Bllokada në veri: A janë në pyetje tabelat apo tentim shpallja e njëanshme e “Zajednicës”?

Opinione

Bllokada në veri: A janë në pyetje tabelat apo tentim shpallja e njëanshme e “Zajednicës”?

Nga: Hafiz Shala Më: 23 shtator 2021 Në ora: 16:37
Hafiz Shala

Më kujtohet kur u acaruan marrëdhëniet ish Jugosllavi-Itali, rreth Triestës kur brohoritej, jetën e japim e Triestën, se japim.

Një serb i Vojvodinës nga urrejtja ndaj hungarezëve dhe frika se mos e marrin Vojvodinën si shumicë, në atë kohë ulërinte: çka po donë këta italianët, he nënën e hungarezëve.

Ai i shkreti, e kishte “mullanin” të hungarezët të cilët bëheshin shumicë dhe merrnin pushtetin në Vojvodinë dhe urrejtjen ndaj tyre, iu “përzien”  kokë e shprehëje në ketë mënyrë, i “brengosur” për Triestën, ama qëllimin e kishte te hungarezët dhe aty ai donte të delte më temën kryesore.

Tani, edhe serbët e veriut, duke u “brengosur” për tabelat që duhet të ndërrohen sipas marrëveshjes së Brukselit të para pesë viteve, e qe tani i skadoi afati, ani pse, ndoshta serbët e veriut e kanë harruar, por jo edhe Vuçiqi e Bërnabiqi, ku u paraqit si rast i përshtatshëm për ta, që, duke protestuar për ndërrim tabelash, në rend të parë të na paraqitet pankarta: “Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe”.

Tani, hajde bjeri në fije se për çka në të vërtetë po i bllokojnë rrugët serbët e veriut, dhe siç u tha, “befasi” në momentin e fundit, kërkojnë që Kurti të shkojë në Bruksel për ta “penguar këtë projekt të Vuçiqit”.

Kush i beson kësaj përralle bajate e qesharake.

Serbëve për kurthe, ndërskamca e gënjeshtra, nuk ua kalon asnjë komb në botë.

Tani, këta, planifikojnë ta “nisin” Kurtin për në Bruksel për çështjen gjoja të tabelave, dhe “rrezikun” e rritjes së tensioneve, pas tri ditë qëndrimi në bllokadë të rrugëve, me provokime ndaj policëve e në të vërtetë, tema boshte, duhet të jetë çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dhe siç mendojnë ata ta manipulojnë edhe Brukselin, por jo edhe Kurtin, në këtë farë maskarade alla serbe, ta fusin Kurtin në “mat“ pozicion dhe t’ia kushtëzojnë, qe të pranojë ta hap temën e Asociacionit, me krijimin e një “paqeje” dhe “shtensionimi” të situatës në veri.

Sepse sipas Kurtit, e bazuar në vendimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në 23 nene e ndalon formimin e një ngrehine të tillë artificiale në një shtet sovran e qëllimisht multinacional duke i përfshirë të gjitha minoritetet, bile, edhe ato me pak qytetarë, që do të thotë më pak se 5% sa janë serbët në Kosovë, të jenë të përfshira në të gjitha organet pra, edhe në Asociacionin e Komunave të Republikës së Kosovës, ku është e përfshirë edhe pakica serbe.

Nëse Kosovës i është kushtëzuar pavarësia më pranimin si shtet multi-etnik, ku janë të përfshira të gjitha nacionalitetet, pse tani të pranohet një asociacion njënacional.

Qëllimi i Serbisë e “gjoja edhe i serbëve të Kosovës” është qe, ky Asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, një pushtet i tretë, një “Republikë serbe në veri” që synon në Vetëvendosjen lokale, në fillim, e pastaj, njëanshëm të deklarohet për shkëputje dhe bashkim me Serbinë, sepse në mendjen e tyre intime por qoftë edhe publike, nëse shqiptarët një ditë mund të bashkohen me Shqipërinë,  pse edhe ne nuk mund të bashkohemi më Serbinë.

Barazim absolutisht i papërafërt sepse shqiptarët janë në trojet e tyre shekullore e serbet janë ardhacakë të cilët, me dhunë janë vendosur në këto toka dhe me dhunë i kanë dëbuar shqiptarët, duke i vrarë e masakruar, duke ushtruar gjenocid shekuj me radhë, duke e bërë propagandën dhe teorinë se, aty ku është edhe një serb, aty është Serbi.

Ose, e ashtuquajtura “Bota serbe” që publikisht nuk ua pranon askush, përpos Rusisë dhe aleatëve të saj, dhe disa shtete të vogla duke e përhapur filozofinë e hershme por edhe të tashme, ekspanzioniste, gjithnjë në dëme të tokave shqiptare.

Në këto trazira politike, një numër i madh i mjeteve të informimit, qoftë të shkruara apo vizuale, disa (b)analistë e opinionistë bashkë më “opozitën progresive”, në vend se në këto momente, kur Serbia me planet e saj po tenton të ngrie tensione, siç është rasti në veri ani pse me fajin e saj, ajo nuk i ka informuar me kohë qëllimisht qytetarët serbë në Serbi, ani pse i paralajmëruar nga Kryeministri Kurti se, reciprociteti më rastin e skadimit të afatit të shfrytëzimit të tabelave sipas marrëveshjes së Brukselit, do të hyjë në fuqi menjëherë.

Në vend se t’i bashkëngjiten Qeverisë dhe udhëheqjes aktuale, për të treguar një unitet të brendshëm më se i nevojshëm në këto rrethana, këta zhvillojnë teori konspirative, sikur ai zotëria i Insajderit, se gjoja ka informata se Serbia do ta sulmojë Kosovën e broçkulla të tjera banale.

Pra, ky, qenka më i informuar se sa AKI, ama, shyqyr që po na e bën me dije se ky, me shumë shokë tjerë që opinioni kosovar i njeh, po punojnë për shërbimin sekret serb, kuptohet për para të majme.

Më e keqja është se edhe në media, edhe nga deputetët edhe nga partitë opozitare, propagandohet se gjoja, Albin Kurti, krejt këtë “shou” siç e quajnë ata por jo edhe shumica absolute e popullit, po na e bëka në kohën e fushatës elektorale kur edhe rastet e vdekjes nga pandemia, fatbardhësisht po zvogëlohen, e kjo po i shkon për shtati për të fituar vota në zgjedhjet lokale.

Fatkeqësisht, edhe Kryeministri shqiptar, sipas besës së dhënë Vuqiqit, nuk do t’i hiqet Kurtit qafe aty kur mundet e ku mundet për ta penguar në realizimin e planit të treshes, Ballkani i Hapur, i cili, nuk ka të bëjë asgjë me atë që ata e propagojnë e as me Marrëveshjen e Berlinit, ani pse ka ngjashmëri me lëvizjen e lirë por, qëllimi i treshes, Vuçiq, Rama, Zaev, është kryesisht në favor të forcimit dhe dominimit të Serbisë në dëm të dy shteteve shqiptare dhe anashkalimit të Bashkimit Evropian, i cili ka dështuar në anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në BE, duke e parë këta veten më të ”përshtatshëm të fuqishëm”, për ta ”shpëtuar” Ballkanin nga krizat ekonomike.

Kryetarja e Parlamentit Shqiptar, Linda Nikolla, u paraqit më fjalimet e saj shpresëdhënëse, sa i përket fjalëve dhe deklaratave, ani pse pak e pabesueshme sepse nuk ishin në një gjatësi valësh me shefin e partisë së saj dhe të Qeverisë, por, që publikisht u shpreh në përkrahje të padisë së Serbisë për gjenocid, në angazhimin për njohje të reja, në pengimin e Serbisë për çnjohje. Mos i qoftë për kob.

Përfundimisht, çdo konsolidim por më mirë do të thuhej çdo bashkëpunim dhe bashkëveprim vëllazëror, në momentin aktual do të ishte zgjedhja më e mirë për të dy shtetet dhe kombin në përgjithësi.

Organet shtetërore të Kosovës, parlamenti, partitë politike e shoqëritë civile, në këto rrethana, duhet të jenë të bashkuar për temat dhe çështjet nacionale, dhe njëherësh assesi të heshtet për ato tema që eventualisht e rrezikojnë shtetësinë, tërësinë territoriale dhe ndërhyrjen në Kushtetutën e vendit, pa pëlqimin e referendumit qytetar.

Mos uniteti dhe përçarja mund të na kthehen si bumerang në momentet më të rëndësishme të shtet konsolidimit dhe shtet funksionimit.

Këtë nuk guxojmë ta lejojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat