Reciprocitetin e vendosur ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, duhet mbrojtur me çdo mjet, qoftë edhe me armë..!?

Opinione

Reciprocitetin e vendosur ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, duhet mbrojtur me çdo mjet, qoftë edhe me armë..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 21 shtator 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Tani, kur e tërë Serbia është ngritur në këmbë si bishë e tërbuar pas vendosjes së djeshme të masës së reciprocitetit nga qeveria e Kosovës, me të cilën qytetarët e saj që do hyjnë në Kosovë janë të detyruar që t’i ndërrojnë targat e makinave të tyre me ato të përkohshme të Kosovës, përveç se e përshëndes me zëmër, më duhet ta them një gjë të cilën nuk po e kuptoj dot;

Po, në vitin 2008 pasi që Kosova e shpalli pavarësinë e saj, dhe kur regjimi kriminal i Serbisë e vendosi po këtë masë të njëjtë ndaj Kosovës, me të cilën për 13 vite vetëm shqiptarët u torturuan dhe u diskriminuan çdo ditë në kufirin Kosovë-Serbi, ku ishin të detyruar që t’i ndërrojnë targat e Kosovës në automjetet e tyre private me ato të përkohshme të Serbisë, si dhe masa tjera diskriminuese, a ishin ngritur edhe asokohe në këmbë qytetarët e Kosovës për t’i mbyllur rrugët në pikat kufitare në Jarinjë, Merdare dhe tek Dheu i Bardhë me kamionë, autobusë, makina dhe mjete tjera, siç po bëjnë dje dhe sot serbët në Veri të Kosovës, si dhe a i kishte ftuar në takim ish qeveria e atëhershme ambasadorët e QUINT-it për t’i njoftuar me veprimin diskriminues të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, apo vetëm kur një masë e njëjtë vendoset ndaj Serbisë, ngritët në këmbë, përveç Serbisë, edhe BE-ja..!?

Pastaj, pyetja tjetër; si është e mundur që vetëm qytetarët e Kosovës të cilët kanë hyrë në Serbi me makina të tyre private përgjatë 13 viteve të kaluara të jenë dhunuar në mënyrë sistematike nga policia e Serbisë, dhe që asnjëra nga qeveritë e mëparshme të Kosovës të mos ketë ndërmarrë asnjë vendim, që masën e njëjtë reciproke ta vendosin ndaj Serbisë, duke pranuar (përulur) që qytetarët e shtetit të cilin edhe e kanë sunduar, të lejojnë që qytetarët e Kosovës të dhunohen për një kohë aq të gjatë..!? Pra, të heshtin si me qenë të shurdhër duke mos ndërmarrë asgjë kundër atyre masave diskriminuese, sidomos të mos e alarmojnë BE-në për këtë diskriminim kaq të rënd për qytetarët e vetë në gjitha ato takime të panumërta që përfaqësuesit e Kosovës i kanë mbajtur në Bruksel me palën serbe në kuadër të dialogut, për kinse normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi..!?

Pra, në dy pyetjet e shtruara më larët, dikush nga ish qeveritarët do duhej sot ta jepte përgjigjen, se a vetëm shqiptarët e Kosovës paskan qenë njerëz dhe qytetarë të dorës së dytë, që i gjithë ai diskriminim të ushtrohej ndaj tyre, dhe, pse askush nga ata nuk ka ndërmarrë asgjë në Bruksel për heqjen e një mase kaq diskriminuese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve..!?

Dikush mund të thotë sot, se Serbia nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, ndaj ka vepruar në atë mënyrë, gjë që kjo tezë serbe tani na doli krejtësisht e paqëndrueshme, sepse dje dhe sot e pamë të gjithë, se e njëjta masë të cilën e vendosi qeveria “Kurti-2”, paska pas mundur të vendosej po në të njëjtën ditë kur Serbia e vendosi atë ndaj Kosovës!

Pra, e pamë dje dhe sot me sytë tonë, se si qytetarët e Serbisë i hiqnin me duar të veta tabelat serbe nga makinat e tyre dhe i vendosnin ato të përkohshme të Kosovës, dhe ky realitet i ri të cilin e pamë gjithë bashku, patjetër se ish kryeministrat e qeverive të Kosovës i zhveshi cullak para popullit, duke i bërë përgjegjës direkt për mos veprim konkret për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, të njëjtin të cilin e ndërmori me guxim qeveria “Kurti-2”..!?

Prandaj, përveç se akti i djeshëm i qeverisë sonë, për ta vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka futur besim dhe krenari kombëtare tek shqiptarët, jam i bindur se populli ynë heroik këtë masë dhe veprim do ta mbron me gjitha mjetet, qoftë edhe me armë, ngase vuajtjeve dhe diskriminimit shekullor të shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë Ballkanin perëndimor, i ushtruar në mënyrë sistematike nga regjimet kriminale të Serbisë, duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat