Vetem krimineli recidivist nuk pendohet për krimet e bëra - mos e pritni pendimin e Serbis recidiviste

Opinione

Vetem krimineli recidivist nuk pendohet për krimet e bëra - mos e pritni pendimin e Serbis recidiviste

Nga: Luz Tomaj Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:02
Luz Tomaj

Mbar shoqëria njerzore e organizuar në shtete dhe forma tjera, ballafaqohet me krime. Krimi, kryhet në forma të ndryshme por, në shumcen e rasteve, egzekutori i krimit e shprehë pendimin për krimin e bër.

Por, recidivisti – krimineli I cili në vazhdimsi, kryen apo pretendon të kryej krimin, as që e njef institucionin e pendimit për krimet e kryera.

Serbia, e tejkalon edhe kuptimin e recidivizmit. Po të shiqohet historia, në agjenden e Serbis, vazhdimisht ka qenë dhe është zhdukja e shqipëtarve. Nuk ka nevoj të shkohet më larg por vetem në vitin 1912 dhe në vazhdimsi. Shtrirjen e Serbis në trevat shqipëtare, e shifte të mundëshme, vetem me zhdukjen e shqipëtarve.

Gjatë vitit 1912, krimet e Serbis duhet të kualifikohen si krim tipik gjenocidial. Definicioni i gjenocidit si krim, është bërë, nga OKB, pas Luftes II botërore por nuk e përjashton përgjegjësin e egzekutorit edhe për kryerjen e krimeve para definimit të gjenocidit. Kosova nuk duhet të harroi edhe këtë.

Pas vitit 1912, përveq krimeve dhe kolonizimeve të ndryshme, përpiqej edhe me spastrimet etnike, nën presion. Dihet insistimi i Qubrilloviqit për shpërnguljen e shqipëtarve nga e tërë Dardania, të cilin e vuri qeveria serbe në agjendë por, atë e ndërpreu Lufta e dytë. Edhe pas Luftes dytë, Serbiasim përmes Rankoviqit dhe klanit të tij, e vazhdoi të njejtin qellim. Fundja, ai krimineli, që nuk kam qef me ia përmend emrin – Millosheviqi, nuk la të keqe pa bër kunder shqipëtarve.

Fundja, mos harroni, Kryetari I sotem I Serbis, ishte Minister në qeverin e Millosheviqit, është ai që në Bosnje klithte, në se nji serb vritet, do vrasim 100 boshnjak. Kryeparlamentari I Serbis, ishte zëdhënësi I Millosheviqit. Pra, dy bashkpuntorët më të ngusht të Millosheviqit, sot i mbajn Postet kryesore të shtetit serb dhe, me fjalë tjera ishin apo janë bashkekzekutor me Millosheviqin për krimet gjenocidiale të kryera në Kosovë.

A mund të pret ndokush pendimin e tyre apo donji dialog të sinçert me Serbin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat