Kina – me një `Sistem Ekonomik që nuk ekziston askund në botë`

Opinione

Kina – me një `Sistem Ekonomik që nuk ekziston askund në botë`

Nga: Pirro Prifti Më: 21 shtator 2021 Në ora: 13:26
Pirro Prifti

Askush nuk do ta besonte që pas shëmbjes së komunizmit, me rënien e mureve të Berlinit që sistemi capitalist do të kishte ndonjë system tjetër konkurent.

Ashtu siç u eksperimentua Revolucioni Socialist i Tetorit më 7 Nëntor 1917, Komunizmi nuk mbijetoi më shumë së 80 vjet , pra më shumë se sa dy breza në Rusi, dhe më shumë se një brez në vëndet e tjera të ish-bllokut komunist.

Mëdyshja, nëse sistemi socialist do të mbijetonte apo do ti` a kalonte atij kapitalist u paratha nga Lenini në frazën kuptimplotë se `kush do të fitojë? do të fitojë ai sistem që ka rendimentin e punës më të lartë!`

Dhe ashtu ndodhi sistemi komunist ra për shkak të dështimit ekonomik i cili u shoqërua edhe me vendosjen e diktaturës komuniste në të tëra vëndet duke treguar edhe një herë se centralizmi i ekonomisë i shoqëruar me luftën e klasavee ishte forma më e shëmtuar e e zhvillimit ekonomiko-social.

Sigurisht Lenini pati i pari idenë e NEP që në 1922 (Politika e Re ekonomike) ku pushteti komunist i drejtuar nga një parti do të shoqërohej dhe do të mbijetonte me biznesin privat, por kjo politike u ndërpre pasi diktatori Stalin vendosi diktaturën e sovjetëve.

Krahas sukseseve të para të sistemit socialist si arsimimi popullor, eëmancipimi i gruas, elektrifikimi i vëndit të cilat justifikuan për një farë kohe idenë se revolucioni socialist mund të fitojë në hallkat më të dobëta të zinxhirit kapitalist, ideja e NEP-it, u përpunua më tej nga ideologu komunist kinez Ten Hsiao Ping, i cili i mbijetoi diktaturës Maoiste dhe, pas vdekjes së Kryetarit Mao, pasardhësit e vendosën në sistem bazë - idenë e drejtimit të vëndit me një Parti, por zhvillimi ekonomik në Kinë. do të jetë kapitalist me biznesin privat konkurues.

Ky variant teorik i komunizmit,- komunizëm i cili u duk sikur u asgjësua përfundimisht pas viteve`90- mbijetoi në Kinë duke u zhvilluar me shpejtësi gjatë këtyre 30 viteve, duke arritur kulmin nën drejtimin e Presidentit të përjetshëm Xiping, cili si asnjë nga kryetarët e mëparshëm të PKK, pas vdekjes së Kryetarit Mao, nxorri në pah idenë se sistemi komunist nuk ka vdekur dhe se Kina komuniste po vazhdon rrugën e Kryetarit Mao.

Shkrimtar Kontribues Tim O'Donnell, në një artikull të ditës së hënë me titull: `` Xi mund ta lëvizë Kinën në sistemin ekonomik "që nuk ekziston askund në botë", analizon se si Presidenti komunist kinez dëshiron të lejojë që biznesi privat i vogël dhe i mesëm të vazhdojë të zhvillohet, por ai dëshiron që Partia Komuniste Kineze të "drejtojë rrjedhat e parave" dhe të frenojë aftësinë e sipërmarrësve dhe investitorëve për të fituar fitime në një masë edhe më të madhe sesa tashmë bën.

Dhe më tej analizon se "Xi mendon se po kalon në një lloj të ri të sistemit që nuk ekziston askund në botë," sipas Barry Naughton, një ekspert i ekonomisë kineze në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, për Journal.

"Unë e quaj atë një ekonomi të drejtuar nga qeveria."

Për një kohë të gjatë, analistët kërkuan homazhet e Presidentit kinez Xi Jinping ndaj Mao Ce Dunit për "skenën politike", por një ekzaminim i Wall Street Journal i shkrimeve dhe fjalimeve të fundit të Xi, sugjeron se ata duhet ta marrin atë shumë më seriozisht. Tani duket se Xi "me forcë" po përpiqet ta kthejë Kinën në vizionin socialist të Maos, shkruan Tim O'Donnell;

por ai dëshiron që Partia Komuniste Kineze të "drejtojë flukset e parave" dhe të frenojë aftësinë e sipërmarrësve dhe investitorëve për të bërë fitime në një masë edhe më të madhe sesa ajo tashmë (https://ëëë.yahoo.com/neës/xi-moving-china-economic-system-171146880.html).

Po të shohësh shifrat, ato tregojnë një realitet ashtu si përpiqet të bindë botën presidenti kines Xi (Xiping), një rritje më të madhe ekonomike të Kinës në raport me çdo vënd perëndimor.

Image

Sidoqoftë, po të shohësh tabelën e mësipërme me të dhënat e viteve 2020- 2021, rritja për kapita në dollar tregon se Kina është shumë prapa sistemit perëndimor në raport me të ardhurat për frymë me tre vëndet më të zhvilluara kapitaliste: SHBA, Japoni, Gjermani.

Në një farë mënyre , ish Presidenti Trump kishte shumë të drejtë kur deklaronte menjëherë pasi mori mandatin për President kur hidhte parrullën `Make Amerika Great Again`, se kundërshtari kryesor për SHBA është Kina dhe jo Rusia, sepse ajo po e konkuron dhe po ja merr tregun SHBA, dhe vëndeve të BE, së bashku me vëndet e tjera të të ashtuquajturës ish-botës së tretë: India, Brazili, Turqia, etj.

Dhe ashtu po ndodh.

Kina si një superfuqi ekonomiko e tashmë edhe ushtarake, po konkuron dhe sfidon SHBA në çdo sferë të ekonomisë, militare, në teknologji, dhe në kozmos, duke krijuar kështu një formë të re të ardhshme të luftës së ftohtë, por edhe një pikpyetje të madhe, atë që vuri në dilemë Lenini: Kush do të fitojë?

Sot bëhet fjalë për një konkurencë të re midis Sistemit Kapitalist egzistues dhe Sistemit komunist sepcifik të Kinës së sotme të Presidentit Xi.?

Kjo po vë në diskutim edhe vetë demokracinë perëndimore e cila po kalon një krizë morale, etike, dhe sociale, madje dhe në vetë mënyrën politike të zgjedhjes dhe ndërrimit të pushteteve në vëndet me demokraci perëndimore, sepse po shihet që sistemi bipolar kinez mund të mbijetojë edhe me një parti e cila ndrron drejtuesit brënda vetë sistemit.

Kjo të kujton gjithashtu edhe drejtimin me rotacion të Jugosllavisë pas vdekejes së Titos, ku secili President i gjashtë Republikave jugosllave merrte drejtimin pas çdo gjashtë muaj ose pas një viti.

Këtë tip sistemi të drejtimit demokratik brënda një partie, e ka përvehtësuar edhe vetë BE.

Pra kapitalizmi po mbijeton edhe duke marrë elementët më të mirë të ish sistemit komunist, por gjithashtu po reflekton edhe për dështimin e vendosjes me dhunë të demokracive perëndimore në vënde me tradita ku dominon islami dhe ligji Sharia.

Kjo të kujton përplasjen e sistemit të vjetër komunist i cili përhapte komunzimin me dhunë, duke u justifikuar se edhe kapitalizmi po përhap kapitalin në votë sipas Fidel Kastros i cili dergoi revolucionarin Çe Guevara për të nxitur revolucionin socialist në vëndet e Amerikës qëndrore dhe Amerikës së Jugut.

Gjiithmonë zgjidhja vjen pas përplasjes, pas konfliktit, dhe siç thotë filosofi kinez Lao Tze: `Kur largohen dëshirat, atëhere mund të shihet Misteri`.

Së fundmi mund të shprehemi se konflikti në kohën e sotme ndoshta do të mbetet më i rrezikshmi, sepse në këtë kohë po vihet në rrezik edhe vetë egzistenca e Planetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat