Sistemi i drejtësisë në Kosovë shërohet me VETTING

Opinione

Sistemi i drejtësisë në Kosovë shërohet me VETTING

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:26
Muhamet Kelmendi

Sistemi i drejtësisë, si ai prokurial, ashtu edhe ai gjyqësor, kanë qenë para pensioneve të mëdha dhe kështu shpesh here kanë dështuar në luftë kundër krimit të organizuar, sidomos në nivel të lartë. Dështimet janë në prokurori dhe nëpër gjykata.

Në të dy nivelet bashkarisht ka mossuksese në hetimin e rasteve dhe në luftimin e tyre me masa juridike. Në Prokuroritë e Kosovës ka disa fakte pse kemi mossuksese: 1. Mos dia në nxerrjen e fakteve dhe te dëshmitë për krimin e hetuar, 2. Frika nga grupet e ndryshme informale dhe shumë të forta në vendimmarrje, deri në nivel qendrore të shtetit, si dhe 3. Vetëdija në mos ushtrimin e profesionalitetit të prokurorit në punë, kuptohet për përfitime individuale, duke u ludhur me grupet informale.

Të tri këto kanë bërë që prokuroritë mos t’i kryejnë detyrat në nivel dhe dështimet në dhënie të aktgjykimeve adekuate me vepren penale janë rritur.

Baza tjetër pse kemi mossuksese janë vetë gjykatat. Edhe këtu kemi tri baza për gjendjen e njëjtë: a. Mos profesionslizimi në kryerjen e detyrës së gjyqëtarit, b. Frika nga grupet e ndryshme informale të forta në pushtet dhe c. Vetëdija e mos ushtrimit të detyrës së gjyqëtarit për përfitime individuale të detyrës së dhënë. Mbi këto çështje kemi mosukses.

Lëndët kalojnë nga prokuroria në gjykatë. Atje shqyrtohen dhe rikthehen në prokurori. Kërkohen fakte. Këtu përsëri vazhdon avazi i vjetër. Gjykata vendos dhe lënda kalon me ankesë më lartë. Nga atje rikthehet lënda në rishqyrtim të përsëritur. Kështu është jeta e lëndëve të krimit të lartë në Kosovë. Lëndët mbesin me vite, ndoshta edhe me decenie nëpër gjykata, pa u zgjidhur.

Shumë edhe parashkruhen dhe krimi mbetet pa u ndëshkuar. Gjendja e tillë kërkon masa konkrete. Atë gjendje nuk e zgjidhin dy këshillat, KPK dhe KGJK. Të dy këta këshilla kanë dështuar në punën e tyre. Kosovës dhe sistemit të drejtësisë i duhet një reformë e gjerë dhe e thellë.

Kjo nuk realizohet me intervenime kozmetike. Plasaritjet dhe dështimet janë të mëdha. Kërkohen masa tjera shëruese. Këtu kryesisht mendohet në VETTING. Si mjet është treguar i suksseshëm në shumë vende. Mendohet dhe mbetet mjeti i fundit në sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat