Psikologjia dhe filozofia politike

Opinione

Psikologjia dhe filozofia politike

Nga: Agron Shabani Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:39
Autori

Siç dihet, Sara ,gruaja e ligjshme e Abrahamit atëbotë ndofta me plot arsye e kishte përzënë(përndjekur) Agarën kurtizane dhe robëreshë nga prona dhe pallati i saj në Jerusalem duke i thënë se: Djali i një gruaje kurtizane(konkubine) dhe në robëri nuk mund të jetë kurrë i njëjtë dhe i barabartë në pronë ose në trashëgimi të përgjithshme me të birin(djalin) e një gruaje të lirë e të vërtetë.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj, Abrahami atëbotë i kishte dashur dhe pronësuar njësoj edhe Jicakun(Isakun)-të birin e tij me Sarën, por edhe Ismaelin (Ismajlin)-të birin e gruas së tij konkubine dhe në robëri-Agarës.

Ndërkaq, Jakobi Izrael asokohe e kishte dashur dhe adhuruar Jozefin të cilin vëllezërit e tij atëbotë ua kishin shitur si robë tregtarëve të ndryshëm egjiptian nga zilia dhe lakmitë e tyre karrieriste dhe profiteriste ndaj vëllait të internuar dhe në skllavëri, por,pa pandehur as menduar kurrë në mrekullitë dhe profecitë e mëvonshme të vëllait të tyre të internuar dhe në robëri (...).

Ndryshe nga kjo, sipas legjendave ose shënimeve të ndryshme të Biblës dhe librave të tjerë në këtë sfond, Ezavi atëbotë ( në Antikë) ia kishte falur mëkatet e ndryshme vëllait të tij, Jakobit duke u marrë në ngrykë ose përqafuar mes veti në emër të Jakobit Izrael. Në anën tjetër ndërkaq, edhe Davidi asokohe ia kishte falur mëkatin e madh mbreti Saul kur ky kishte tentuar ta vriste diku në udhëtim e sipër për në tokën e shenjtë e kështu me radhë.

Për me tepër ndërkaq, gjuha e dashurisë së lartë (hyjnore ose profetike) thonë se nuk mund të jetë gjithmonë e njëjtë ose e barabartë me "gjuhën" e renegatëve ose laikëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë. Kjo sidomos atëherë kur gjuha e komunikimit tonë të ndërsjellë ose reciprok merr formë të vrazhdë-rixhide , brutale ose infantile-patologjike..

Se këndejmi, Max Stierneri në stilin dhe manirin e njohur të një studiuesi dhe teoricieni të shquar të "Anarkizmit individualist" në mënyrë lucide dhe tepër subtile atëbotë i kishte vërejtur të metat dhe dobësitë e asokohshme të shteteve dhe shoqërive të ndryshme në konsolidim e sipër dhe në tranzicion. Mirëpo edhe vet jetonte dhe bënte pjesë në to.

Bile, edhe Shopenhaueri në një rast i rekomandoi "vetëvrasje" ose "zhdukje kolektive" shtetit dhe shoqërisë në situata të rënda të krizës dhe një katandisjeje të gjithëmbarshme akute ose kronike në kohë dhe hapësirë. Por, me rastin e përhapjes së sëmundjes së rëndë të kolerës në vendlindjen ose në qytetin e tij të lindjes, ai kishte ikur dhe emigruar ndër të parët që andej. Përse kjo? Shtrohet pyetja.

Sepse, ndoshta shumë me tepër se sa të njerëzve ose qytetarëve të thjeshtë, Schopenhaueri atëbotë si duket, i kishte çmuar dhe adhuruar jetën dhe personalitetin e vet?! Kush e di!

Nuk të pëlqen aspak kur dikush për shkaqe ose lajtmotive të ndryshme fetare, ideologjike, partiake, karieriste, profiteriste, lokaliste, provincialiste, bajraktariste etj.: Në dëmin, apo mbi aksidentin ose" fatëkeqësitë" e ndryshme objektive dhe subjektive të ngjarjeve, figurave, subjekteve ose personaliteteve të caktuara shtetërore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake),fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, historike etj., i ngritë dhe projekton mitet, eposet ose legjendat e ndryshme (folkloriste etj.) për ngjarjet, figurat, personalitetet dhe subjektet tjera politike që ky i fundit iu përket ose u takon.

Kjo sidomos atëherë kur mitet, eposet, legjendat dhe historitë e ndryshme fillojnë të ngritën dhe sendërtohën nga amputimet ,digresionet dhe rivendosjet ose riciklimet e ndryshme në kohë dhe hapëirë. Mbase nga "supstrati" dhe "amplituda" e njohur e diktateve, ndikimeve, monopoleve dhe interesave të ngushta grupore ose personale që nuk kanë asgjë të përbashkët me ngjarjet, zhvillimët dhe interesat e mirëfillta dhe të përbashkëta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, gjeografike, historike etj. E sidomos me të vërtetën e njohur (të padiskutueshme) shkencore, burimore, materiale , dokumentare dhe historike etj. Kur dihen faktet e shumta dhe të shumëfishta të ngritjes, sendërtimit, zhvillimit, evoluimit ose promovimit të ngjarjeve, figurave dhe personaliteteve të njohura shkencore, fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike ose diplomatike, në kushte dhe rrethana të vështira dhe tepër të veçanta ose specifike nga njëra tjetra.

Ndaj, pikërisht mu për këtë shkak, nuk është aspak e preferuar që ngjarjet dhe zhvillimet madhore ose emblematike të popullit dhe kombit tonë shqiptarë në Kosovë e kudo(sidomos lufta e njohur çlirimtare dhe heroike e UÇK-së dhe popullit shqiptarë në përgjithësi) të ndahen, privatizohen, komercializohen, fosilizohen, klanizohen, instrumentalizohen ose të "limitohen" dhe konceptohen në taborre ose nivele të ndryshme personaleb(individuale), rajonale, krahinore, partiake, politike, fetare, ideologjike etj. Ashtu siç nuk është aspak e qëlluar në kohë dhe hapësirë tendenca negatorë dhe proteksioniste e individëve ose grupeve të caktuara të interesave të përbashkëta për futjen e përçarjeve dhe konflikteve të ndryshme (ogurzeza dhe kontraproduktive) në mes brezave ose gjeneratave të ndryshme të popullit ose kombit tonë shqiptarë në Kosovë dhe kudo.

Çështja e përgjithshme shtetërore dhe nacionale e kombit dhe atdheut tonë, nuk janë pronë private e askujt. Dhe, aq me pak e nomenklaturave, konjukturave ose politikave të ndryshme ditore ose periodike.

Se këndejmi, popullit (kombit ), shtetit dhe lidershipit shqiptar në Kosovë dhe gjithandej, në këtë kohë iu duhen faljet dhe pajtimet e ndërsjella ose reciproke. Atyre u duhet bashkimi dhe uniteti i gjithëmbarshëm për çështjet dhe aspektet e ndryshme madhore dhe substanciale (fondamentale) të kombit dhe atdheut të përbashkët. Ju duhet pajtimi i gjeneratave dhe i koncepteve të ndryshme shtetërore, anacionale, historike, politike, konceptuare, ideologjike etj.

Në ambiente dhe situata madhore ose historike të kombit dhe atdheut, grupet ose individët e caktuar duhet t´i mundin dhe tejkalojnë egot, vetveten dhe interesat e tyre grupore ose parciale.

Madhështia qëndron në atë se si ta mbron tjetrin nga vetvetja dhe jo vetveten nga tjetri. Këtu qëndrojnë substanca dhe esenca e të qenurit njeri i dashur dh patriot në kuptimin e plotë të fjalës.

Unë jam patriot, sepse në radhë të parë jam njeri i dashur dhe njeri i thellë në kuptimin e plotë të fjalës, do të thoshte dikur një mendimtar dhe filozof i njohur.

Shih për këtë, Falja ose Pajtimi , sipas Fridrih Niçës,mMaks Veberit, Immanuel Kantit dhe shumë mendimtarëve të tjerë në këtë kontekst, në radhë të parë është proces revevolucionar dhe evolutivë. Respektivisht, atitudë dhe një domosdoshmëri revolucionare,evolutive, historike, empirike, organike, rekonstruktive, dialektike, diakronike etj..

Kjo në radhë të parë për faktin se ngritja dhe formësimi i vetëdijes , strukturave, elitave ose superstrukturave të reja kulturore, sociale dhe politike në etapa ose periudha të ndryshme reformatore ose post-revolucionare :Përveç mbamendjes ose kujtesës së preferuar nacionale dhe historike, gjithashtu kërkon edhe një të të ashtuquajtur "harresë" ose "tabula rasa" miniaturale në vetëdijen tonë individuale dhe kolektive, me të cilën, gjithnjë sipas Niçës dhe mendimtarëve të tjerë, do u lëshohej vendi ngjarjeve, zhvillimëve, pritjeve, proceseve, narrativeve, fenomeneve, ekskurseve, diskurseve ose" provokimeve" të reja sociale, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj.

Dhe, kjo në një kohë të fluidshme, hektike, eklektike, turbulente dhe tepër furioze ose dinamike kur shteti, pushteti, politika, arti, kultura, diplomacia dhe shoqëria e gjithëmbarshme në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë po vazhdojnë të "bombardohen" nga klishetë dhe metodat e ndryshme mesjetare ose (besa madje) edhe primitive ose arkaike.Për të mos thënë këtu nga "logjika" dhe "filosofia" e klanëve, fiseve dhe tarafeve të ndryshme konjukturale, nomenklaturale, partiake, politike, konceptuale, ideologjike, fetare, krahinore, lokaliste, farefisnore, bajraktariste, nepotiste, profiteriste etj., në të shumtën e rasteve, në vend të platformës dhe një filozofie të mirëfilltë shtetërore, nacionale dhe politike: Vazhdohet të udhëhiqet ose spekulohet me "letrën e djegur" të "logjikës" dhe "filozofisë" së klani ose fisit, siç kishte ndodhur dikur në mesjetë me fiset dhe principatat e atëhershme të Shpatajve, Topiajve, Dukagjinëve ,Kastriotëve dhe kështu me radhë...Saqë, kryetrimi ynë legjendarë,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu atëbotë duket se e kishte patur me të vështirë për t´i tubuar dhe bashkuar krerët dhe bajraktarët e ndryshëm shqiptar, se sa për t´i luftuar sulltanin dhe ushtrinë turke tek portat e kështjellës së tij në Krujë.

Shih për këtë në "koncertin e madh" të britmave dhe uturimave të ndryshme politike ose " patriotike" nuk është aspak e rastit që në rreshtat ose kolonat e para të adhuruesve dhe "simpatizantë të zjarrtë" të ndasive ose përçarjeve të ndryshme, të ndodhën edhe ish bashkëpunëtorët ose kolaboratorët e deridjeshëm të UDB-së dhe regjimit të dikurshëm serbo-jugosllavë.

Politika, shteti, diplomacia ,kultura, informimi etj., udhëhiqen nga edukata, kultura, mençuria (inteligjenca), sensi, etika, estetika, profesionalizmi, narracioni, rezoni dhe vizionariteti i preferuar intelektual dhe profesional.

Lideri, politikani ose diplomati i ngritur, i ditur, intelektual, profesional dhe inteligjent, gjithmonë i njeh dhe zbaton me përkushtim, përpikëshmëri dhe devocion të plotë 'zgjedhjen e vet' dhe 'zgjedhjen e tjetrit', gjegjësisht, 'zgjedhjen e tij dhe 'zgjedhjen e të tjerëve' në funksion të zgjidhjes optimale ose maksimale për të gjitha palët sipas asaj se : në çdo moment, ne kemi dy zgjidhje politike për të zgjedhur dhe për t´u zgjedhur: 'zgjedhjen time' dhe 'zgjedhjen tënde' ose 'zgjedhjen tonë' dhe 'zgjedhjen tuaj' në kontestin e asaj "të bëjmë një hap përpara drejt rritjes, zgjerimit dhe përsosjes, apo të bëjmë një hap prapa drejt tkurrjes, mobilizimit dhe sigurisë individuale dhe kolektive."

Në këtë kontekst të përgjithshëm të psikologjisë politikë dhe analitike, sipas Alfred Adlerit dhe homologëve të tij, të vetmit njerëz të përsosur, ekskluziv ose karizmatik, janë ata që nuk i njohim mirë dhe nuk i kemi studiuar dhe kuptuar kurrë si duhet dhe sa duhet deri në fund.

Ndryshe nga kjo, në politikë të lartë dhe diplomaci, nuk mund të bëhet fjalë mbi ndjesinë e të të qenit i gjallë, dinamik, enërgjik, i njohur, i pranueshëm, i suksesshëm, i rëndësishëm dhe karaizmatik pa sensin dhe kuptimin e njohur të materies, substancës, esencës, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, dinjitetit, dinjitetit dhe integritetit të njohur intelektual, profesional, moral, politik, ushtarak (luftarak) ose patriotik të personit ose individit.

Ndonëse, më rëndësi primare ose ambivalente është edhe ajo që individi dhe kolektiviteti të mos qëndrojnë gjithmonë të lumtur, të kënaqur ose ekzaltuar mbi "sipërfaqen e mahisur" të gjërave ose sukseseve të ndryshme ditore ose periodike. Duke i valorizuar ose glorifikuar arritjet, sukseset ose disfatat dhe mossukseset e ndryshme ditore ose periodike.

P. S.

Psikologjia i cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij, është mjaftë e re. Ajo, siç thotë psikologu i njohur gjerman Ebinghaus, psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.

Psikologjia politike si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, salone, rrugë, në shkollë, në punë, në shtëpi etj.

Psikologjia politike i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psikik ose psikologjik së bashku me jetën dhe botën psikike ose psikologjike të personit ose individit.

Ndaj edhe veçoritë pozitive ose pozitiviste të liderit të lartë shtetëror, nacional, qeveritar ose institucional, i nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, vendosmëria, konsekuenca, pariteti, nevojat, kërkesat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen ose manifestohen në reagimet dhe sjelljet e tij ndaj njerëzve ose qytetarëve të vendit ose popullit (kombit)të tij përkatës ose respektivë etj.

Detyra praktike e psikologjisë politike qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtimeve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më me të suksesshme ose praktike të veprimtarive ose aktiviteteve të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, industriale, ekonomike etj.

Kështu p.sh., rezultatet e studimeve ose hulumtimeve të lartëpërmendura të psikologjisë politike, sociale ose analitike, zbatohen dhe reflektohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, qeveri, parlament, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë... Duke i evituar, sanuar dhe larguar pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimeve të ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, administrative, juridike etj.

Atëherë, ç’ rëndësi ka psikologjia?

Psikologjia na bënë të mundur t’i njohim njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetveten tonë në përgjithësi...Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive.

Na tregon rrugën e formimit të vetive psikike ose psikologjike të 'kultit të personalitetit' etj.

U mor vesh se fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) - shpirt dhe “logos” - shkencë. Kjo fjalë gjithashtu lidhet me mitin e vjetër mbi Psikën dhe Erosin të cilin e bëri të njohur historiografia romake. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psiha, në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, e ëma ( nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdia) dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë këtë dashuri dhe me çdo kusht mundoheshin të prishnin ose shkatërronin ne embrion, duke proklamuar se një djalë nga familja e Zotërave të lartë, nuk mund të martohej më një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare.

edhe pas këtyre peripecive dhe pengesave të shumta nga ana Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj: Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp, në mesin e Zotëve (Zotërave) të tjerë të Olimpit. Duke e bërë të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë pra, triumfuan mbi të gjithat. Ndonëse, ç’është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot.

U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujt"e ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës"-sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.

Frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: "të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral dhe ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarshëm individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe maskarenjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrimit.

Në politikë të lartë ose diplomaci, me kalimin e viteve ose me "ndërrimin e epokave", njerëzit i tradhtojnë idhujt, miqtë, aleatët, liderët, partitë politike, idealet, konceptet e ndryshme ose vizionet e tyre, më një "epokë tjetër" më të re ose aktuale, ashtu siç e tradhton një burrë gruan e tij për një grua tjetër më të bukur dhe më të re dhe anasjelltas. Kjo është ajo që mëse tepërmi iu intereson psikologjisë, sociologjisë, filozofisë, antropofilozofisë, epistemologjisë etj.

Ndaj, çdo filozof, lider politik ose politikan, sipas H.Bergsonit, mendon ose reagon ndaj një filozofi, lideri ose politikani tjetër në kuptimin e asaj se liri, drejtësi dhe barazi absolute nuk ka, por vetëm liri, drejtësi dhe barazi relative ose selektive.

Kjo për faktin se i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i pasuri dhe i dituri, në shtetet ose "shoqëritë e larta" industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, gjithmonë kanë të drejtë.

Atëherë, ndaj kujt reagonte asokohe Shopenhaueri? Patjetër sikur shtrohet pyetja.

Schopenhauri, reagonte ose protestonte kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale, si dhe sensit etik ose filozofik të historisë. Duke i "përdhosur dhe demonizuar" kështu edhe botën, edhe natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur me herët në Antikë, Aristoteli.

Filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, narracionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në ide dhe teori të larta shkencore ose humaniste.

Për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, shkrihet natyra në shpirt, objekti në subjekt dhe kështu me radhë.

Natyra identifikohet me 'procesin praktik dhe teorik të dëshirave, orekseve dhe ngashërimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve' të ndryshme objektive dhe subjektive etj.

Në këtë 'ritual' ose 'celebrime të përbashkët' të shpirtit dhe fytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "fenomenologjitë" e ndryshme të shpirtit dhe natyrës.

Përveç asaj, ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirur të jetojmë dhe penetrojmë si të thuash në mes tre (3) botëve të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike.

Njeriu pra është 'sintezë' e tre (3) botëve të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njera tjetrën.

Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të tria ose nga të gjithat bashkë. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.

Filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.

Shopenhaueri ndërkaq, bën të kundërtën. Kthehet tek Kanti, për t'u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e "Vullneti për të jetuar" (Ëille zum Leben).

Kështu që fenomeni interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i botës. Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë.

Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme).

Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelën e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se "parimi i ndërgjegjes dhe arsyes nuk është primar ose prijës i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to." Jo, por, ai me anë të një analizë të shkëlqyer dhe tepër sublime, në mënyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqeve ose qëllimeve të reja etj.

Është pra një "stuhi infernale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur ndonjëherë një qëllim të limituar ose përfundimtar.

Vullneti na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në lëvizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.

Ndryshe nga kjo, ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj irracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën, dhe vullneti bëhet pavetëdije.

Ndonëse, deskriptimi i botës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.

Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte 'panteizmin' e Spinozës ose "pandiabolizmin" e tij.

Ndaj, pavarësisht nga të qenit të tij si "ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur" gjegjësisht si "profet i madh" i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërisht ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikes. Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është "mbinjeriu" ose ai që e dominon unin e xhindosur dhe diabolik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat