Letër publike për Joe Biden, Jens Stoltenberg, Gabriel Eskobar, Viola Von Cramon, Josep Borell, Oliver Varhelyi dhe Miroslav Lajçak

Opinione

Letër publike për Joe Biden, Jens Stoltenberg, Gabriel Eskobar, Viola Von Cramon, Josep Borell, Oliver Varhelyi dhe Miroslav Lajçak

Nga: Rexhep Torte Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:56
Rexhep Torte

Stop komploteve të kriminelit Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë kriminale kundë Kosovës dhe paqes e sigurisë në Ballkan, stop shtrirjes së influencës së Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

Aleksandër Vuçiq i shkruan letër Edi Ramës, “Unë kinezët dhe rusët edhe në bythë do t’i puthja nëse ata na ndihmojnë në projektin tonë të përbashkët. Me rëndësi do të jetë që Kosova të hynte në ombrellën tonë”, thuhet veç tjerash në këtë letër, të cilën të plotë do të mund ta lexoni në fund të këtij teksti.

Mos e lazdroni, mos e favorizoni dhe mos ia mbanë anën Serbisë kriminale se t’ua nxjerrën sytë fare.

Serbia domosdoshmërisht duhet të sanksionohet e të disiplinohet për të qenë një shtet normal i Ballkanit.

Të nderuar, Joe Biden-president i SHBA-ve, Jens Stotenberg- sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Gabriel Escobar- përfaqësues special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Viola Von Cramon- presidente e Parlamentit Evropian, Josep Borell- Shef i Politikës së Jashtme të BE-së, Miroslav Lajçak- emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Serbia agresore gjenocidale e kriminale në vitin 1999 u mposht dhe u tërhoq nga Kosova pas ndërhyrjes ajrore të NATO-s ndaj caqeve ushtarake të Serbisë. NATO e ndërpreu gjenocidin serb ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë. Kështu u çlirua Kosova dhe u mundësua kthimi i më shumë se 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Serbia kriminale gjatë agresionit gjenocidal e bëri shkrumb e hi Kosovën, duke vrarë e masakruar më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1394 fëmijë, prej tyre 800 nën moshën 5 vjeç, në mesin e tyre vranë edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunoi në mënyrën më makabëre e shtazarake 20 mijë femra autoktone e të pafajshem shqiptare. Rrëmbeu 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Falë NATO-s Kosova sot është shtet i lirë, i pavarur e sovran.

Megjithatë Kosova tashmë 22 vite pas çlirimit po përballet në vazhdimësi me kërcënimet nga Serbia kriminale, e cila me ndihmën e Rusisë e të Kinës, shpreson ta riokupojë Kosovën.

Pakica serbë e cila jeton në Kosovë, i gëzon të drejtat e liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Kjo pakicë serbe në Kosovë më shumë se dy dekada nuk po e paguan as energjinë elektrike, as ujin dhe as shërbimet komunale që po i shfrytëzon, për çka Qeveria e Kosovës paguan çdo vit miliona euro për t’i shlyer faturat e kësaj pakice serbe.

Kjo pakicë serbe në Kosovë udhëhiqet nga bandat kriminale dhe nga strukturat paralele serbe që dirigjohen nga Beogradi.

Serbia kriminale me ndihmën financiare të Rusisë dhe të Kinës në Veri të Kosovës është duke ndërtuar koloni serbe në trojet shqiptare, ku në shtëpi të reja dhe të mobiluara është duke vendosur serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Serbia kriminale po i bën këto veprime të kundërligjshme për ta ndryshuar strukturën demografike në favor të serbëve.

Serbia kriminale këtë pakicë serbe po e instrumentalizon në vazhdimësi, për ta destabilizuar Kosovën dhe për ta mashtruar botën se, gjoja kjo pakicë serbe në Kosovë po rrezikohet nga shqiptarët, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Kjo ndodhi edhe më 20 shtator 2021 kur Qeveria e Kosovës me të drejtë vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë lidhur me targat e automjeteve, reciprocitet që duhet ta ketë çdo shtet normal.

Habit fakti se për çdo reagim të pakicës serbe në Kosovë të instrumentalizuar nga Beogradi, BE-ja dhe disa shtete perëndimore, në vend që ta fajësojnë Serbinë kriminale konfliktuoze, e cila i orkestron këto reagime të pakicës serbe, ato e fajësojnë Kosovën paqedashëse, të sinqertë dhe besnike të dëshmuar ndaj SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së dhe PE-së.

Nuk dëgjuam asnjëherë që Serbia agresore gjenocidale, provokuese dhe kërcënuese ndaj Kosovës paqedashëse, të quhet fajtore, të kritikohet dhe t’i thuhet stop, por gjithmonë gishti i fajësisë drejtohet kah Kosova e pafajshme. Një gjë e tillë nuk është as demokratike, as etike dhe as njerëzore.

Serbia kriminale në vend që ta urdhërojë pakicën serbe t’i largojë kamionët me të cilat i ka bllokuar vendkalimet kufitare Jarinje e Bërnjak dhe të mos provokojnë me këngë e parrulla nacionaliste, ajo si gjithmonë vazhdimin e dialogut po e kushtëzon, tani edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që do të thotë ndikim direkt nga Beogradi në shtetin e Kosovës.

E kushtëzon me tërheqjen e policisë së Kosovës nga vnedkalimet kufitare, që don të thotë vazhdimin e veprimit të grupeve kriminale dhe të strukturave paralele në Veri të Kosovës.

E kushtëzon me anulimin e vendimit gjyqësor kundër Ivan Todosijeviqit, i cili e mohoi publikisht msakrën e Reçakut, që do të thotë akuzë ndaj NATO-s, sepse masakra e Reçakut të cilën e vërtetoi William Ëalker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë e aktivizoi NATO-n që në vitin 1999 t’i fillojë bombardimet ndaj Serbisë agresore gjenocidale.

E kushtëzon edhe me dhe licencimin e dy kompanive serbe për energji elektrike. Të gjitha kë kërkesa të Serbisë kriminale janë të padrejta dhe absurde, dhe kanë pë qëllim që Serbia ta mban nën kthetra Kosovën, dhe t’i hapën rrugë influencës Ruse e Kineze në Ballkan.

BE-ja dhe krimineli Aleksandër Vuçiqi e dinë shumë mirë se marrëveshjet e deritashme të arritura në Bruksel, janë nënshkruar nga tradhtarë e Kosovës Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

E di shumë mirë se këto marrëveshje janë të dëmshme pë Kosovën dhe se janë arritur edhe me diktatin e Ketrin Eshton, Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn, të gjithë pro serbë të dëshmuar.

Josep Borell, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së pse nuk e themelon si shembull një Asociacion pë banorët e Katalonisë në Spanjë që janë më shumë për nga numri, por po insiston me ngulm që ky asociacion të themelohet në Kosovë, që e dëmton së tepërmi Kosovën.

Të ndëruar funksionarë të lartëpërmendur, për t’i kuptuar lojërat, truket, tradhtitë dhe komplotet që i bën Serbia kriminale kundër Kosovës, kundër SHBA-ve, NATO-s, BE-së, KE-së dhe paqes e sigurisë në Ballkan.

Për ta kuptuar më mirë qëllimin e Serbisë kriminale për shtrirjen e ndikimit të Rusisë dhe të Kinës në Ballkan, po ju dërgojmë ta lexoni një letër dokumentuese,demaskuese, dhe dëshmuese, të cilën Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë ia dërgoi Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë me rastin e inaugurimit të Qeverisë Rama 3.

Kjo letër që Aleksandër Vuçiqi ia dërgoi Edi Ramës më datë 16 shtator 2021, është botuar në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën Opinione më datë 17 shtator 2021 me titull, “ Vuçiq uron Ramën për inaugurimin e qeverisë “Rama 3”, më 19 shtator 2021 me titull “ SHBA, BE, NATO, Shqipëria dhe Kosova cak i komplotit Aleksandër Vuçiq-Edi Rama, në favor të Rusisë dhe Kinës” dhe më 21 shtator 2021 me titull, “ Letër publike ambasadorëve të SHBA-ve, Gjermanisë, Anglisë, Francës dhe Italisë”, si vijon:

“Shkëlqesia e juaj zoti dhe miku im i çmuar Rama, ju përshëndes me rastin e inaugurimit të qeverisë së juaj “ Rama 3 “.

Unë personaisht nuk mund ta fshehi kënaqësinë që përjetova me inaugurimin tuaj, si kryeministër i mandatit të tretë.

Rrugën që ne e filluam me Minishengenin Ballkanik, e tash me Open Ballkan, do ta sforcojmë me dinamikë të përshpejtuar.

Unë po ashtu tash nuk e fshehi dot që ju mua më quani vëllaçko, sepse po të njejtën ndjenë kam edhe unë për ju.

Miqësia dhe idetë e tilla mes popujve tanë kishin lindur qysh në prag të Luftës së Dytë Botërore, kur dy njerëzit tanë më të çmuar Miladin Popoviq dhe Dushan Mugosha kishin themeluar PKSH, për ta luftuar armikun tonë të përbashkët Gjermaninë.

Nuk ka dyshim që ne kemi ndihmuar me të gjitha mjetet çlirimin e Shqipërisë. Së bashku e bëmë luftën gjithashtu kundër armiqëve të brenshëm, sidomos kundër kolaboracionistëve në Kosovë.

Sot po ashtu ne të dytë, kemi fatin që ndodhemi në të njejtën kohë në pushtet në vendet tona mike dhe të çmuara. Kemi po ashtu të njejtin rol historik për bashkimin, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe prosperitetin tonë përmes Open Ballkan.

Unë po ashtu ndaj kënaqësinë që ju me të gjitha forcat, iu kundërvutë forcave të errëta fashiste shqiptare, që përpiqeshin ta pengonin paraqitjen e Goran Bregoviqit në Korçë.

Sidomos sot më bëri përshtypje paraqitja e juaj e qartë kundër liderëve të provincës sonë Kosovës, të cilët po i kundërvihen me arrogancë projektit tonë të përbashkët Open Ballkan.

Vëllaçko Rama, po ju drejtohem kështu duke e thyer protokolin e paraqitjes zyrtare, po ju siguroi se nëse Kosova nuk iu bindet juve për planet tona të përbashkëta, do të punoi që ta gjej zgjidhjen.

Unë do të bëj gjithëçka që të depërtoi drejt Shqipërisë përmes Kosovës, po nëse ata na pengojnë, do ta ngris hekurudhën nëpër Mal të Zi drejt Shqipërisë.

Të jeni i bindur miku im i shtrenjtë, që askush nuk do të mund tu kundërvihet planeve tona.

Ashtu siç u morrëm vesh në takimin e Shkupit, unë e mbajta fjalën dhe drejt Shqipërisë nisa mijëra turist nga Sebia.

Unë i luta ata që të lënë përshtypje të mirë në Shqipëri dhe nëse u pëlqen vendi i juaj i mrekullueshëm i këshillova që të blejnë banesa, të themelojnë bashkësinë serbe, të themelojnë kishën serbe, të hapin shkolla në gjuhën serbe dhe kështu ne do t´i vëllazëronim popujt tanë.

Ashtu siç është e mbushur Serbia me shqiptarë, jam i mendimit se ashtu e dëshironi edhe ju Shqipërinë, plot me serbë.

Ky është globalizimi i vërtetë botëror, prandaj ne nuk ngurrojmë që ta përziejmë gjakun mes nesh, sepse kjo është perspektiva për zgjidhjen e problemeve që paraqesin kosovarët mes nesh.

I nderuari miku im i çmuar vëllaçko Rama, mua më akuzuan se kur kinezët sollën kontigjentin e vaksinave, unë nën praninë e mediave e putha flamurin kinez.

Pse mos të veproja ashtu. Unë kinezët dhe rusët edhe në bythë do t´i puthja nëse ata na ndihmojnë në projektin tonë të përbashkët. Me rëndësi do të ishte që Kosova të hynte nën ombrellën tonë. Shkëlqesësia e juaj zoti Rama, duke ju shprehur respektin tim, ju uroj shëndet gjatë mandatit të tretë në realizimin e planeve tona madhore.

Ashtu siç është e mbushur Serbia me shqiptarë, jam i mendimit se ashtu e dëshironi edhe ju Shqipërinë, plot me serbë.

Ky është globalizimi i vërtetë botëror, prandaj ne nuk ngurrojmë që ta përziejmë gjakun mes nesh, sepse kjo është perspektiva për zgjidhjen e problemeve që paraqesin kosovarët mes nesh.

I nderuari miku im i çmuar vëllaçko Rama, mua më akuzuan se kur kinezët sollën kontigjentin e vaksinave unë nën praninë e mediave e putha flamurin kinez.

Pse mos të veproja ashtu. Unë kinezët dhe rusët edhe në bythë do t´i puthja nëse ata na ndihmojnë në projektin tonë të përbashkët.

Me rëndësi do të ishte që Kosova të hynte nën ombrellën tonë.

Shkëlqesësia e juaj zoti Rama, duke ju shprehur respektin tim, ju uroj shëndet gjatë mandatit të tretë në realizimin e planeve tona madhore.

Gjithmonë i juaji presidenti i Serbisë Vuçiq”, thuhet në fund të kësaj letre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat