Për një popull (komb), shtet dhe pushtet ndryshe

Opinione

Për një popull (komb), shtet dhe pushtet ndryshe

Nga: Agron Shabani Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:34
Agron Shabani

Serbët dhe të tjerët, e dijnë fortë mirë se shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktësh dhe armiqsishë të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektët e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë njerëzve dhe popujve të tjerë.

Se këndejmi, edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë. Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre, nuk i dhunuan femrat ose gratë serbe, nuk ua prenë ose masakruan femijët serbeve, akoma pa lindur, në barkun ose embrionin e nënës, siç vepruan serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë ( e shumë me herët)-ndaj femrave ose grave shqiptare! Edhe ndaj femrave ose grave kroate, boshnjake dhe të tjera-gjithashtu.

Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët.

Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (digniteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideraten maksimale ose optimale ndaj palës tjetër.

Është në nderin, moralin, kultutën dhe traditën e shqiptarit që të mos merrët gjak, ose të mos vritët hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose femijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse femijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Me fjalë tjera, si vlerë madhore e edukatës, kulturës, traditës dhe filozofisë shqiptare, pos tjerash është fakti se shqiptarët nuk e njohin dhe s'e pranojnë kurrë disfatën ose dorëzimin e parakohëshëm në luftëra ose në perballje të ndryshme infermale ose diabolike me fatet e jetës dhe ligjet e luftës etj.

Madje, as para dofarë "figurash supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! 

Gjithashtu, shqiptarët e vërtetë dhe ekselent, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës!

Sidomos ato "koka" të përulura ose nështruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. 

Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

Më mirë Sokrat i vuajtur, se sa Derr (Thi) i koritur dhe i pangopur!

Apo "profeti (Jezu Krishti) qanë, Volteri qeshë...;

Nga ata lot hyjnor ose profetik, si dhe nga ato buzëqeshje të thella njerëzore ose gjeniale, kanë lindur ose ardhur shkëlqimi dhe bukuria e besimit, kulturës dhe qytetrimit ose civilizimit tonë.

U mor vesh se popujt (kombet) dhe shtetët e ndrydhme, sipas filozofisë kristiane ose perëndimore, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit. 

Edhe agu (agimi) dhe ringjallja pra, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenealogjisë së natyrës, dhe mbijetesës ose ekzistencës së shpirtit.

Kemi vuajtur dhe sakrifikuar shumë ne shqiptarët në rrugën e gjatë dhe aq të mundimshme të mbijetesës ose ekzistencës sonë individuale dhe kolektive.

Respekti, besimi dhe dashuria e përjetshme ndaj kombit dhe atdheut, ishin si të thuash përgjigja më e shëndetshme dhe me sublime ndaj qenies, materies, ideales dhe ekzistencës tonë individuale dhe kolektive.

Ndërkaq, heroizmi, vetëflijimi dhe sakrifica sublime për to: Vula ose protokoli i mbijetesës dhe ekzistencës sonë si shtet, si popull, apo si komb.

Prandaj, mëqe, sipas Erich Frommit, ne jetojmë në një botë vlerash, resursësh ose pasurishë të pafundme dhe mrekulluese që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resursët ose pasuritë e shumëta tokësore ose natyrore, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t'i njohim, zbulojmë, manipulojmë, detektojmë, eksplorojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë këto vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale.

Por...!?

Në Kosovën e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose "prodhimtarisë" së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë, ishin ose janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm. 

Ndërkohë që jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale dhe politike të Kosovë, gjithëmonë ose vazhdimisht e kanë dominuar ose karakterizuar tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se janë shaqur, reflektuar ose manifestuar drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit, me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët. 

Kështu që jeta ose bota e gjithëmbarëshme institucionale dhe politike në Kosovën e paraluftës dhe pasluftës, shpeshherë ose vazhdimisht i kanë ngjarë (ngjasuar) një klinike ose spitali ku çdo pacient sikur ka qenë i udhëhequr ose zotëruar nga ideja përverse, amoroze dhe bizantine për të ndërruar shtratin (krevatin), karrigën (fotelën) dhe personelin e klinikës me një shtrat, karrikë (fotele) dhe personel tjetër, të përkthyer në aleat ose partner shteti dhe pushteti.

Ndërkohë që ajo situatë e rëndë dhe tepër deprimuese, sikur i ka bërë të vuajnë ose lëngojnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë, edhe pacientët, edhe personelin mjeksor të klinikës.

Në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer popullin (elektoratin), shtetin, dhe në fund njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre! 

Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë...Dhe, jo aspiratat ose interesat e njohura të kombit dhe atdheut.

Në "pejsazhin" ose "mozaikun" e rrënimit (shkatërrimit) të përgjithshëm, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim ose "psedonim hyjnorë" ose "profetikë" të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.

"Nderi, morali, deali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena ose gënjeshtra, kanë shumë fytyra dhe shumë maska." (Viktor Hygo)

Apo, "pasi e përfunduan luftën gjigantët, viganët, akterët, protagonistët ose heronjt e saj kryesorë, atëherë ia nisën luftës xhuxhat, horrat, maskarenjët, matrapazët, renegatët, dezertorët ose ata që e kishin mohuar, shantazhuar, penguar, vjedhur (plaçkitur) dhe kriminalizuar luftën!", do thoshte dikur (në një kontekst tjetër)-Uinston Çërçilli.

Ndonëse, sipas Platonit, luftën e panë vetëm të rënët, deshmorët ose heronjt e saj kryesorë.

E vërteta është bijë e kohës dhe jo e autoritetëve të shtetit, pushtetit ose politikave të ndryshme ditore ose periodike. 

Po e cekur prap se në majat e larta të tempullit të lavdisë së madhe shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike dhe patriotike, asnjëherë nuk është zhurmë as tollovi.

Mos shpifni, mos rreni, mos e shitni shpirtin, nderin, moralin, mburrjen, krenarinë, vetbesimin dhe optimizmin tuaj!  Mos i pështyeni vetvetës tuaj në gjoks dhe fytyrë!  Mos i shani dhe kriminalizoni UÇK-s dhe heronjt e saj kryesor!

Lërini politikat dhe politikanët e ndryshëm ditor ose periodik...Janë si shotat, kanjushat ose zogjët shtegtimtar ose kalimtar...Shkojnë e vijnë..

Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme dhe kryesore të historisë shqiptare. Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapat ose epokat e lavdishme të historisè së shqiptarëve. Epikën, mitikën, dramatikën dhe heroikën e pashoqe e tradicionale të njerëzve ose popullit ( kombit) shqiptar gjithëkah e gjithandej. Kjo, pavarësisht kurthave, intrigave, dredhive, shantazheve, komplotëve ose tendenca tëvazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshëm shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në "kurthë" shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i mobilizojnë dhe kthejnë vazhdimisht shqiptarërt kah trungu ose vetvetja e tyre shtetrore, nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike. 

Edhe atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me "tabelat e ligjëve"...Nuk vdesin dhe nuk zhbëhen kurrë iliro-shqiptarët. E sidomos e kaluara, historia, tradita dhe kultura e tyre. Janë si Feniksi ose Flaka Olimpike.

Ndonëse, edhe të të ashtuquajturat "elitat" ose "par-exelèncat" e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre ishin ose janë të ngritura dhe promovuara nga "brumi", "materia" ose "derivatët" e proviniencave ose reminishencave të ndryshme politike ose parapolitike. Gjegjësisht, nga mentaliteti, recidivet, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e"sistemit"(regjimit) të meherëshëm autoritar, diktatorial, despotik, feudal, skllavopronar  dhe kështu me radhë...Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera të regjimit kriminal dhe gjakatarë të Millosheviçit etj.

 Aty i keni edhe strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me " etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. Forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si "degë" ose"nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë në vendin tonë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik, të cilët ishin (janë) edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.

U morr vesh se besimi, nderi (morali) dhe durimi, janë fillimi ose materia (formula) kryesore e urtësisë, edukatës, kulturës, disiplinës, zhvillimit, evolucionit, persosjes dhe emancipimit të gjithëmbarëshem holistik dhe primatologjik të indivit dhe kolektivitetit.  Për të mos thënë këtu, ikja ose lagrimi ynë nga "tabula rasa" ose nga "pika xero" e adoleshencës ose primitivizmit të njohur nepër etapa ose periudha të ndryshme "post -quem" dhe "ante- quem". 

Sinantropët ose Pitekantropët e ndryshëm, thonë se nuk i kanë njohur dhe mbajtur mend (kujtuar) as ditëlindjet dhe as ditëvdekjet (mortet) e tyre. Dhe, lërë me ti aspektët ose procesët e njohura të besimit, moralit, karakterit, edukatës, kulturës, zhvillimit (evolucionit), disiplinës dhe emancipimit të gjithëmbarëshem njerëzorë ose qytetarë që paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore ose substanciale në domenin e përgjithëshëm të holistikës dhe primatologjisë njerëzore.

Arsimi, shkenca dhe teknika (jo feja ose religjioni!) së bashku me edukatën, kulturën, zhvillimin (evolucionin), disiplinën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm global ose universal të njerëzve, popujve, feve (religjioneve) ose kulturave të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej globit tonë tokësorë, kanë bërë që njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit, të ndjehen sa me të afërt, singular dhe sekular me njëri tjetrin. 

Pa i harruar këtu rolin, misionin, ndikimin dhe faktorin e njohur moral ,shpirtërorë, emocional, simbolik, psiçik (psikologjik), determinant, rekonstruktivë, reflektivë ose paradigmatik të religjionit të njohur integral ose integrativë. Respektivisht, religjionit kognitivë, religjionit humanitar dhe atij integral ose pozitiv në procesët e njohura të paqes, bashkëjetesës, koekzistences dhe harmonisë së preferuar fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe kështu me radhë. Në çështjet e njohura fetare dhe kulturore të shqiptarëve- sidomos. 

Lutjet, besimi, sakramentët e ndryshme fetare ose liturgjitë, nuk ndikojnë tek Zoti (Hyji), por tek ata që lutën ose falën.

Në të kundërten, sipas Voletrit, ne nuk mund t'i duam, deshirojmë ose arrijmë ato gjëra që nuk i njohim, nuk i ndjejmë dhe s'i kuptojmë.

Feja ose religjioni janë shqisa, ndërsa arsimi, shkenca, edukata dhe kultura, janë mendja ose gjeniu i njerëzimit.

Shpirti, mendja (intelegjenca), dashuria dhe mençuria e njeriut, janë përgjigja me sublime dhe relevante e qenies, materies, krijesës dhe ekzistencës sonë.

"Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të filloi të jetoi si duhet." (H. Bergson)

Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.

Se këndejmi, të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe.

Amiku më i madh dhe më i rrezikshëm ose kryesor, sipas Bodlerit dhe Servantesit, ndodhët në ne ose brenda nesh.

Njohja e vetës, iu mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tuaja shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, kadrovike dhe të tjera, iu mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..

Nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda njeriut.

Në instancë të fundit, të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës etj..për çastin ose momentin, janë vetëm pushteti, dhe jo lufta e lavdishme e UÇK-së bashku me tërë  popullin (kombin) dhe shtetin e Kosovës!

Apo...!?

Me thoni (thuani) nëse ështe ndryshe?!

Ndaj, kush janë Blerim Shala, Zevendëskryeministri Bislimi, Besnik Pula etj.., ju lutem!!!

Na thuani konkretisht.


ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat