të mohojmë interesa të tjera të mëdha që na bashkojnë”, dhe mestjerash, profesori.

Milo thotë se “Edi Rama është një politikan atipik, në mesin e gjithë politikanëve shqiptarë, ngase ka në cilësi se për gjithëçka që deklaron është i bindur se është në të drejtën e vetë. Nuk do thotë se ka të drejtë. Koha do tregoj se sa kishte të drejtë?!”

Prof. Milo, në shumë pyetjet e shtruara, do bënte shmangie në përgjigjet, pra jo të drejtëpërdrejta, duke bërë shmangie diplomatike. Pse? Këtu nuk ishte ftuar si diplomat, po dhe tani nuk është dhe sikur justifikon sjelljet dhe veprimet e z.Rama, dhe atë që në fillim thotë se ky “është përfaqësues i Shqipërisë”. Profesor Milo, z.Rama nuk është përfaqësues por Kryeministër i Shqipërisë, dhe se na qenka atipik, justifikim ishte ky?

Dhe kur thotë: “Koha do tregoj se sa kishte të drejtë?!”, këtu kishte të bënte me projektin “Open Balkan”, kjo sikur i bie se duhet pritur se çfarë do jenë dëmet për Kosovën dhe Shqipërinë dhe atëherë të gjykojmë?! Nonsens ky –kështu rreziqet që do na vinin e ne t´i përcjellim me nonshalancë? Jo, z.Paskal Milo koha nuk pret dhe nuk duron përgjigje diplomatike!

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka kuptuar drejtë kancelaren Merkel në Tiranë se “…Procesi i Berlinit është i vetmi instrument drejtë integrimeve” dhe ky ka zgjedhur Procesin e Berlinit para iniciativës së “Ballkanit të Hapur” si zgjidhje më të mirë për rajonin.

Milo zgjedh Procesin e Berlinit para “Ballkanit të Hapur”

Në qoftë se do të lejohesha të zgjidhja midis Procesit të Berlinit dhe ‘Ballkanit të Hapur’, do të zgjidhja Procesin e Berlinit sepse është gjithëpërfshirës për Ballkanin Perëndimor, janë brenda të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor e Ballkani i Hapur tani ka vetëm tre vende e tri qeveri që kanë marrë përsipër të nxisin këtë proces, i cili në vetvete ka një pikëpyetje. Mund të jetë i dobishëm". Pra, Paskla Milo ka dyzime andaj thotë “Koha do tregoj se sa kishte të drejtë?!”–Sa kontradiktor tregohet?!

“Ka një bazë me katër liritë e BE-së për t’u zbatuar në Ballkanin Perëndimor, por për sa kohë që gjysma e vendeve kanë rezerva, nismëtarët e Ballkanit të Hapur duhet të jenë më të përmbajtur në hapat që hedhin”, duke thënë se këta liderë duhet të bindin se “s’ka prapavijë politike pas iniciativës e s’ka objektiva të përfolura për të kthyer ish-Federatën Jugosllave”.

Për reagimin refuzues të Kosovës, Milo na “përkujton”: “… Kosova ka një pozicion specifik,nuk ka zgjidhur problemin madhor me plotësimin e sovranitetit dhe njohjes si subjekt ndërkombëtar,… e kuptoj shqetësimin e shqiptarëve të Kosovës, por kam një porosi në kuptimin shumë miqësor që duhet të kujdesemi që me retorikën të mos kapërcejmë disa kufij midis nesh që mund të na dëmtojnë më shumë sesa një projekt siç është Open Balkan, që nuk dihet se cili do të jetë fati i tij. Është shumë e rrezikshme të mbjellim midis nesh farën e mosmarrëveshjeve të thella dhe aq më keq të urrejtjes”.

Përgjigjet diplomatike të z.Paskal Milo

Në këto përplasje mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, se cili mban përgjegjësi më shumë, Milo: ”se nuk mundë të bëjë farmacinë politike, të tregoj në përqindje se cili mban më shumë”. Përgjigje kjo diplomatike apo jo e sinqert. z.Milo as që ka nevojë kjo të bëhet me peshore analitike, ngase gabimet janë të dukshme dhe kardinale. Dhe tani këtu t´i përkujtojmë, prof.të nderuar –jo se ka harruar.

Avazi i atakimeve drejtë Kosovës ka një gjenezë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte mbështetës i projektit për korigjim kufiri dhe shkëmbim teritori me Serbinë. Mbështeste fuqishëm ish Presidentin Thaçi sa dhe,në Kosovë, do të thoshte “ata që nuk mbështesin Hashim Thaçin janë gomar” duke aluduar tek ishkryeministri Ramush Haradinaj, të cilit, edhe i kishte bërë padi në gjykatën themelore në Prishtinë. Çfarë skandali dhe ironie ishte kjo?!

Çështja e korrigjimit të kufirit "kishte përplasur" dy kryeministrat shqiptarë, atë të Kosovës Ramush Haradinaj dhe Edi Ramën. Pas mbledhjes së pestë të dy qeverive në Pejë, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të territoreve me Serbinë, duke thënë se "kushdo që e quan tradhtar Hashim Thaçin është tradhtar”.

Po ky Edi Rama,me rastin e vizitës së znj.Vjosa Osmani –Sadriu, 17 dhjetor 2020, si zv.Presidente e Kosovës, kishte dalur nga parlamenti në momentin kur fliste znj.Osmani. Po ky kryeministër nuk kishte pritur dhe takuar Kryeparlamntarin e Kosovës z.Glauk Konjufca, qershor 2021, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama injoron vizitën e Kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufcës në Shqipëri. Ky ishte takuar me

Kryeparlamentarin Gramos Ruçi, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e PD Lulzim Basha. Rama nga averzioni që ka, ky antipod injoroi takimin.

Ky kryeministër ka aversion ndaj liderve të Kosovës. Po pse ? Këtë le të na e thotë prof. Paskal Milo. Me të drejtë e thotë z,Milo është atipik, dhe unë shtoj se është arrogant, egocentrik dhe në politikën shqiptare një maher politik.

Kryeministri shqiptar defakto Shqipëria, me pranimin e hyrjes në aleancën serbe të “mini Shengenit”, tani si “Open Balkan”, gjenë pajtim me qendrimin serb të mosnjohjes së Kosovës si shtet i pavarur, “sepse është pajtuar me pretendimin e Serbisë që Kosova të përfshihet me statusin e provincës serbe në këtë grupim dhe jo si shtet. Pra ky është statusi i “provincës serbe”, me të cilin Beogradi kërkon që Kosova të përfshihet në nismën serbe. Kryeministri Edi Rama këtu bënë tradhti kombëtare.

Përkundër apeleve dhe reagimeve nga qytetarë shqiptarë, kudo që ishin në Shqipëri, Kosovë dhe vise tjera, personaltete të kulturës, analistë e shkrimtarë, që i bënë Bashkisë së Korçës për anulimin që në festivalin e birrës të mos përformonte Goran Brergoviç – shkoi së koti, hasi në vesh të shurdhër. Ai që e kishte bërë rexhinë e kësaj maskarade, Bashkinë e Korçës,mediet me analist dhe një pjesë të “elitës” intelektuale kishte kastruar dhe duhej ta mbështesnin këtë projekt alla Rama – Vuqiç.

Ndaj atyre që kishin reaguar dhe vazhdonin të shprehin reagimin dhe pezmin ,tani nga “analistë” kozmopolit serbofil, u erdhën kundër reagime, se ata që reagojnë dhe nuk kuptojnë “nga arti” i Bregoviç janë “Taleban” dhe së fundi edhe “fashist”?! Bravo, atë që kishte për qëllim Serbia, me Kryeministrin levë të Serbisë dhe këta “analistë” kozmopolit serbofil, ia ka arritur qëllimit – ta fut thikën e përçarjes brenda shqiptare.

Kryeministri shqiptar nuk tregoi asnjë përkushtim shtetrorë, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve si në Republikën e Maqedonisë së Veriut po dhe ata në Luginën e Preshevës ku të drejtat po u shkelen në mënyrë sistematike në të gjtha fushat. Shteti shqiptar nuk guxonte të shiqonte me indolencë kur në Medvegjë edhe po ndodhë ç´regjistrimi i qytetarëve shqiptar, me të vetmin qëllim të spastrimit etnik. Në luginë po ndodhë spastrimi dhe përndjekja e shqiptarëve.

Në Shqipëri ka ndodhur shkelje e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga ana e Kryeministrit Edi Rama. Ka të bëjë këtu me shkeljen e nenit 8 pika 2.

Neni 8. 2 “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Së fundi, APA Austriake njofton se me datën 14 shtator në Vashau të Austrisë do të mblidhen minsitrat e Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perendimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Tema e diskutimit : Si duhet ta kthejmë Ballkanin nga një rajon që konsumon siguri në një rajon që prodhon siguri.

Qëllimi ishte vendosja e partneritetit midis këtyre vendeve dhe Austrisë. Kosova në këtë takim nuk është ftuar. Pragjykimi është se ministri i Mbrojtjes Mehaj nuk është ftuar, se Vjenës mund t´i ketë bërë presion Beogradi. Dhe me këtë presion të jetë pajtuar edhe Tirana zyrtare. Dikur Shqipëria nuk merrte pjesë në takimet rajonale, po nuk ishte aty edhe Kosova.

Rama kritikoi Kurtin edhe të martën, në ditën kur kancelarja gjermane Angela Merkel priti liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.Do ta quante konspiracionist. Rama i quajti përralla me gogol ato që ka thënë Kurti për Ballkanin e Hapur, nismë rajonale e themeluar në Novi-Sad nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Rama.

Rama ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po votohet kabineti i ri qeveritar me të kryeministër, për të kritikuar sërish, ndonëse nuk ka përmendur emrin e Kurtit.

Paskal Milo ka refuzuar të japë mendimin nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, apo ai i Kosovës, Albin Kurti, ka më shumë faj për raportet e fundit në mes dy shteteve.Atëherë,kënga “kush e nisi luftën ma i pari”? Përse z.Milo iu shmang pyetjes dhe bëri blof,cili është preteksi i kësaj?

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, u ka dhënë porosi politikanëve të Shqipërisë e Kosovës që të kenë kujdes me gjuhën e ashpër të përdorur mes vete, që sipas tij mund të çojë në mosmarrëveshje të thella. Po ku ishte z.Milo kur edhe më heret shifej se punët nuk shkonin mirë, në veçanti nga 2020,pse ishte i heshtur dhe i nemitur .Përse nuk u bashkohej zërave në Tiranë të politologëve dhe ish diplomatëve si prof.Enver Bytyçi,Shaban Murati, Islam Lauka dhe të tjerë, për fat të keq një numër shumë i vogël nga elita e Tiranës.

Përderisa qëndron bindja se Serbia e sotme është po ajo që ishte, hegjemoniste dhe luftënxitëse si në të ´90,dhe sot karshi Kosovës shumë agresive dhe armiqësore, me ish ministrin e propagandës të Millosheviq, Vuçiq, Paskal Milo mendon ndryshe – paksa ka ndryshuar,ngase kanë kaluar 21 vite.

“Me bindje të plotë them se Serbia vetë s’do të mund të ndryshojë në qoftë se ne shqiptarët në rajon, dy shtetet nuk koordinohen e nuk shfaqen në politikën ndërkombëtare si dy shtete aktive, bashkëpunuese që ndihmojnë njëri tjetrin e janë bashkë... Vetëm faktori shqiptar me bashkëveprimin tonë do të bindë Serbinë të pranojë realitetet e krijuara dhe të pakthyeshme”, Milo ka thënë se këtë mund ta bëjë vetëm “bashkimi i faktorit shqiptar.”

Për fund duhët thënë se thika e përqarjës depërtoi më thell me “Festën e birrës” në Korçë,dhe në rrjetet sociale kishte këso reagimi nga kosovarët:”Ne nuk duam të ndodhi që Bregoviq të vinte në Korçë.Po do ndodhi,korçarë ne do vazhdojmë të u duam,vëllezër jemi –por nuk do kemi mallin “.Kishte dhe zëra se Kryeministri Edi Rama të shpallej person non grata në Kosovë,po kishte edhe nga ta që do reagonin për këtë ashpër.Se do ishte iraciaonale, se këtë e do Serbia,të përçahemi ,Opinion :“Të tregohemi të vëmendshëm dhe shumë racional”- R.Peçani,” Bota Sot”,31 korrik 2021.

Shqiptarët e Kosovës nuk kan hallin me vëllezërit në Shqipëri,po me kryeministrin Edi Rama.Kosovarët e duan Shqipërinë, dhe do vazhojnë ta duan përherë.Kosovarët nuk duan që Tirana zyrtare t´i donte vetëm si “vëllezër turizmi sezonal”,sa për të mbushur arkën e e shtetit dhe xhepat e oligarkëve.

Edi Rama mori mesazhin nga kancelarja Merkel në Tiranë,se “Open Ballkan” do mbetet vetëm një ëndërr e keqe për të,dhe në fund edhe kuptoi se Kosova për te është “arrë e fortë”. Në fakt, Merkel mohoi që Ballkani i Hapur është pjesë e Procesit të Berlinit.Megjithatë ky politikan “atipik”,mendje “Ortodoksi”, ngase vështirë e ka të gjejë qetësi në parlament,me rastin e votimit të Qeveisë Rama 3,do thotë:” Ballkani i Hapur është pjellë e Procesit të Berlinit për lëvizjen e njerëzve, mallrave e shërbimeve”.

Duke vazhduar kishte thënë: “Ballkani i Hapur nuk merr përsipër asgjë. Të nxjerrin vetë gomarin nga balta ,pa pritur që të na ikë dhe një 10 vjeçar tjetër, duke shpresuar se do të tërheqin litarët të tjerët nga Berlini e Parisi se nuk kanë shqetësime të tjera, por të kujdesen për të nxjerrë gomarin tonë nga balta, ndërkohë që ne thurim tym me njëri-tjetrin..”

Dhe kjo e thënë nga ai qëndron. Por gomarin nga balta të kujdeset ta nxjerri vetë nga llumi,ashtu si e kishte future vetë.

Se Kryeministri Albin Kurti nuk mban inate dhe se nuk është kapricioz, do e tregonte kur i bëri ftesë Kryeministrit Rama të bëjë vizitë në Prishtinë.Edi Rama e kishte pranuar ftesën me kënaqësi,por këtë nuk do e bënte në rrugën zyrtare,por për shkak të egos që mbanë e bënë në tëitter.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat