Asgjë nuk është ashtu si na duket!

Opinione

Asgjë nuk është ashtu si na duket!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 22 shtator 2021 Në ora: 22:37
Skënder Mulliqi

Sa më parë që njeriu e kupton këtë aq më e dobishme është për të. Mund edhe të vonohemi në kohë. Nuk durohen dhe as nuk kuptohen rrëfimet, se për gjithëçka ka kohë.

Koha! Kjo mundimshëm vepron kundër nesh, edhe pse njeriu e injoron duke menduar se ajo na pret. Dhe, çka të bëjmë me kohën? E shpenzojmë duke u marr me njerëz të cilët nuk e meritojnë. Njeriu shpesh merret me punë të dorës së dytë apo të tretë, që nuk i duhen në jetë. Aq më keq kur preukopohemi me punët e despotëve të veshur me petkun e politikanit, të veshur bukur me kravata, e që trurin e kanë të zbrazët. Ata me kokat e tyre mendojnë se vërtetë nvaremi nga punët e tyre idioteske.

Nuk ka gjë më keq se kur njeriu i nënshtrohet mendimve të tyre të errëta. Mendimet dhe truri i tyre është i ricikluar dhe i programuar mbrapshtë. Ata mendojnë se janë sundimtarë të përjetshëm. Nuk shohin asgjë, veç karrigave pushtetare dhe parasë. Janë klub parazitësh groteskë. Nuk ka gjë më neveritëse se kur njeriu ulet para televizionit dhe ndëgjon të dhierat e tyre.

Veç paraqitja e tyre në medie është neveritëse. Zgjedhjet që i patëm për 20 vite ndryshuan pak gjë? Këto grupe përfituese e zhvatëse politike u interesuan për të grabitur, pa e pasur dert për të tjerët. Duket se kjo botë është shumë e pa drejtë. Është botë ku të “suksesshëm” janë debilët, banditët dhe krimba zorrësh. Vërtetë njerëzit e tillë edhe janë të lumtur. Nuk ka gjë më tragjike se kur një popull e sundojnë karikaturat politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat