Serbia po provokon luftë në kufirin verior të Kosovës!

Opinione

Serbia po provokon luftë në kufirin verior të Kosovës!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 25 shtator 2021 Në ora: 19:35
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ky është  fundi i Dialogut paqësor  të Brukselit (2011-2021), që urgjentisht na apostrofon se “problemi” i Veriut të Kosovës, duhet të rivendoset në ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB-së në Nju-Jork. Ndryshe, konflikti i armatosur mes Serbisë dhe Kosovës, do të jetë i pashmangshëm!

Demonstrimi i forcës ushtarake serbe buzë kufirit verior të Kosovës, është argument i pakundërshtueshëm , se  politika dhe diploamcia e Serbisë nuk do të heqin dorë me paqe e as me dialog e as me multidialog ndërkombëtar nga Veriu i Kosovës, edhe pse Kosova  dikur ishte vetëm koloni ilegale e Serbisë (1912-1999).

Dialogu i Brukselit nuk ka kurrfarë kapaciteti as juridik, as politik e as diplomatik, që të zgjidhë problemin kolonial të Kosovës, por vetëm Asamableja e Përgjithshme e OKB-së, kjo është me konpetencë dhe me autorizime të plota, që të zgjidhë problemet koloniale, ashtu siç dëshmoi, gjatë viteve ’50, ’60 dhe ’70, ku në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine më se 100 shtete fituan lirinë dhe pavarësinë e tyre nga fuqitë e mëdha kolonialiste.

Ndërkaq, një paçavure-opingë serbofile, i quajtur- Demë Berishë Beogradi na kërcënon se “për 2-3 orë forcat serbe mund të hyjnë në Kosovë” ! –Po hajde, Berishë Beogradi, mësyja qoftë me tanket, me helikopterët a me aeroplanët serbë të hysh në Veriun e Kosovës, por ama dije se, si agresor serbofil-kuisling e tradhtar, do  të prêt  me “lule” UÇK-ja e Adem Jasharit dhe NATO-ja e Wesley Clark-ut, pak më ndryshe sesa në vitin 1999.

Por, politika dhe diplomacia e Kosovës, duhet ta neutralizojnë atë strategji  të përdorimit të forcës ushtarake dhe policore në Veriun e Kosovës, të cilin Beogradi zyrtar me bandat e tij paramilitare, policore dhe të sigurisë po e mbajnë peng si “pjesë integrale të territorit të Serbisë,” duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Serbisë në fuqi (2006-2021), sipas së cilës “Kosova është krahinë e Serbisë”

Pikërisht, duke u bazuar në Kushtetutën e sipërthkeusar, si dhe në Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara, Beogradi zyrtar e ka ndërkombëtarizuar Veriun e Kosovës me pëlqimin e disa liderëve shqiptarë të Kosovës (siç ishin Hashim Thaçi, Edita Tahiri, Enver Hoxhaj, Isa Mustafa…etj.), duke  duke “shpikur”  Dialogun e Brukselit (2011-2021). Ky ishte gabimi fatal i këtyre liderëve politikë, ish-drejtues të Kosovës, mbase përqafuan Dialogun serb të Beogradit, që thellësisht ishte me prapavijë të shkëputjes dhe të copëtimit të territorit verior të Republikës së Kosovës, edhe pse kjo de fakto dhe de jure  ishte e pavarur që nga 17 shkurti 2008 !

Që nga përfundimi i luftës (qershor 1999) Veriu i Kosovës nuk është nën sovranitetin e plotë të Republikës së Kosovës, por nën drejtimin e Beogradit zyrtar, i cili, edhe sot, Veriun e Kosovës e konsideron pjesë “legale” të territorit të Serbisë. Këtë e dëshmon edhe Dialogu i Brukselit përmes të cilit presidenti Aleksandër Vuçiq po kërkon zbatimin e Marrëveshjes së “Bashkësisë së Komunave Serbe” (“ZSO”),që do të thotë krijimin e një minishteti të ri serb përbrenda shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Kjo është kërkesa kryesore e qeverisë dhe e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bërë BE-së dhe Qeverisë aktuale të Kosovës, si një nga kushtet kryesore për vazhdimin e Dialogut të Brukselit me plalën negociuese shqiptare të Kosovës. Për të  përshpejtuar realizimin e këtij objektivi strategjik nacional dhe shtetëror, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, urdhëroi dhe mobilizoi rebelimin e minoritarëve serbë të Veriut, që t’i bllokojnë rrugët dhe të ngrejnë barrikada, duke protestuar kundër vendosjes së reciprocitetit të kërkuara nga qeveria e Kosovës, e cila me të drejtë (duke u mbështetur në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel mes palëve negocieuse të vitit 2011)  filloi heqjen e targave të automjeteve të Republikës së Serbisë, me rastin e hyrjes së tyre në Kosovë, ashtu siç vepron Serbia me heqjen e targave të automjeteve të Republikës së Kosovës, me rastin e hyrjes së tyre në Serbi.

Mirëpo, Aleksandër Vuçiqi vendosjen e këtij reciprociteti nga ana e Kosovës, e ka  keqinterpretuar me djallëzi dhe me hipokrizi, sikurse dikur Slobodan Miloshevqi së bashku me popat serbë dhe me kriminelët e ndryshëm psikopatë të burgjeve jugosllave dhe evropiane, se gjoja  “minoriteti serb është në rrezik nga shqiptarët’. Për këtë qëllim ka shpifur dhe ka gënjyer se gjoja “Forcat e Sigurisë së Kosovë”  të armatosura deri në dhëmbë kanë sulmuar minoritarët serbë në Veriun e Kosovës, në mënyrë që para Evropës dhe para botë, të krijojë alibi, se gjoja për t’i mbrojtur minoritarët kolonë serbë, s’ka opsion tjetër veç përdorimit të forcës ushtarake. Këtë idiotizëm dhe agresivitet të injorancës së tij, fatkeqësisht  e demonstroi, duke i vënë në lëvizje  “3 helikopterë” rus në hapësirën ajrore buzë kufirit të Kosovës Veriore, si dhe lëvizjen e disa tankave ushtarake, të mësyra drejt kufirit të Kosovës (  më 23 shtator 2021).

E gjithë kjo “paradë” kërcënuese  gjoja se Serbia për ta mbrojtur Veriun e Kosovës, si “pjesë të saj”, tani, edhe ushtarakisht është gatshme, që të përdorë edhe forcën ushtarake, shpie në konkluzonin e qartë ae: Veriun e Kosovës, Kosova mund ta rikthejë nën sovranitetin e saj territorial dhe shtetëror vetëm me LUFTË ! – Atëherë logjika e shëndoshë e thotë, pse të vazhdohet Dialogu i Brukselit, kur  tanket, avionët dhe helikopterët e Aleksandër Vuçiqit po provokojnë një luftë të re mes Serbisë dhe Kosovës?

Për ta mbrojtur Kosovën, lufta nuk na tremb !

Mirëpo, nuk duam luftë, por paqe me Serbinë fqinje. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ne  vullnetarisht (qoftë me paqe, qoftë me luftë), do ta braktisim territorin tone etnik dhe shtetëror.  Ne kemi të drejtë dhe njëmijë arsye, që të flijojmë dhe të sakrifikojmë për mbrojtjen e territorit tonë autokton.  Ndërkaq, kolonizuesit Serbia dhe serbët nuk kanë asnjë arsye, që të vijnë dhe të humbasin jetët e tyre për tokë të huaj, sepse Kosova kurrë më nuk do të bëhet koloni e Serbisë (1912-1999).

Dialogu i Brukselit nuk zgjidh “problemin” e Veriut të Kosovës, por vetëm ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME  E KOMBEVE TË BASHKUARA

Prandaj, nëse duam që  Kosova ta shtrijë sovranitetin e saj territorial dhe shtetëror brenda kufijve të saj, atëherë, të gjithë duhet ta kenë të qartë se vazhdimi i Dialogut të Brukselit, pa asnjë dilemë, do të sjellë një luftë të re të Serbisë në Kosovë, me qëllim të rikthimit të sovranitetit kolonial  qindravjeçar  të (1912-1999) .

Mirëpo,  Qeveria e Kosovës dhe SHBA-ja,  për të dalë nga kurthi i gjendjes së krijuar në terren në Veriun e Kosovës (19  - 25 shtator 2021), që është provokim direkt i shpëthimit të një konflikti të armatosur mes Serbisë dhe Kosovës, me prapavijë të thellë të konfrontimit të Rusisë dhe të Kinës me Amerikën dhe me NATO-n, urgjentisht duhet që Dialogun e Brukselit ta rivendosin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndryshe, konflikti i armatosur me Serbinë, do të jetë i pashmangshëm. Këtë e provon edhe demonstrimi i forcës ushtarake të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, të pozicionuar në kufijtë e Kosovës. Kjo formë provokuese dhe këcënuese  ushtarake e Beogradir zyrtar, dëshmon se arma e Serbisë, është një nga mjetet kryesore të politikës së forcës (për zgjidhjen e problemeve politike me fqinjtë), që është e barasvlershme me luftën e ftohtë të garës së ethshme të dy superfuqive botërore (BRSS- SHBA).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat