Kuvendi i Kosovës të pastrohet nga analfabetët e gjysmanalfabetët

Opinione

Kuvendi i Kosovës të pastrohet nga analfabetët e gjysmanalfabetët

Nga: Prof. Mr. Skënder R. Hoxha Më: 22 shtator 2021 Në ora: 09:24
Prof. Mr. Skënder R. Hoxha

Jo rrallë, sidomos kohëve të fundit, nëpër portale gazetash e të tjera, u vu në spikamë dhe u bë publike edhe një çështje e habitshme, bile edhe tingëllon si e pabesueshme, se në Kuvendin e Kosovës paska kuvendarë që s’dinë të shkruajnë shqip, paska të tillë që edhe emrin e mbiemrin e vet po e shkruakan me gabime drejtshkrimore!!! Të bnjëjtit, vazhdojnë të jenë në Kuvend, e ndonjë prej tyre edhe si dofarë “shefash të grupeve parlamentare”...

Vërtet e dhimbshme. E, kjo bëhet edhe më e dhimbshme kur, po ata, janë më të zëshmit në fjalimet e tyre në Parlament., gjoja se po kritikojmë dikënd, po kritikojmë një dukuri apo veprim jodemokratik (këtë e kanë detyrë partie), etj., etj. Kjo është e tejdukshme.

Ata sillen e veprojnë kështu për të mbuluar në këtë mënyrë paaftësitë e tyre, për të zhvendosur vëmendjen partive të tyre e aq më tepër të votuesve të tyre! (Populli thotë: “Me mlu m.. me sh...”!!!

Ndaj, që ky kahërllëk të mos jetë në Parlamentin e Kosovës, të gjendet mënyra kushtetuese e Kuvendi i Kosovës sa më shpejt të pastrohet nga analfabetët e gjysmanalfabetët, e populli mos t’iu besojë më atyre që me diploma falso kanë shkuar deri aty ku kanë shkuar! ...Dhe, kjo ndërmarrje të bëhet publike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat