Vuçiq pret telefonatën nga Shën Pjetri – Rama!

Opinione

Vuçiq pret telefonatën nga Shën Pjetri – Rama!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:13
Sherif Ramabaja

Gjendja e krijuar në veriun e Kosovës është rrezik për të shpërthyer. Mjafton një shkëndijë dhe nuk dihet se si mund të zhvillohen ngjarjet. Kosova kuptohet që është në gadishmëri, sepse e pa përgaditur nuk do i  hynte kësaj pune.

Serbia po ashtu është në këmbë, xhandarmërinë dhe ushtrinë e ka vënë në lëvizije. Kjo po tregohet nga pamjet që po ofrojnë mediat e ndryshme të Kosovës.

Për momentin lëvizjet e tyre më tepër kanë të bëjnë me propagandën e Serbisë për t`i trimëruar protestat e sebëve lokal, po situata e tillë shumë shpejt mund të eskaloi në konflikt të përgjakshëm, kur dihet politika agresive e Serbisë, sidomos ndaj shqiptarëve.

Instruktori i Open Ballkan Goebbelsi Vuçiq po parashtron kushte duke ia hudhur fajin kryeministrit Kurti dhe dirigjon se si duhet të sillet Kosova në këtë situatë.

Të vetmen kërkesë që Goebbelsi Vuçiq ende nuk e ka parashtruar do të ishte: Kryeministri Kurti pa kushte, Kosovën t´ia dorëzoi Serbisë.

“Edhe Shën Pjetri të më telefonoi, unë nuk tërhiqem nga kërkesat e mia”, tha Goebbelsi Vuçiq.

Në telefonatën e Shën Pjetrit ndoshta ky i marr mendonte në Ramën, sepse ky  e din që Shën Pjetri edhe pse i shentë nuk jeton më.

Por në realitet Shën Pjetri- Rama u lajmërua shkurt. Ai i shkrujti 3 - 4 fjali në stilin e një jashtëtokësori, të një burrështetasi të një kontinenti tjetër, apo të një personi nga një planet i panjohur.

„Ta filloni dialogun dhe EU të ndërmjetësoi”, tha ai.

Apo ndoshta po ëndërron që posa ta përfundoi karrierën e sullanit në Shqipëri, ta marr drjetimin e OKB. Rusia e Serbia me kënaqësi do ta preferonin. Inaugurimin do ta bënte duke e ftuar në ceremoni Goran Bregovicin me  këngën Kallashnikov.

T´i kthehemi veriut të Kosovës, sepse aty po luhet akti Kurti - Vuçiq. Aktorët dhe publiku po presin, cili do të triumfoi. Opozita thot se Kurti në prak të zgjedhjeve komunale, po bënë shou që t´i fitoi ato, sepse çfarë ështy ky reciprocitet. Kosova ka gjëra madhore të pazgjidhura.

Ujku mjegull do, prandaj edhe Goebbelsit Vuçiq i duhen kriza, ekcese dhe konflikte ndryshe ska se si i nxitë dhe mbron serbët. Edhe ai vitin e ardhshëm i ka zgjedhjet. Sipas opozitës dhe disa analistëve, sikurse Kurti edhe Goebbelsi Vuçiq përfitojnë nga konflikti i inskenuar, siç e quajnë ata.

Po Shën Pjetri çka fiton ai?... ngase dhe ai duhet nga dikush të fitoi diçka, përndryshe mbetet me gishta në gojë, jashtë loje. Ai me qëndrimin e tij e mori shenjtërinë e Shën Pjetri. Nuk mund ta merr anën e Kosovës dhe Kurtit sepse është duke vajtuar se çdo të bëhet me Open Ballkanin, për të cilin po i thyen dhëmbët.

Shën Pjetri në anën tjetër po ta merr haptas anën e Goebbelsit Vuçiq, si do bëhet puna kur Kurti i ka afruar qëndrimet me SHBA dhe në nëntor do jetë atje për vizitë. Mesi do të ishte i artë tha Shën Pjetri, as nga këta, po më shumë nga ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat